Connect with Us

Shoqja e Eglantina Bucit rrëfen detaje të reja/ “Kishte vjedhur 12 mln lekë në shtëpi…”

Aktualitet

Shoqja e Eglantina Bucit rrëfen detaje të reja/ “Kishte vjedhur 12 mln lekë në shtëpi…”

Publikuar

-

Shoqja e Eglantina Bucit rrëfen të detaje të reja/ “Kishte vjedhur 12 mln lekë në shtëpi…”

Detaje të reja tronditëse kanë dal në pah nga ngjarja ku babë e bir akuzohen që kanë vrarë Eglantina Bucin. Një nga shoqet e saj ka treguar për “News 24” se Eglantina kishte shumë frikë nga babai dhe vëllai i saj pasi kishte vjedhur rreth 12 milion lekë në shtëpinë e saj.

Ajo tregon se e ka takuar Eglantinën në qendrën e Linzës, pasi ishte sjellë nga policia.

“Jam njohur në shtator të 2010. Pas një fatkeqësie që më ndodhi, policia më çoi në Linzë. Në shtator Eglantinën e sollën në qendër. Nuk kishim shoqëri me të. Gocat e tjera hynë në shoqëri me të para meje. Aty u lidhëm të gjitha, rrinim. Në tregoi pak nga jeta e saj. Për çfarë arsye kishte ikur nga shtëpia.

Në qendër të Linzës nuk lejohen ushqime. Ata nuk kanë qenë kurrë ta takojnë aty, pasi Eglantina kishte frikë nga babai dhe vëllai. “Më kanë thënë se do të vras”- shprehej Eglantina. Për faktin se ajo kishte vjedhur lekë në shtëpi dhe se kishte ikur me një djalë që donte. Nuk i kam hyrë historisë aq thellë. Disa goca të tjera kishin më shumë muhabet me të.

LEXO EDHE:  Pazare, shtantazhe dhe gjoba nga mediat që i shërbejnë/ Morali pa moral i kryebashkiakut të Tiranës

Ajo thoshte; “Mora lekë nga familja. Shkova me atë, tani jam ndarë. Kam një lidhje tjetër.”. Më duket se i ka vjedhur 12 milionë lekë. Sa i përket nënës dhe xhaxhait s’më kujtohet fare. Një ditë mbaj mend dhe i tha punonjësja sociale se; “Hajde se të kërkon motra në telefon”. E mori Elona. Ne u gëzuam shumë. Kanë pasur kontakt përmes telefonit. Eglantinën e solli policia aty në qendër”, tha shoqja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendi pa qeveri dhe opozitë”/ Topalli “godet” Bashën: Gabon duke kërcënuar lëvizjet e reja

Publikuar

-

Nga

“Vendi pa qeveri dhe opozitë”/ Topalli "godet" Bashën: Gabon duke kërcënuar lëvizjet e reja

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka lançuar ditën e sotme “Lëvizjen për Ndryshim”, ku ka hedhur akuza të fortë për qeverinë dhe opozitën e Lulzim Bashës.

Topalli tha vendi nuk ka asnjë alternativë, pasi pretendon se as qeveria dhe as opozita nuk është e besueshme.

Ajo ndaloi edhe te  sulmet e bëra gjatë ditëve të fundit ndaj saj, për të cilat deklaroi se po i bëjnë në kuadër të fushatës dhe kundër lëvizjes së lirë.

Problemet nuk zgjidhen në një sistem të rremë si ky i joni, ku nuk ka as qeveri dhe as opozitë të besueshme, qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi, gjykata administrative është afër kolapsit, të shkallës së janë duke u degraduar. Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë të gjithë do të takohemi me këto sfida. Nuk kemi kohë me pritur. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Fushata është po me ata të tre, që bashkohen për të ruajtur karriget e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë. 

Vendi është pa alternativë. Ata të tre do të bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Kërcënojë dhe shpifin për çdo lëvizje të re. Sulmojnë edhe lëvizjen e të rinjve. Praktikisht fushata ka nisur, por më shumë se kundër qeverisë, kundër lëvizjes që nuk ka nisur. Gabojnë që sulmojnë të rinjtë. Ka dy mundësi në jetë, të pranosh kushtet ku jeton apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar.

Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë. Mos pretendojmë se gjërat ndryshojmë nëse vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, theksoi ish-kryeparlamentarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E vendosur për të mos qëndruar anash/ Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për ndryshim”

Publikuar

-

Nga

E vendosur për të mos qëndruar anash/ Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për ndryshim”

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është rikthyer sërish në politikë pas disa vite ndërprerje ku ka prezantuar sot “Lëvizjen për ndryshim”.

Gjatë fjalës së saj prezantuese, Topalli tha se është e vendosur për të mos qëndruar anash.

“E qartë se kemi para një punë të papërfunduar. Kriza e vendit është shumëplanëshe, poltike, ekonomike, shëndetësore, sociale, morale.

Por e vendosur jam për të mos qëndruar anash, për të mos heshtur, për të mos patur frikë.

Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Cdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen.

LEXO EDHE:  “Disa gëzojnë shëndet të plotë, të tjerë luftojnë për të duke u lutur”/ Aurela Gaçe thirrje shqiptarëve: Të shpëtojmë 39-vjeçaren nga Vlora

LEXO EDHE:  Taulant Muka i kundërpërgjigjet Ramës/ Prisni edhe pak për të vërtetat

Shkollat vazhdojnë të mbyllen se ska më fëmijë. Ndërkohë që studentet kanë kufizime të pamerituara.”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë i paturpi!!/ Vasili demaskon Ramën: Shihni fotot e rrangallës kur bënte grevë urie dhe presion

Publikuar

-

Nga

Çfarë i paturpi!!/ Vasili demaskon Ramën: Shihni fotot e rrangallës kur bënte grevë urie dhe presion

Ish-kreu i LSI, Petrti Vasili, ka reaguar lidhur me qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj naftëtarëve, të cilëve iu kërkoi të lënë grevën, në mënyrë që të nisin bisedimet.

Vasili ka publikuar dhe disa foto të kryeministrit në vitin 2010, kur ai ishte në opozitë dhe zhvillonte grevë në bulevard.

“KM Rrangalla, vetë bente greve urie ne cader ne mes te bulevardit, ndersa naftetareve sot u ben presion !?

Rrangalla ky sharlatan ne vitin 2010 me çadra bente greve urie dhe presion mu ne mes te bulevardit per dite te tera dhe e quante te ligjshme te gjithen kete.

Kur rrangalla ben vete greve urie eshte cdo gje legjitime, ndersa naftetareve, qe ju eshte vjedhur djersa dhe gjykata u ka dhene te drejte ky u ben presion paturpesisht.

Ja cfare u shkruan Rrangalla naftetareve sot:

LEXO EDHE:  KRYQËZATAT / Të vërtetat e pathëna

LEXO EDHE:  “Disa gëzojnë shëndet të plotë, të tjerë luftojnë për të duke u lutur”/ Aurela Gaçe thirrje shqiptarëve: Të shpëtojmë 39-vjeçaren nga Vlora

” Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime”.

Shihni fotot e vetë Rrangalles, kur bente greve urie me çadra ne mes te Bulevardit ne mes te Tiranes ne vitin 2010 dhe bente presion.

Dy standarte Rrangalla, nje per vete dhe nje per njerezit e thjeshte!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE