LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndihma Juridike Falas/ Shoqata e Avokatëve Penalistë reagon ashpër ndaj ministrisë së Drejtësisë

14 Shtator 2020, 20:34, Politikë CNA
Ndihma Juridike Falas/ Shoqata e Avokatëve Penalistë reagon

Avokati Saimir Vishaj ka reaguar në emër të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë për krijimin e zyrës së Ndihmës Juridike Falas.

Avokati deklaron Shoqata se ka mënjanuar 180 avokatë nga urdhri i ministrisë së Drejtësisë dhe e sulmon këtë të fundit lidhur me pagesat që marrin avokatët.

?Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë reagon ndaj urdhërave të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me “ndihmën juridike falas” duke mënjanuar 180 avokatë kryesisht nga pagesat qesharake nga organi procedues.

A e dini Znj. Ministre që një avokat kryesisht për një masë sigurimi merr 2000 deri 3000 mijë lekë të reja??? A e dini Znj. Ministre që një avokat kryesisht merr deri në 6000 mijë lekë të reja për një gjyq themeli?

Këto urdhra kurrsesi nuk mundet të largojnë si mbrojtës nenin 48 të KPRP në lidhje me avokatin kryesisht… KPRP nuk njef si subjekte OJQ. Ato mundet vetëm të “rrëmbejnë” lekë por jo si Avokat?, shkruan Vishaj në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se Zyra e Ndihmës Juridike Falas është ngritur me fonde nga Buxheti i Shtetit dhe i vjen në ndihmë qytetarëve të cilët do të përfitojnë nga shërbimet ligjore falas.

Qytetarët që përfitojnë janë ata në pamundësi financiare për të marrë një avokat, qoftë për t?u këshilluar, për t?u përfaqësuar në gjykatë apo për të përgatitur dokumentat për përfaqësim në gjykatë, apo për të ditur kujt t?i drejtohen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga