Connect with Us

PD padit drejtorin e ISHSH/ Nuk do të njihet largimi nga puna për qëllime elektorale

Aktualitet

PD padit drejtorin e ISHSH/ Nuk do të njihet largimi nga puna për qëllime elektorale

Publikuar

-

PD publikon listën e qarkut Vlorë/ Në garë për deputet 39 kandidatë

Partia demokratike ka akuzuar qeverinë se po mundohet të mbledhë vota para zgjedhjeve.

Konkretisht Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, ku sipas PD-së po shpërndan një formular për mbledhjen e votave.

“Ky është Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën. Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim”, nënvizoi PD.

PD bën me dije se gjatë ditës së sotshme ka përrcjell të dhënat e plota për kallëzimin në prokurori për kryerjen e kësaj vepre penale.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Policia nuk jep leje

“Gjatë ditës së sotme kemi përcjellë të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Partia Demokratike Elbasan garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike, e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021” përfundoi dega e PD në Elbasan.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë i paturpi!!/ Vasili demaskon Ramën: Shihni fotot e rrangallës kur bënte grevë urie dhe presion

Publikuar

-

Nga

Çfarë i paturpi!!/ Vasili demaskon Ramën: Shihni fotot e rrangallës kur bënte grevë urie dhe presion

Ish-kreu i LSI, Petrti Vasili, ka reaguar lidhur me qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj naftëtarëve, të cilëve iu kërkoi të lënë grevën, në mënyrë që të nisin bisedimet.

Vasili ka publikuar dhe disa foto të kryeministrit në vitin 2010, kur ai ishte në opozitë dhe zhvillonte grevë në bulevard.

“KM Rrangalla, vetë bente greve urie ne cader ne mes te bulevardit, ndersa naftetareve sot u ben presion !?

Rrangalla ky sharlatan ne vitin 2010 me çadra bente greve urie dhe presion mu ne mes te bulevardit per dite te tera dhe e quante te ligjshme te gjithen kete.

Kur rrangalla ben vete greve urie eshte cdo gje legjitime, ndersa naftetareve, qe ju eshte vjedhur djersa dhe gjykata u ka dhene te drejte ky u ben presion paturpesisht.

Ja cfare u shkruan Rrangalla naftetareve sot:

LEXO EDHE:  Basha tallet me kryesinë e PD-së dhe strukturat drejtuese

LEXO EDHE:  “Shkeli statusin e PD, solli pasoja të rënda”/ Arben Ristani mesazh të prerë Bashës  

” Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime”.

Shihni fotot e vetë Rrangalles, kur bente greve urie me çadra ne mes te Bulevardit ne mes te Tiranes ne vitin 2010 dhe bente presion.

Dy standarte Rrangalla, nje per vete dhe nje per njerezit e thjeshte!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zoti e bekoftë Shqipërinë”/ Mike Pompeo: Është nder për tolerancën që ka, i ofroi strehë hebrenjve

Publikuar

-

Nga

“Zoti e bekoftë Shqipërinë”/ Mike Pompeo: Është nder për tolerancën që ka, i ofroi strehë hebrenjve

Sekretari i Shtetit për SHBA-në Mike Pompeo, ka folur me superlative për Shqipërinë dhe shqiptarët në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit

Pompeo tha se Shqipëria ishte vendi i dytë që ndihmoi hebrenjtë për t’i shpëtuar nazizmit dhe i ofroi strehë.

Ai theksoi se është nder për Shqipërinë për tolerancën që ka, ndërsa kërkoi që të ngrihet zëri kundër antisemitizmit.

Pas luftës së dytë dhe holokaustit Shqipëria ishte vendi i dytë që ndihmoi dhe për hebrenjtë për t’i shpëtuar nazizmit dhe ju ofruat strehë. Atyre iu dha edhe dokumente false që të mbijetonin. Në fund të luftës ka pasur më shumë hebrenj që jetonin në Shqipëri se përpara luftës. Është nder për Shqipërinë dhe për tolerancën e saj, ashtu si ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar anti semitizmin. Nuk jam këtu për të kujtuar historinë, por për të ngritur zërin kundër antisemitizmit, pasi kemi përgjegjësinë për të ngritur zërin.

Së pari, duhet ta gjejmë këtë kërcënim dhe më pas ta luftojmë. Është e rëndësishme që të përkufizohet, pra të bëhet përkufizimi i anti semitizmit, që të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtetet. Kemi parë një përhapje të antisemitizmin dhe kjo është shqetësuese. Në vendet me shumicë myslimane duhet të flasim për që ata të flasin në emër të tolerancës dhe në emër të Abrahamit. Le të garantojmë sigurinë e çdo personi që të gjithë të luftojmë krah për krah. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët“, tha Pomeo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria hapa para me definimin e antisemitizmit”/ David Sassoli: Duhet ndjekur si shembull

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria hapa para me definimin e antisemitizmit”/ David Sassoli: Duhet ndjekur si shembull

Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, ka përshëndetur Shqipërinë gjatë fjalës së tij në Forumin e Antisemitizmit.

Sassoli tha se Shqipëria ka bërë hapa para me definimin e antisemitizmit, ndërsa e cilësoi vendin tonë si shembull të qartë humaniteti.

Shqipëria ka bërë hapa para me definimin e antisemitizmit, kjo është pjesa e historisë tuaj krenare që i mbrojtët hebrenjtë dhe duke i fshehur ata. I gjithë ky është shembull i qartë i humanitetit tuaj. Shembulli i Shqipërisë duhet ndjekur nga kombe të tjera. Antisemitizimit duhet t’i krijojnë një front të bashkuar. Të bashkojmë forcat tona, kjo është prova e disatë që kemi një fat të përbashkët dhe një të ardhme për të jetuar së bashku”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE