LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Robert Aliaj rikthehet pas në kohë dhe rrëfehet/ “Më kanë heq nga festivali, mund të futesha në burg”

14 Shtator 2020, 09:25, Lifestyle CNA
Robert Aliaj rikthehet pas në kohë dhe rrëfehet/ “Më

Dy ditë më parë, vajza e Robert Aliaj, Gala Aliaj triumfoi në ?The voice kids? në Belgjikë. Roberti ka folur rreth fitores së Galës në emisionin ?Abc e mëngjesit? ku ndër të tjera ka kujtuar një nga eksperiencat e tij në festival, duke bërë kështu krahasimin me ditët e sotme.

Ai ka kujtuar një nga momentet se kur ka marrë pjesë në një festival dhe është përjashtuar 2 këngë para se të dilte kënga e tij pasi kishte veshur xhaketë gjenerali dhe për këtë ai mund të përfundonte edhe në burg.

?Unë isha një njeri që kisha shumë nocionet e estetikës, sigurisht që do të doja të vishesha. Mua më kanë hequr nga festivali në një moment 2 këngë para se të dilte kënga ime se kisha veshur xhaketë me spaleta, gjeneralësh. Nuk kisha idenë që këtu mund të futesha në burg dhe se jetoja fare realitetin.

Më duket pak provokim por Kozma Dushi, Luan Zhegu nuk lëvizin dot as gishtat. Kozma Dushi po se bënte sikur dridhte cigaren. E mban mend Luan Zhegun që ishte si kruajtëse dhëmbësh, nuk lëvizte fare?, tha Aliaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga