Connect with Us

Rama uron nxënësit/ Një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet

Politikë

Rama uron nxënësit/ Një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen nxënësit të cilët ditën e sotme kanë rinisur procesin e ri mesimor. Në foto vihen re masat e reja të marra nëpër shkolla në kushtet e pandemisë, që po kufizon zhvillimin në mënyrë normale të shkollës.

Ai i uron nxënësit dhe mësuesit një vit të mbarë shkollor.

“MIRËMËNGJES duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira“- shkruan Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manastirliu thirrje të fortë qytetarëve/ Ju lutem bëhuni bashkëpunues, vetëm kështu do ia dalim

Publikuar

-

Nga

Manastirliu thirrje të fortë qytetarëve/ Ju lutem bëhuni bashkëpunues, vetëm kështu do ia dalim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar një foto të mjekëve që janë në front të parë të Covid-19 dhe ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët.

Manastirliu deklaron një mënyrë mirënjohje për mjekët do ishte zbatimi i rregullave që frenojnë përhapjen e Covid-19.

Ministrja thotë se qytetarët duhet të jenë bashkëpunues dhe duhet të mbajnë maskë, distancë sociale dhe higjenë.

Një mënyrë e mençur për të shprehur mirënjohjen për sakrificën disamujore të mjekëve dhe infermierëve, që po u shërbejnë pacientëve në këto ditë të vështira kudo, në të katër anët e Shqipërisë, do të ishte zbatimi i atyre rregullave të thjeshta që frenojnë përhapjen e Covid-19.

Secili prej jush mund të bëjë kaq shumë, për të mos lejuar që të infektohet vetë dhe të infektojë të afërmit. “Shkopin magjik” nuk e ka sot askush! Vaksina ende nuk ka dalë, ndërsa kurat që përdor e gjithë bota dhe Shqipëria, shënjestrojnë simptomat dhe jo sëmundjen.

Virusi do të mposhtet një ditë dhe të gjithë ne do t’i kthehemi normalitetit. Por deri atëherë, ju lutem, bëhuni bashkëpunues me strukturat tona dhe përdorini armët e vetme që ka sot në dorë çdo njeri, kudo në botë: Maska, distancimi, higjiena. Kështu do t’ia dalim bashkë”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të djathtët e nevojshëm për opozitën”/ Andi Përmeti për Topallin: Betejat nuk i ka rreshtur kurrë

Publikuar

-

Nga

“Të djathtët e nevojshëm për opozitën”/ Andi Përmeti uron Topallin

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, ka uruar pak minuta më parë ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila lançoi “Lëvizjen për Ndryshim”.

Përmeti deklaron se Jozefina Topalli është një të djathtët e vërtetë, që janë të nevojshëm për opozitën.

Ai shkruan në rrjetet sociale se beteja e saj kundër së majtës nuk ka rreshtur kurrë.

Të djathtët e nevojshëm për opozitën.

Shqipëria ka plot të djathtë të vërtetë të cilët betejat kundra së majtës nuk i kanë rreshtur kurrë. Një prej tyre është Jozefina Topalli.

Urime Jozefinë”, deklaroi deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto lajm/ Astrit Patozi uron Jozefina Topallin

Publikuar

-

Nga

Foto lajm/ Astrit Patozi uron Jozefina Topallin

Vetëm pak më parë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli lançoi “Lëvizjen për Ndryshim”.

Ajo dha mesazhe të forta për qytetarët, nuk i kurseu kritikat për Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe Ilir Metën, ndërsa i premtoi qytetarëve sfidë.

Pas lançimit të “Lëvizjes për Ndryshim”, ka ardhur edhe reagimi i koordinatorit tët Bindjes Demokratike Astrit Patozit.

Patozi ka publikuar një foto të Topallit dhe e uron këtë të fundit për hapin e hedhur.

LEXO EDHE:  Nga Elvi FUNDO/ Pse Edi Rama është kryeministri më i suksesshëm në 25 vite

LEXO EDHE:  "2% e GDP shpenzime për NATO-n"/ Sekretari amerikan zbulon gënjeshtrën e Ramës

“Urimet më të mira!”, shkruan koordinatori i BD-së në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE