LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situatë e rëndë tek Uzina e Ballshit/ Policia hedh spraj, dy naftëtarëve u bie të fikët

14 Shtator 2020, 09:39, Kronika CNA
Situatë e rëndë tek Uzina e Ballshit/ Policia hedh spraj, dy

Protesta e  naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit, ka ardhur duke u përshkallzuar, pasi ata kërkojnë të futen brenda në uzinë.

Punonjësit kërkojnë të marrin pagat e prapambetura si dhe rinisjen e punës pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga kompania por as nga Ministrja e Energjitikës.

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj ka deklaruar se protestuesit nuk duan që Ballshi të kthehet si Beiruti kjo pasi pajisjet teknologjike dhe kimike që ndodhen në uzinë rrezikojnë të shpërthejnë në zjarr nëse nuk mirëmbahen.

“I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës, nuk kemi gjë me policinë. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon” – thotë njëri prej protestuesve.

Për shkak të përplasjeve me policinë dhe sprajit qe është hedhur, dy persona janë detyruar të dërgohen në spital pasi i kanë humbur ndjenjat. Por duke qenë se autoambulancat nuk kanë shkuar në vendngjarje, janë detyruar të dërgohen me anë të makinave të rastit.

Lajmet e fundit nga