Connect with Us

Paketa e Studentit- krijuar nga Credins Bank

Lajme

Paketa e Studentit- krijuar nga Credins Bank

Publikuar

-

Paketa e Studentit- krijuar nga Credins Bank

Në prag të fillimit të vitit të ri Universitar, Credins bank risjell pranë çdo studenti “ Paketën Studentore”, krijuar enkas për të mbështetur çdo student për nevojat dhe kërkesat për shëbime bankare. Një paketë e cila ofron shërbime bankare, ku një pjesë e konsiderushme janë pa asnjë komision, duke ju ardhur në ndihmë studentëve për të krijuar një marrëdhënie lehtësuese me bankën.

Në çdo vend të botës, çdo student, pajiset me një llogari bankare, me anë të së cilës menaxhon çdo shpenzim mujor si: pagesë të tarifave shkollore, shpenzimeve utilitare si ujë, drita, telefon, internet, pagesë të qirasë të shtëpisë ku banon etj. Por një studenti, i duhet dhe karta bankare për të realizuar blerje të ndryshme në internet apo për të mbuluar shpenzimet mujore.

Mbajtja e kartës Credins, i mundëson një studenti mjaft përfitime, pasi Banka Credins, ka një bashkëpunim me shumë partnere, ku pagesa me karta mundëson zbritje deri në 20%. Ndaj, përdorimi I kartës Credins në bare, restorante, dyqane eltro – shtepiake, klinika dentare, kinema, apo qëndra argëtimi etj, i mundëson çdo studenti një kursim mujor të vlefshëm për këtë fazë të jetës.

Paisja me aplikacionin bankar Credins Online, të aksesueshëm nga çdo Smartpohone, tabelete apo desktop, i mundëson studentëve të paguajnë online, në çast të gjitha shërbimet e tyre. “Banka në dorën tënde” – është slogani ynë, për ti dhënë mundësinë çdo studenti të kontrollojë në çast balancën e llogarisë, të marrë fonde nga prindërit nëpërmjet transfertave bankare apo të paguajë çdo faturë. Të gjitha këto ofrohen pothuaj pa asnjë komsion.

Gjithashtu, Banka Credins ka lidhur marrëveshje partneriteti me disa prej Universiteteve më të mëdha në vend, me anë të së cilës, ju mundësohet kredia me 0% interes. Studenti paguan plotësisht studimet e tij me këste dhe interesi dhe komisioni I kredisë paguhen nga Unviersiteti.

Vendosja e një marrëdhënie me bankën, do e shoqërojë një student përgjatë gjithë jetës, pasi do krijojë një historik të mirë bashkëpunimi, duke përfituar në të ardhmen, nga interesat dhe komisionet preferenciale për kredi ose shërbime të tjera.

LEXO EDHE:  Sali Berisha tregon “misionin” e tij/ Pse qëndron akoma aktiv në politikë

Sot, banka konsiderohet një partner për çdo student, duke ofruar një portofol të larmishëm produktesh dhe shërbimesh bankare, të cilat nëse I gjeni në një bankë të vetme, ju kursejne kohë dhe para dhe ju ndihmojnë për të menaxhuar më mirë financat tuaja dhe mbajtur ato në kontroll.

Paketa e Studentit- krijuar nga Credins Bank

Paketa e lançuar nga Credins bank përmbledh disa prej shërbimeve kryesore bankare të cilat janë bazike dhe të domosdoshme për aktivitetin tuaj:

 Llogari Rrjedhëse: e domosdoshme për çdo student, si mënyra kryesore e vendosjes së marrëdhënies me një bankë, nëpërmjet të cilës, mund të kryhen shumë shërbime pagese, transferta etj.

 Kredia studentore: një kredi e shpejtë, për të mbështetur nevojat për të vazhduar studimet tuaja me kushte lehtësuese.

 Credins Online: aplikacioni bankar I aksesueshëm nga çdo smartphone, tabletë ose desktop, ju mundëson kryerjen e menjëhershme të shumë veprimeve bankare. Banka në dorën tënde 24/7, ju mundëson të:

a) kontrolloni llogaritë tuaja,
b) kryeni pagesa faturesh, madje me komisione 0 ose preferenciale,
c) kurse këmbimi mjaft preferenciale krahasuar me degët e bankës,
d) transferta kundrejt bankave lokale ose ndërkombëtare, me komisione 0 ose preferenciale,

 Karta e parapaguar: një mjet mjaft i mirë për të reduktuar përdorimin e cash-it.
Çdo student gjen tek Credins Bank një konsulent, dhe një shërbim të dedikuar e të shpejtë. Nëse bëheni pjesë e kësaj pakete, ne synojmë t’ju vijmë në ndihmë duke ju dhënë mundësinë për të përfituar:

 Të mbani financat tuaja mujore në një menaxhim të kujdeshëm, duke patur historikun e çdo shpenzimi,

 Të reduktoni mbajtjen e cash –it duke rritur sigurinë dhe ulur kostot,

 Të krijoni një historik të mirë me bankën duke përfituar oferta mjaft të mira,

 Të përfitoni nga larmishmëria e shërbimeve me kosto mjaft preferenciale.

Banka Credins ka qënë dhe do vazhdojë të jetë gjithmonë në mbështjete të studentëve me projekte inovative siç është dhe shkolla “YouAreCredins”, një mundësi punësimi dhe trajnimi për të rinjt e talentuar.

Ejani pranë çdo dege të Bankës Credins! Ju mirëpresim!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kryemadhi ngriti akuza për abuzime me tenderin/ Fillon ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri”

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi ngriti akuza për abuzime me tenderin/ Fillon ndërtimi i shkollës "Sami Frashëri"

Ditën e sotme ka filluar ndërtimi i shkollës së “Sami Frashëri”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka reaguar edhe për akuzat e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Kryemadhi ngriti mbrëmë akuza për abuzime me tenderin e shkollës “Sami Frashëri”, ndërsa Veliaj pretendon se kjo nuk është e vërtetë dhe ka ironizuar kryetaren e LSI-së.

Filloi sot shkolla e re “Sami Frashëri” , dy herë më e madhe e moderne, po aty te Rr. Barrikadave! Monika Kryemadhi gënjeu paturpësisht mbrëmë duke e çuar në Paskuqan – nje bashki krejt tjeter! Ca njerëz do mbahen mend për punë konkrete, ca të tjerë do mbeten barcaletë e shëmtuar e këtij qyteti – pa lënë asnjë shenjë!”, shkruan socialisti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rikthimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria/ Dalin pamje brenda kampit Al-Hol

Publikuar

-

Nga

Rikthimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria/ Dalin pamje brenda kampit Al-Hol

Riatdhesimi i pesë shqiptarëve nga Siria në Shqipëri ka qenë lajmi kryesor sot pothuajse në të gjithë mediat shqiptare. Katër fëmijë dhe një grua e plagosur patën fatin falë përpjekjeve të forcave të Antiterrorit shqiptar, që të lënë kampin e “Al Hol” dhe të niseshin drejt Shqipërisë.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati u shpreh se ky ka qenë një aksion tepër i vështirë. Ai pohoi se krahas pesë shqiptarëve është bërë e mundur që të nxirren nga kampi Al-hol edhe 15 shqiptarë të tjerë, të cilët më pas janë zhvendosur në një kamp tjetër, i cili sipas tij është më i sigurt për jetën e tyre.

Ka qenë një operacion i vështirë dhe ka pasur disa tratativa nga forcat e Anti-terrorit.  Forcat speciale që e shoqërojnë zyrtarët e Anti-terrorit shqiptar janë forca kurse speciale, pasi ata kanë tagër atje në Siri. Krahas katër fëmijëve, bëhet fjalë për 15 shtetas të tjerë që janë nxjerrë nga kampin Al-Hol dhe janë dërguar në një kamp tjetër më të sigurt’, tha gazetari Ferhati.

Euronews Albania ka siguruar një video ekskluzive, ku shikohen forcat e të Anti-terrorit shqiptar duke kryer kontrollet e fundit në kamp. Në pamje shfaqet edhe një simbol i flamurit të ISIS-it, që është i vendosur në një depozitë uji. Ky simbol duket se vijon të përdoret nga ana e personave të radikalizuar, të cilët ushtrojnë presion për banorët në kamp.

Gjatë një interviste për emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, daja i djalit të riatdhesuar Endri Dumanit, Gjetan Ndregjoni, tregoi çastet e para kur e takoi nipin në pikën  kufitare të Rinasit. Ai iu drejtua me një apel të drejtpërdrejtë mbesës Eva Dumanit, e cila  ndodhet ende në kampin e ferrit në Siri.

LEXO EDHE:  “Rama nuk na përçan dot”/ Gjata: Edhe me ndryshimet në Kodin Zgjedhor i fitojmë zgjedhjet

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës/ Ironizon ministri serb: Nuk ka fytyrë, e kujtojmë për çorapet e shqyera

Janë emocione të veçanta. Unë u ndjeva i gëzuar me thënë të drejtën, por të kishte ardhur edhe Eva do të ishte një lumturi e paparë për ne, Do të ishte një rilindje për ata dy fëmijë . Ma do mendja ka qenë në  presion  e njerëzve të brendshëm aty. Të pret mami dhe vëllait, të presin dajat dhe xhaxhallarët. Mos u tremb asnjë ushtari që vjen dhe të kërkon dhe të kthehesh pranë familjes. Tani është në  qendrën sociale nën trajtimin e psikologëve edhe mjekëve. Ishte një kohë shumë e shkurtër, dhe nuk patëm kohë të më shumë kohë me të. Ajo do varet  nga ecuria nga ana psikologjike”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Vrau familjen me 5 persona”/ Gazetari e thotë live: Meta dha nënshtetësi për të dënuarin me 30 vite burg

Publikuar

-

Nga

“Vrau familjen me 5 persona”/ Gazetari e thotë live: Meta dha nënshtetësi për të dënuarin me 30 vite burg

Pas akuzave ndaj presidentit Ilir Meta për dhënien e nënshtetësive të personave të inkriminuar, komisioni i sigurisë kombëtare në parlamentin e Shqipërisë ka thirrur në një seancë dëgjimore gazetarin Adriatik Doçi.

Ai ka denoncuar një tjetër rast të dhënies së nënshtetësisë të një personi me precedent të theksuar kriminal. Sipas hetimit të gazetarit, bëhet fjalë për Arsim Fadil Ramadani nga Kosova i cili është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 5 persona, mes tyre 3 fëmijë.

“Nga verifikimet e bëra, 90 përqind të personave që kanë marrë nënshtetësi të veçanta, nuk kanë një kontribut. Ky rast ka të bëjë me dhënien e nënshtetësisë i cili është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 5 anëtarë Arsim Fadil Ramadani i lindur në Kosovë. Nga verifikimet rezulton se gjeneralitetet e këtij personi në certifikatën që unë kam gjetur dhe që ka nënshtetësi shqiptare. Ai u dënua me 30 vite dhe është falur nga Presidenti Hashim Thaçi. Ai bën pjesë në listën e 419 personave që kanë marrë nënshtetësi nga Meta” – tha Doçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE