LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisja e vitit të ri shkollor/ Ministria apel të fortë: Prindërit t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës

14 Shtator 2020, 15:10, Lifestyle CNA
Nisja e vitit të ri shkollor/ Ministria apel të fortë:

Duke marë shkas nga nisja e vitit të ri shkollor, ministria e Shëndetësisë ka bërë një apel të fortë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

MInistria kërkon kontributin dhe bashkëpunimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura dhe për të sinjalizuar në kohë cdo rast të dyshuar, për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë i kërkon prindërve t?i masin çdo ditë temperaturën fëmijëve dhe të raportojnë çdo shqetësim të tyre, ndërsa mësuesve të jenë të kujdesshëm.

?Prindërit duhet t?i masin çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Për çdo shqetësim, mësuesit duhet të kontaktojnë koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Ndërsa nxënësit, nëse gjatë qëndrimit në klasë kanë një shqetësim nga ana shëndetësore, të lajmërojnë menjëherë mësuesin e tyre.

Të gjitha institucionet arsimore që sot kanë filluar mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t?ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar?, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga