Connect with Us

Protesta e naftëtarëve të Ballshit/ Berisha: Ti jepen menjëherë pagat

Politikë

Protesta e naftëtarëve të Ballshit/ Berisha: Ti jepen menjëherë pagat

Publikuar

-

Protesta e naftëtarëve të Ballshit/ Berisha: Ti jepen menjëherë pagat

Mëngjesin e sotëm naftëtarët e Ballshit u ngritën sërish në protestë për pagat e prapambetura, ndërsa protesta u shoqërua edhe me përplasje dhe tensione.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili deklaron se naftëtarët e Ballshit janë vjedhur dhe mashtruar.

Berisha dënon qëndrimin e qeverisë lidhur me këtë rast, ndërsa kërkon që naftëtarët të paguhen menjëherë.

“Naftëtarët e Ballshit të vjedhur dhe mashtruar nga Edvin Hajduti dhe banda e tij, në revoltën e kafshatës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik dhe të pashpirt ndaj tyre dhe kërkoj pagesën e menjëhershme të të gjitha detyrimeve ndaj tyre. Sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, krahas një videoje të protestës.

LEXO EDHE:  Fotot/ Veliaj detyron punonjëset e bashkisë të protestojnë para parlamentit

Ndërkohë, kujtojmë se në protestën e sotme para Uzinës së Ballshit u regjistruan përplasje me policinë dhe dy naftëtarëve u ra të fikët.

Kjo nuk është hera e parë që naftëtarët protestojnë për rrogat e tyre, pasi atyre ia kanë vonuar gjithmonë pagat./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dorian Teliti flet me shifra/ Rama pritet të shpenzojë 1.6 mln euro për rikonstruksionin e kryeministrisë

Publikuar

-

Nga

Dorian Teliti flet me shifra/ Rama pritet të shpenzojë 1.6 mln euro për rikonstruksionin e kryeministrisë

Dorian Teliti, shef i kabinetit të kryedemokratit Lulzim Basha kritikoi projektbuxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm. Gjatë një interviste për Euronews Albania, z.Teliti theksoi se qeveria në vend që të hartonte një buxhet, i cili i jepte shtysë hapjes së vendeve të reja të punës, ka bërë të kundërtën duke iu dhënë hapësirë vetëm kontratave koncesionare dhe shpenzimeve të luksit për mobilim zyrash dhe godinash.

“Sa i përket projekbuxhetit, ajo që në kemi konstatuar ne është se ky nuk ky buxhet ndihmon ekonominë, nuk hap vende pune, dhe nuk ndihmon bizneset. Është një projktbuxhet që nuk u vjen në nevojë shtresave në nevojë dhe pensionistëve. Nuk është një projektbuxhet për t’i dalë zot kësaj situata të krijuar. Këtë vit jemi në recesion dhe vetë qeveria e parashikon recesionin. Recesioni do të jetë fatkeqësisht dyshifror. Buxheti i vitit të ardhshëm në vend që t’i përgjigje kësaj sfide bën atë që nuk duhet të bënte, vazhdon akoma në mënyrë agresive financimin e kontratave të koncesioneve dhe kontratave të luksit për mobilim dhe zyra”, tha ai.

Ai  akuzoi kryeministrin Edi Rama se vitin e ardhshëm parashikon të shpenzojë 1,6 milionë euro për rokonstruksionin e godinës së qeverisë. Gjithashtu z. Teliti theksoi se në buxhetin e 2021 nuk u jepet rëndësi sektorëve, të cilët janë hallkë kyçe për fuqizimin e ekonomisë shqiptare.

“Përveç diskursit të përgjithshme të PPP-vë, dhe të vlerës së saj gjigande 118 mln euro, në vitin e ardhshëm kryeministri nuk do të kursehet as në luksin e godinës kryeministrore, ku kemi 1.6 mln euro për rokonstruktison përsëri të kryeministrisë dhe zyrës së tij personale. Kemi shpërdormi të fondeve publike, dhe sektorët prioritarë, turizmi, sektorët e prodhimit nuk flitet për ta. Sektori i bujqësisë ka bërë hapa mbrapa, ndryshe nga ajo që ka thënë ministri”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Banorët e stacionit të trenit, protestë para Bashkisë së Tiranës për shpronësimet

LEXO EDHE:  Kodi i ri Zgjedhor/ Kulluri ironizon Bashën: Nja dy xhiro rreth kryeministrisë dhe tre dopio gaz lotsjellës

Lidhur me buxhetin e sektorit të Bujqësisë, shefi i kabinetit të kreut të PD-së u shpreh se shifrat e publikuara nga ministri Blendi Çuçi nuk janë të vërteta.

“Nuk është 20 % më shumë, por është 3-4 për qind më i lartë. Mjafton të kapim një zë prej tyre, fondet për vaditje dhe kullim. Në viti e ardhshëm qeveria do të shpenzojë 4 mln euro më pak për kanalet e vaditjes, ujitjes dhe kullimit. Kryeministri dhe ministri i Bujqësisë krenoheshin sot sa i përket skemës se subvencioneve të fermerëve për sa i përket naftës, por ka qenë po kjo qeveri që në 2013 i bëri këto premtime”, theksoi Teliti./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë”/ Balla: Të gatshëm ulemi në tryezë me BE bashkë me vlerat tona

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë”/ Balla: Të gatshëm ulemi në tryezë me BE bashkë me vlerat tona

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka dhënë disa mesazhe sot në Konferencën Ballkanike kundër Antisemitizmit.

Balla tha se Shqipëria ka ruajtur gjithashtu një sërë vlerash kombëtare të qëndrueshme dhe sipas tij këtë e ilustron më së miri historia e komunitetit hebraik në vendin tonë.

Socialisti deklaroi se gjatë pushtimit nazist, shqiptarët qëndruan përkrah bashkatdhetarëve të tyre hebrenj duke i fshehur, ndërsa autoritetet refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve.

Sipas tij, hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe evropiane.

Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmuar një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar. Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës.

Ky kapitull i shquar dhe kryesisht i patreguar i historisë së Shqipërisë nuk është një episod i rastësishëm. Ndjenja e nderit, besimit dhe respektit mes shqiptarëve, pavarësisht fesë apo besimit, është rrënjosur në strukturën etike dhe morale të Shqipërisë. Kjo është pjesë e një kodi shekullor të njohur si “besa”, një kod nderi. 

Një jetë e mbushur me “besë” është një jetë besimi të qëndrueshëm mes fqinjëve, një angazhim për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ndaj, shpëtimi i vëllezërve tanë hebre nga tmerret e nazizmit nuk ka qenë thjeshtë një akt i veçantë heroizmi gjatë kohërave më të errëta të njerëzimit. Ka qenë çështje nderi kombëtar, krenarie për atë çfarë do të thotë të jesh shqiptar!

Bota e sotme është bërë e ndërlidhur. Po jetojmë sfida të vështira. Evropa sot është një komunitet pa kufinj, multietnik, multikulturor dhe shumë gjuhësh. Shqipëria është gati të ulet në një tryezë me BE-në dhe të negociojë për anëtarësimin e saj, deri ditën që do të jemi anëtar.

Dhe aty do të qëndrojmë krenarë, duke ndriçuar me vlerat tona themelore: humanizmin, mbrojtjen e atyre që janë në rrezik dhe tolerancën fetare. Toleranca fetare dhe etnike mes shqiptarëve ka qenë historikisht e pandashme. Evropës sot i duhet një thirrje aktuale për frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare”, theksoi Balla ndër të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk kam kohë të merrem me Bashën”/ Patozi: Nëse vazhdon sulmet, pas 26 prillit do jetë jashtë politike

Publikuar

-

Nga

“Nuk kam kohë të merrem me Bashën”/ Patozi: Nëse vazhdon sulmet, pas 26 prillit do jetë jashtë politike

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ka dhënë një mesazh të qartë Lulzim Bashës, teksa ka folur për sulmet e drejtuar ndaj tij.

Patozi tha se LSI-në dhe PD-në i konsideron në një poç pavarësisht se ata mund të konkurrojnë të ndarë në zgjedhje. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se nuk ka kohë të merret me Bashën edhe pse mirëpret çdo sulm.

Koordinatori i BD-së paralajmëroi kreun e PD-së se nëse vazhdon të merret me të, jo vetëm që nuk do të fitojë, por pas zgjedhjeve parlamentare do të jetë jashtë politikës, pasi do humbasë mbështetjen e publikut.

LEXO EDHE:  Mjekëve u ndalohet greva nga policia e Rilindjes/ Reagon ashpër Vasili: A kanë turp këta!

LEXO EDHE:  Kodi i ri Zgjedhor/ Kulluri ironizon Bashën: Nja dy xhiro rreth kryeministrisë dhe tre dopio gaz lotsjellës

Unë do përpiqem të merrem sa më pak me Lulzim Bashën, nuk kam kohë të merrem me të. Ai do të vazhdojë, nuk do merret as ai vetë, do urdhërojë ato rrjetet dhe unë i mirëpres. Nëse do merret me ne, atij udha e mbarë i qoftë po nuk do jetë në opozitë pas 26 prillit, do jetë jashtë politike”, theksoi Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE