Connect with Us

Nisma “Thurrje” e Lali Erit dhe Gazidedes

Politikë

Nisma “Thurrje” e Lali Erit dhe Gazidedes

Publikuar

-

Sot kryebashkiaku i Tiranës, i zgjedhur nën siglën e PS-së, Erion Veliaj dikur ishte “shkatërrues” i socialistëve.

Erion Veliaj, ish-kreu i Lëvizjes Mjaft, është personi që ka luftuar dhe protestuar kundër socialistëve.

Lëvizja “MJAFT” u themelua si një organizatë antiqeveritarë që gjatë qëverisjes së Fatos Nanos ishte në aksion politik, pas një bashkëpunimi të thellë me PD dhe Berishën. Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD çonin njerëz në mitingjet e “MJAFT”, që bëheshin shpesh përpara institucioneve publike, ministrive, kryeministrisë, por edhe shumë drejtorive qëndrore.

Në atë kohë “MJAFT” ishte “armiku” i PS këtë e tregon edhe vemendja dhe sulmi që i bën gazeta Zëri i Popullit, ish-organi zyrtar i PS, i cili është mbyllur nga Rama e Veliaj.

Për më tepër, sikurse shikohet në foton më sipër, në faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit”, kryeartikulli ishte “SHIK i Gazidede tek Mjaft”.

Pra Erion Veliaj ishte bashkëpunëtori i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes.

Një akuzë kjo që nuk vjen nga ne, por është shkruar si titull kryesor në gazetën Zëri i Popullit në vitin 2004, kur ajo kishte kryeredaktor, Erjon Braçen, sot zv.kryeministër.

Megjithatë, nuk u desh shumë kohë që Veliaj të “dashurohej” me PS-në, dhe Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij kryesore u futën në politikë dhe sot janë në poste kyçe në administratë si Elisa Spiropali ministre apo Arbian Mazniku, nën/kryetar i Bashkisë Tiranë.

LEXO EDHE:  Intervista e Petrit Vasilit në “Opinion”/ Ylli Manjani, LSI, Klement Balili zgjedhjet dhe LSI

Por, kush tjetër qëndronte në krah të Veliajt?

Vetë fotot e tregojnë se në krah të Veliajt, ishte edhe hajduti Besian Pesha, sot drejtues i Lëvizjes “Thurje”.

Që në fakt, vetëm sa kanë hequr maskën e “lali Erit” dhe kanë dalë me një nismë të re, apo kanë hequr maskën e  LSI-së dhe kanë vënë atë të një lëvizjeje qytetare, e cila filloi në rrjetet sociale, e tashmë po del si një lëvizje politike.

Tani nismës “Thurje” iu shtua edhe Rudina Hajdari, por është një nga hajdutët e Ilir Metës, Besain Pesha, i cili qëndron pas kësaj lëvizje.

Besian Pesha, bën si kundërshtar i Lali Erit, por në fakt është një nga veglat e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Publikuar

-

Nga

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta është pyetur për skandalin e nënshtetësive.

Meta pretendon se lajmet për nënshtetësinë janë krijuar nga mazhoranca për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve.

“Këta duan të heqin vëmendjen nga afera e incineratorëve, thelbi është ky që u thashë, për të fshehur këto skandalet, sajojnë një skandal se presidenti i ka dhënë nënshtetësinë një terroristi”, tha Meta.

Ndërkohë, teksa u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” për futbollistin me precedentë penalë, Kreu i Shtetit deklaroi: “Ai ka marrë konfirmimin nga institucioni përkatës. Të kalojmë tek personi në fjalë, Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se nuk është i dënuar. Për këtë person është dhënë konfirmimi përmes dokumentit që nuk përbën problem për sigurinë kombëtare, dokumenti që tregon se nuk ka probleme penale është marrë për herë të dytë. Ka marrë konfirmimet, verifikimet, nënshtetësinë nuk e jep presidenti, por Presidenti nxjerr dekretin. Nënshtetësinë e jep ministria e Brendshme, ministria atje nëse ka diçka që nuk shkon, duhet ta thotë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Publikuar

-

Nga

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Presidenti Ilir Meta i është kthyer ashpër gazetarit Arian Çani, teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Në një moment, Çani i ndërpreu fjalën Metës, ndërsa ky i fundit ngriti akuzat e rënda se gazetarin e kanë paguar që të mos e lërë Kreun e Shtetit të flasë për çështje serioze.

Çani e mohoi këtë gjë, por Meta insistoi se moderatori po e ndërpret që të mbajë relata të mira me kryeministrin Edi Rama.

Debati:

Ilir Meta: Më lër more të flas, s’të pëlqen ty tani biseda…?

Arian Çani: Më lër ti tani, më duhet të menaxhoj kohën, jam i detyruar…

LEXO EDHE:  PS zbulon të fshehtën e koalicionit Basha-Kryemadhi

LEXO EDHE:  Prokurori nga PS dhe PD?/ Deputeti: Ekziston ende si mundësi

Ilir Meta: Po jo ore ke marrë porosi ti tani, në telefon…që ‘ndrëprite atë kur të flasë për gjëra serioze’. Lëri këto tani..

Arian Çani: Unë e kam bërë këtë?

Ilir Meta: Eee ti, lëri këto tani, se e di unë, çdo njeri ka dëshirë të ruajë disa relata.

Arian Çani: Ma fute dhe mua plak?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i bën qejfin vetes/ Jam flori e shkuar floriri

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Jam flori e shkuar floriri

Presidenti Ilir Meta është vënë përpara një sërë pyetjesh mbrëmjen e sotme, lidhur me situatën aktuale në vend.

Por në një moment vendin e moderatorit Arian Çani në “Zonë e Lirë” e ka zënë aktori Rezart Veleshnja, i cili i ka drejtuar një sërë pyetjesh Kreut të Shtetit.

Të gjithë thonë që je djalë floriri, je dakord me këtë?”, ishte pyetja që i drejtoi Veleshnja, ndërsa Kreu i Shtetit nuk hezitoi.

LEXO EDHE:  Foto dite/ Veliaj nderon si Hitleri

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Mesimi amerikan: vota prej skllavi sjell lufte civile

Unë jam flori e shkuar floriri”, u përgjigj Meta shkurtimisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE