Connect with Us

Pesë brazilianë dhe 2 lidera nga sezoni i kaluar, zbulohet plani i Flamurtarit për t’u rikthyer në Superligë

Sport

Pesë brazilianë dhe 2 lidera nga sezoni i kaluar, zbulohet plani i Flamurtarit për t’u rikthyer në Superligë

Publikuar

-

Në Vlorë pritet që të mbërrijnë 5 lojtarë brazilianë. Me kuqezinjtë e Flamurtarit janë bashkuar deri tani dy lojtarë të rinj, maqedonasi Burak Menga dhe kosovari Ilir Gashi, të dy mesfushorë. Ata vazhdojnë të jenë në provë dhe fjalën e fundit do ta thotë trajneri Dritan Resuli. Në miqësoren e javës së kaluar me Apoloninë, Menga la përshtypje të mira, ndërsa Gashi duket se nuk ka qenë në pritshmëritë e drejtuesve të Flamurtarit.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për shumë gjëra në Vlorë. Flamurtari duhet të zgjidhë çështjen e portës, ku aktualisht ka vetëm të riun Saug Alimuçaj, i projektuar si portier i dytë, pasi drejtuesit presin Moçkën.

Vlonjati pret t’i plotësohen kërkesat nga administratori Idrizi dhe më pas të bashkohet me grupin. Po kështu po ndodh edhe me sulmuesin Andi Ribaj. Nisur edhe nga fakti se merkato shqiptare ofron pak, por edhe në skuadër janë afruar tërë lojtarët e rinj, në Vlorë e presin shpëtimin nga Brazili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Barcelona shkatërron Ferencvaroshin, United shtang PSG-në

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur edhe 6 sfidat e tjera të ditës së parë për Ligën e Kampioneve. Barcelona ka fituar thellë me Ferencaroshin, ndërsa Manchester United ka mundur në Francë PSG-në. Ja të gjitha rezultatet:

REZULTATET:

Barcelona-Ferencvarosh 5-1

Çelsi-Sevija 0-0

PSG-Mançester Junajtid 1-2

Lajpcig-Bashaksehir 2-0

Ren-Krasnodar 1-1

Lacio-Dortmund 3-1

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Tronditet Bayerni, Gnabri infektohet me COVID-19 para ndeshjes me Atleticon

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Bajernit Serxhi Gnabri është infektuar me koronavirus. Lajmi u dha nga kampionët e Europës në faqen zyrtare.

25-vjeçari është njëri prej titullarëve më të rëndësishëm të bavarezëve. Ai do të mungojë në supersfidën e nesërme të Ligës së Kampioneve me Atletiko Madridin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Dopio Morata, Pirlo debuton me fitore në Champions

Publikuar

-

Nga

Fillim perfekt i sezonit të ri në Serie A për Juventusin. Ekipi i Andrea Pirlos iu fal dygolëshit të Alvaro Moratës për të mposhtur 0-2 Dinamon e Kievit. Cristiano Ronaldo ishte mungesa e madhe e kësaj sfide, teksa u dëmtuar edhe kapiteni Chiellini në minutën e 19-të.

Golat dhe rastet e DYNAMO KYIV-JUVENTUS

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa fraksioni i dytë nisi me rrjetën e bardhezinjve. Aksion shumë i bukur dhe finalizim i Moratës pas 47 sekondave. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 84-t. Kros i Cuadrado dhe gol me kokë i 27-vjeçarit.

Takimi tjetër i luajtur në Rusi midis Zenit dhe Club Brugge, u mbyll me rezultatin 1-2. Edhe në këtë sfidë golat u realizuan në 45 minutat e dyta. Belgët kaluan të parët në avantazh pas një ore lojë me anë të nigerianit Dennis, por vendasit barazuan falë autogolit të portierit Horvath.

Golat dhe rastet e ZENIT-CLUB BRUGGE

U duk se ky takim po mbyllej pa fitues, por Brugge gjeti golin në minutën e tretë shtesë me anë të 19-vjeçarit de Ketelaere, duke e nisur me tre pikë aventurën në grupin F, aty ku bëjnë pjesë edhe Lazio me Dortmund.

LEXO TE PLOTE