Aktualitet
Rama publikon foton me Erdogan/ Ja për çfarë u diskutua gjatë takimit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Prandaj ai ka publikuar një foto ku shkruan: “Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale rikonfirmon edhe një herë që marrëdheniet midis dy vendeve nuk janë cënuar pavarësisht haludimeve që ka pasur gjërësisht në media.