LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Sarri te Mourinho, ja 10 trajnerët e mëdhenj që nuk luajtën kurrë si futbollistë profesionistë

14 Shtator 2020, 18:39, Sport CNA
Nga Sarri te Mourinho, ja 10 trajnerët e mëdhenj që nuk

Kush thotë se për t?u bërë një trajner futbolli duhet domosdoshmërisht të ketë luajtur në një nivel profesional?! Shembuj të shumtë vijnë nga e gjitha bota, ndërsa vlejnë të theksohen 10 më të mirët në botë që kanë arritur të fitojnë trofe. Mund t?i tregosh Bielsan, përshembull është quajtur ?I çmenduri? për të atë që bën në fushë.

Historia e futbollit, veçanërisht ajo e 20 viteve të fundit, ka nxjerrë në dritë histori të mrekullueshme menaxheriale të kalibrit siç janë Jose Mourinho dhe Maurizio Sarri. Këta njihen si strategë që s?kanë pasur kurrë mundësi të shkelin fushën e blertë si futbollistë profesionistë. Më poshtë newsport.al iu sjell disa shembuj të futbollit botëror, ku shprehja e urtë ?të duash është fuqi?, është akoma e vlefshme dhe vendimtare.

? ZDENEK ZEMAN
Dikush me siguri nuk do të jetë dakord për zgjedhjen e bërë, megjithatë një mjeshtër si Zeman i cili ka qenë në gjendje të përmirësojë disa perspektiva të reja të futbollit italian, duke trajnuar ekipe shumë fisnike si Roma dhe Lazio.

? RAFA BENITEZ
Ai s?ka lënë një kujtim të mirë te Napoli, megjithatë gjatë karrierës së tij ka fituar praktikisht gjithçka. Sigurisht vetëm si trajner.

? VILLAS BOAS
Trashëgimtari ideal i Jose Mourinhos. Humbi pak pas eksperiencës së tij te Zeniti, megjithatë duket se ka gjetur rrugën e suksesit në stolin e Marseille. Në të kaluarën, ai nuk ka luajtur kurrë në një skuadër profesioniste.

? ARRIGO SACCHI
Nuk ka nevojë të shkruash shumë për të. Historia e tij flet vetë dhe sigurisht të gjithë në këmbë për ta respektuar. Është trajneri që e bëri Milanin e Berlusconit të shkëlqyer, duke mos veshur kurrë më parë këpucët e futbollistit.

? JULIAN NAGELSMANN
Është trajneri aktual i Leipzig, i cili në sezonin e kaluar u ngjit në gjysmëfinale të Champions League. Si futbollist ka luajtur me të rinjtë e Munchen 1860 dhe më pas tek të rinjtë e Augusta. Dëmtimet e shpeshta në gju e detyruan të tërhiqej nga futbolli në moshën 21-vjeçare. Më vonë iu përkushtua karrierës si trajner duke punuar me Thomas Tuchel. Sot, është ndër më të suksesshmit në botë në karrierën si trajner.

? MARCELO BIELSA
Trajneri aktual i Leeds United luajti si mbrojtës te Newell?s Old Boys, Instituto dhe Club Atletico Argentino, duke u aktivizuar më pak se në 70 ndeshje. Shumicën prej tyre i nisi nga stol. Dhe sigurisht që nuk ishte një rastësi, ai u magjeps nga ajo që mund të jeptë nga pankina. Për këtë arsye u tërhoq nga futbolli në moshën 25-vjeçare. Ai shquhet për metodat inovative dhe ekstravagante që u shërben futbollistëve të rinj.

? ALBERTO ZAÇHERONI
Trajneri i njohur italian e filloi karrierën e tij menaxheriale pa shkelur kurrë në fushën e blertë. Kishte provuar të ishte një lojtar profesionist, por në vitin 1970 sëmundja e rëndë e mushkërive e detyroi të hiqte dorë. Megjithatë dashuria e madhe për futbollin bëri që t?i kushtonte vëmendje trajningut. Ai e fillon karrierën si trajner me skuadrën e të rinjve të Cesenatico dhe Bolognës.

Në Cesena, korri suksesin e parë duke ardhur në krye të ekipit të parë, në vitin 1984. Ai moment e më vonë, historia flet vetë për të. Mund të veçojmë titullin kampion të fituar me Milanin në sezonin 1998-1999 dhe një kupë Aziatike të fituar me skuadrën kombëtare të Japonisë në edicionin e Katarit 2011. Ishte trajneri i parë italian që fitoi një trofe ndërkombëtar në krye të një skuadre përfaqësuese jo Axurre.

? ALBERTO MALESANI
Në rininë e tij provoi fushën e blertë dhe të gjithë e panë si një talent të së ardhmes. Mirëpo kishte një defekt të madh, ishte i ngadaltë në lëvizjet në fushë. Që herët u pa se preferonte t?i jepte udhëzimet shokëve të skuadrës në fushë dhe gjithmonë ishte i saktë në ato që thoshte. Kësisoj vendosi të tërhiqej nga futbolli, mjaft i ri për t?iu përkushtuar karrierës së trajnerit.

Nga 1987 deri në 2014 ka provuar të drejtojë shumë skuadra. Ndërsa prej 6 vitesh është tërhequr plotësisht nga futbolli për arsye personale. Kulmi i tij si trajner daton në sezonin 1998-1999 duke fituar Europa League, Kupën e Italisë dhe Super Kupën e Italisë në të ashtëquajtën ?Parma dei Maracoli?.

? JOSE MOURINHO
?Special One? jo pa qëllim është lënë tek trajnerët e fundit. Ai përfaqëson më shumë se sa thjesht një emër të shquar në Olimpin e trajnerëve më të mëdhenj të futbollit botëror. Portugezi nuk ka shkelur shumë në fushë si futbollist. Në vendlindjen e tij tregojnë se në rini ai donte të ndiqte gjurmët e të atit- trajner me çdo kusht.

E provoi të debutonte në vitin 1981 me të rinjtë e Rio Ave si mbrojtës, por doli menjëherë nga loja pasi nuk kishte ndonjë rezultat të veçantë. Kësisoj iu përkushtua dhe u fiksua për t?u bërë trajner. U regjistrua në Universitetin Teknik të Lisbonës duke e përfunduar me shumë sukses. Në vijim provoi sërish të luante me skuadra si Belenenses ose Sesimbra. Por, duke qenë se nuk ishte i zoti në fushë aq siç dinte të lexonte lojën nga pankina, në vitin 1987 vendosi të tërhiqej para kohe nga futbolli për t?iu përkushtuar maksimalisht profesionit për të cilin tanimë njihet në gjithë botën.

? MAURIZIO SARRI
61 vjeçari është shembulli i gjallë që ngjan me këngën e famshme ?Një në një mijë? interpretuar nga këngëtari italian Gianni Morani. Trajneri toskan, me origjinë nga Campania është i famshëm për ngjitjen e shkëlqyer të bërë duke filluar nga ligat e vogla të futbollit italian dhe duke përfunduar me triumfin në Europa League, me Chelsean e Roman Abramovich.

Kulmoi më pas siç e dimë të gjithë, duke pushtuar stolin më të lakmuar, të dashur, të urryer dhe të rëndë në Itali: atë të bardhezinjve të Juventusit. Djali i një punëtori toskan, Maurizio Sarri kishte një pasion të madh për futbollin, por më së shumti për atë amator. Fillimisht punoi si punonjës i ?Banca Toscana?, por e la atë pas disa vitesh për t?iu përkushtuar plotësisht botës menaxheriale të futbollit. Nuk eci kurrë në një karrierë profesionale, por e la atë për në fund. Arriti të ngjitej në të gjitha nivelet e futbollit italian duke u bërë ai që sot ne e dimë.

Lajmet e fundit nga