Connect with Us

“Në kufijtë e skandalit”/ Gjekmarkaj zbulon çfarë fshihet pas shkarkimit të Besa Shahinit

Politikë

“Në kufijtë e skandalit”/ Gjekmarkaj zbulon çfarë fshihet pas shkarkimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

“Para e madhe në qarkullim”/ Gjekmarkaj leksion opozitës, ja si blihet vota

Analisti Agron Gjekmarkaj, e ka konsideruar një shkelje në kufijtë e skandalit , largimin e Besa Shahinit nga posti i Ministres së Arsimit ditën e parë të shkollës.

Në një lidhje telefonike  për ‘’News24’’   u shpreh se qeveria do ia faturojë asaj fajin e dështimit të menaxhimit të pandemisë në sistemin arsimor.

“Ndryshimi nuk ishte i papritur. Vetë Shahini e kishte paralajmëruar. Nuk do ishte në fushatë. Praktikisht duket që nga ajo ditë de- facto nuk do ishte më ministre. Zgjedhja që bën kryeministri është politike, për të ndikuar elektoralisht në Elbasan, një qark me mjaft deputetë. Droja ime, është që një zgjedhje e tillë mund të ndikojë në politizim të administratës zgedhore. S’duhet ta paragjykoj, por është në kufijtë e një skandali që ministrja largohet në ditën e parë të shkollës.

Ka një lloj kakofonie, rrëmuje si po menaxhohet arsimi në Shqipëri. Njerëzit kanë nevojë të shohin siguri, sa më shumë siguri, dhe presupozohet që dikush të marrë përgjegjësi për masat. Përgjegjëse është Besa Shahini që largohet dhe nuk mban përgjegjësi. Dështimet do ia hedhin asaj që u largua në Kosovë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Nga zgjedhja e Kryeprokurorit tek shkarkimi i Metës/ Kuvendi rikthehet me çështje të nxehta

Më tej Gjekmarkaj thekson se emërimi i Evis Kushit është bërë nga Rama për të ndikuar në elektoratin e Elbasanit si dhe për të politizuar administratën arsimore në prag të zgjedhjeve të 2021./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përkufizimi i qartë i Lulzim Bashës/ Çfarë do të ndodhë me kandidatët që u “shtyhet aprovimi”

Publikuar

-

Nga

Përkufizimi i qartë i Lulzim Bashës/ Çfarë do të ndodhë me kandidatët që u “shtyhet aprovimi”

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar dy lista.

Në një njërën listë janë emrat e kandidatëve të aprovuar, që pritet të garojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa lista tjetër, është ajo që nga Republika e re, quhet “Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi”.

Ajo që bie në sy është se emrat e hequr janë kryesisht ish deputetë por edhe drejtues të këtyre shtatë viteve të PD, të cilët në mënyrë të turpshme u çuan për tu votuar në bazë dhe pasi morën mbështetjen e saj, në një proces thuajse skandaloz dhe totalisht farsë, tashmë quhen kandidatë që u “shtyhet aprovimi”.

LEXO EDHE:  Rama do të këndojë në mes të shkretëtirës/ Profesori i njohur “shuplakë” kryeministrit

LEXO EDHE:  Numër rekord ankesash/ Shkarkohet drejtuesja e zyrës Arsimore   

Por, cili është përkufizimi I Lulit për kandidatët që u “shtyhet aprovimi”.

Sikurse shikohet në tekstin më poshtë, përkufizimi I Lulzim Bashës për termin është mjaft I qartë.

Që do të thotë se emrat e publikuar dje të cilëve “u shtyhej aprovimi”, nuk do të jenë më në listen e deputetëve, por zyrtarë politikë në qeveri nesër në rast se fiton Luli.

Gjithmonë nëse Luli fiton!/ CNA.al

Procesi farsë i përzgjedhjes së kandidatëve/ Si u tall Basha me Salianjin & Co

Mbeti jashtë listës/ Gurakuqi injoron Komisionin “Nishani-Ruli”: Kam besimin e Bashës

U la jashtë listës së PD/ Reagon Salianji: Nuk jam i konsumuar

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Filloi larja e hesapeve”/ Mesazhi i Olldashit për socialistët 7 vite më parë: Çeta nuk është juaja, por e Ramës dhe Metës

Publikuar

-

Nga

“Filloi larja e hesapeve”/ Mesazhi i Olldashit për socialistët 7 vite më parë: Çeta nuk është juaja, por e Ramës dhe Metës

Fjalimet e ish-ministrit të ndjerë të Transportit, Sokol Olldashi, vijojnë të përcjellin mesazhe të forta edhe sot, shtatë vite pas ndarjes së tij nga jeta.

Më poshtë do të publikojmë, fjalimin e mbajtur nga Sokol Olldashi, gjatë një séance plenare në 24 tetor të vitit 2013, kur mori pushtetin Rilindja.

Sokol Olldashi, e përkufizonte Rilindjen si një çetë, e cila nuk ka një logjikë qeverisjeje.

Në atë fjalim, Olldashi iu drejtoi mesazhe të qarta edhe deputetëve socialistë, ndërsa shprehej se “Çeta nuk eshte e juaja dhe as e popullit socialist, por e Edi Rames dhe e Ilir Metes.”.

Gjithashtu Olldashi, theksonte se “Qe operacioni “Prisni sa te verifikojme” te funksionoje, duhet qe te zhbehet struktura e hetimit te krimit ekonomik, ajo qe ka hetuar antare dhe te aferm te Çetes, dhe qe rrezikon te mbaje perseri shenime per ato qe po ndodhin sot.

Pas bixhozit, çeta sqaroi hesapet me doganat dhe tatimet.”

Fjalimi i plotë i Sokol Olldashit:

Qeveria e Rames dhe ceta e Shahinit (fjalimi i sotem ne Parlament)

Nje muaj e gjysme pas nderrimit te ngjyres se zyres se kryeministrit, une, por besoj qe njesoj si une, gjithkush tjeter, e ka te veshtire te thote se c’po ben kjo qeveri.

Cilat jane prioritetet afatshkurtra, cilet jane objektivet e shpejte, cila eshte linja e veprimit qeverises dhe ku con ajo.

Eshte e pamundur, sepse nuk ka nje logjike te tille qeverisese.

Me shume sesa si qeveri, ky grupi ketu prapa foltores, eshte sjelle deri tani si cete. Edhe keshtu vizualisht duken si ceta e Shahinit ne tablone e Spiro Xeges.

Deri me sot, kemi shfaqje, brockulla, zhberje, – jo thelb, asnje rezultat konkret.

Gjeja e pare qe beri Ceta sapo zuri vend, shperndau antaret lart e poshte neper Tirane, per te shenuar me marrezi kufijte e zones se tyre te veprimit, sikurse bejne te gjithe felinet.

Se dyti, pas vendosjes se kufijve, u beri te qarte juve, deputeteve te Partise Socialiste, se Ceta nuk eshte e juaja dhe as e popullit socialist, por e Edi Rames dhe e Ilir Metes.

Shikoni c’po ndodh ne qarqet ku ju vete jeni deputete.

Ne Durres, 69 perqind e pushtetit real i eshte dhene pjeses se bashkekryetarit, LSI.

Ne Fier, i eshte dhe 71, sepse ndarja e plackes se pushtetit eshte pa rendesi ne nivel lokal. Ceta eshte qartazi e ndare, njera LSI, mban placken e pushtetit; tjetra, PS, territorin e pushtuar dhe placken ne nivel qendror.

Pas percaktimit te ketyre pozicioneve, Ceta hapi librin e mllefeve dhe filloi larjen e hesapeve.

Fillimisht me policine e shtetit. Brenda nje dite, u shkarkuan te gjithe drejtuesit e policise se shtetit, ne nivel qendror dhe lokal, pa asnje motiv, ne shkelje brutale te ligjit.

Por Ceta s ka lidhje me ligjin. Sic tha njeri nga antaret e saj, Ceta nuk ka nevoje per ligj, Ceta ben ate qe mendon. Dhe, kur ajo qe mendon Ceta eshte kunder ligjit, ligji behet i paqene.

U emeruan te tjere. Te gjithe ne shkelje te ligjit. Por, ligji prape s’hyn ne pune, sepse ceta ben ate qe mendon.

Me pas ceta, me policine e kthyer tanime ne nje batalion te mbledhjes se drithit, si ne vitin 45, mbylli te gjithe lokalet e lojrave te fatit lart e poshte.

Personalisht, besoj se ato lokale duheshin vene nen zap sepse po ktheheshin ne nje problem te madh fiskal dhe social. Por, ndersa mbylli lokale me leje e pa leje, pa I dhene nje cope letre askujt, Ceta i mblodhi pronaret dhe u tha “na prisni ca dite se po bejme verifikime”.

Me e keqja e kesaj historie nuk qendron ne faktin qe “te ligjshem” dhe “te paligjshem”, trajtohen njelloj. Me e keqja qendron pikerisht ne konceptin “prisni ca se po ju verifikojme”.

Sepse detyrimi per te pritur, eshte ne fakt nje liste per pagesa.

Kush paguan gjate kohes qe ceta verifikon, rifillon punen, kush jo, mbyllet. Dhe, procesi ka filluar. Njerez te bojatisur si demokrate ne kohet e fundit te qeverisjes sone, tani po kerkojne pazaret me ndermjetesit krenare te Partise Socialiste dhe te lire te Levizjes Integraliste, per te mbajtur ne kembe permes zarfave prej 300 mije eurosh ne muaj, perandori te bixhozit te paligjshem.

Por, qe operacioni “Prisni sa te verifikojme” te funksionoje, duhet qe te zhbehet struktura e hetimit te krimit ekonomik, ajo qe ka hetuar antare dhe te aferm te Cetes, dhe qe rrezikon te mbaje perseri shenime per ato qe po ndodhin sot.

Pas bixhozit, ceta sqaroi hesapet me doganat dhe tatimet.

Ne krye te ketyre dy institucioneve, u vune dy njerez, qe nuk kane asnje lidhje me funksionet qe moren. Ndaj, duke qene se s’kane asnje lidhje duhet qe muajt e pare te mesojne.

Dhe, mesimi ka kosto. Kosto qe reflektohen pikerisht ne kete akt dhe qe jane caze te larta. Plot 390 milione dollare qe do te zhduken nga sistemi i mbledhjes se te ardhurave vetem ne keto dy muaj e gjysme qe kane mbetur deri ne fundvit.

Pas doganave dhe tatimeve, Ceta filloi te zgjidhe legalizimet.

Sic i kishte premtuar. Duke rrethuar me shiritin e bataljonit te mbledhjes se drithit cdo ndertim ne Tirane.

Edhe keta te ndertimeve duhet te presin “sa te behen verifikimet”. Domethene, duhet te nxitojne te paguajne per te qene te verifikuar.

Ceta nxitoi te bente teater me nje prej ndertimeve dhe vendosi ta hedhe ne ere ne syte e popullit kureshtar. Por, problemi qendron qe modeli qe di Ceta eshte ai i 21 janarit me bomba Molotov, stil i aplikuar konkretisht nga njeriu qe drejton bataljonin e ndjekjes .

Mbushen shishet me Molotov dhe shkune e i vune ne kollonat e betonit. Por, ndodhi qe ndertesa nuk ra, sepse ndertesat nuk bien me Molotov. Mosrenia e nderteses ishte nje fatkeqesi e madhe per Garden e Republikes, sepse Ceta u kujtua qe dy vjet e ca me pare, nje tjeter ndertese nuk kishte rene dhe, faji, per te dyja ndertesat qe nuk rane duhet te jete i Gardes se Republikes. Ndaj, Ceta vendosi te shkrije garden.

Pervec dimensionit lokal, Ceta qe qeveris ne Tirane, por askund tjeter, ka patjeter nevoje edhe per profil nderkombetar.

Ndaj, nderkohe qe Bashkimi Europian deklaron se Shqiperia, ne saje te qeverisjes se Partise Demokratike, i ka permbushur te gjitha kushtet per te trokitur ne deren e Brukselit, Ceta evokon vokacionin otoman te vendit dhe perbetimin ndaj Portes se Larte. Dhe ku e ben kete?! Pikerisht aty ku u shenua akti madhor i bashkimit te shqiptareve per te mbrojtur vokacionin e tyre perendimor.

Marrezi te tille, kishte plot 99 vjet, qe me 1914 kur filloi kryengritja fshatare e Haxhi Qamilit, qe nuk bente asnje shqiptar.

E beri kryetari i Cetes ne takimin e djeshem me mikun Thaci dhe vellain Erdogan, sic u shpreh ai.

Te gjitha keto operacione te Cetes, kane nevoje per financim se cunat nuk do punojne kot. Sa i duhen Cetes per te funksionuar si e tille?!?!?

Nuk kane nje kalkulim konkret se jane ende ne fillim. Keshtu qe ne kete pike jane te detyruar, per te paren here, t’i referohen qeverise se Nanos, ku ministra ishin te dy bashke edhe Meta, edhe Rama.

Nano i ishte shpenzimet 1.2 miliarde dollare ne vit qe zhdukeshin nga sistemi i te ardhurave, sipas nje raporti te atekoheshem te Bankes Boterore.

Nuk ka ndonje gje te madhe per t’u shqetesuar. Kaq do zhdukin edhe keta. E tha dhe Anasatas Angjeli ne relacion. Besoj e degjuat.

E fundit gje qe dua te them per Ceten eshte se rendom, kryetaret e tyre kane problem me historine.

Dhe ne kete pike ju rezikoni te keni te njejten fat me ceten e famshme te jugut te vendit. Ketej nga Shqiperia e Mesme, e dine per patriot, por po te shkosh e te pyesesh ne fshatrat e Lunxhit apo Toskerise, te thone qe ishte vetem nje bandit plackites.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbeti jashtë listës/ Gurakuqi injoron Komisionin “Nishani-Ruli”: Kam besimin e Bashës

Publikuar

-

Nga

Pasditen e sotme sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi emrat e vlerësuar nga komisioni për kandidatët që do të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Por në listë mungojnë disa emra të njohur, mes të cilëve Ervin Salianji, Endri Hasa, Tritan Shehu, por edhe Romeo Gurakuqi.

Ish-deputeti i qarkut të Shkodrës Romeo Gurakuqi në një intervistë për Abcnews.al e injoroi vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD-në duke deklaruar se ka besimin e Lulzim Bashës dhe do të jetë në drejtimin e qarkut të Shkodrës për fushatën e zgjedhjeve.

Romeo Gurakuqi u shpreh se pavarësisht vendimit të komisionit, rëndësi ka besimi te kryetari i partisë dhe fakti që ishte i pari i votuar në listën e bazës në Shkodër.

Intervista
Si e komentoni vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve?

Shtyrja nuk do të thotë se nuk jam.

Si e gjykoni që nuk jeni pjesë e listës së parë?
Duhet të pyesni ish-presidentin edhe atë zotërinë që ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.

LEXO EDHE:  Rama do të këndojë në mes të shkretëtirës/ Profesori i njohur “shuplakë” kryeministrit

LEXO EDHE:  Shkrirja e Akademisë/ Ish-deputetja demokrate shpërthen në akuza

Ju cfarë shije ju lë, ka shkuar dicka keq te puna juaj te aksioni opozitar?
Nuk ma ha mendja. Unë kam marrë mbështetjen maksimale në Shkodër, kam qenë më pak i kontestuari, 3.5% kontestime, i pari përsa i përket kontestimeve më të ulëta. Mora konfirmimin e bazës, për metodologjinë duhet të pyesni komisionin.

Kjo ju distancon nga fushata për zgjedhjet e ardhshme?
Jo, jo! Do të jem në drejtim të qarkut të Shkodrës.

Do të jeni nëse iu vendos Lulzim Basha te pjesa e 20%?
Unë do të jem në pozicionin që kam pasur.

Keni besim te kryetari?
Po, patjetër. Besimplotë. Kryetari ka besimin tim të plotë dhe unë kam besimin e kryetarit. Kjo është e rëndësishme.

Pavarësisht vendimit të komisionit?
Po, patjetër.

LEXO TE PLOTE