LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

14 Shtator 2020, 15:44, Lifestyle CNA
Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Çudirat në spitalet shqiptare duket se nuk kanë të sosur. Ndonëse duhet të jenë kryefjala e shëndetit, brenda ambienteve të Spitalit të Traumës, mund të blesh pa asnjë problem edhe cigare.

Nuk bëhet fjalë për shitës ambulant, që jemi mësuar të shohim rëndomë, teksa futen lirisht në dhomat e pacientëve, duke ofruar nga produktet ushqimore, tek ato kozmetike.

Në makinetat e vendosura në secilin repart të këtij spitali, mes pijeve dhe produkteve të tjera, shiten edhe cigare, ku mund të blejë kushdo.

CNA.al. sjell edhe disa foto që pasqyrojnë situatën në Spitalin Universitar të Traumës i cili përballon më shumë se 42 mijë urgjenca traumash në vit dhe mbi 6000 shtrime nga e gjithë Shqipëria./CNA.al

Lajmet e fundit nga