Connect with Us

Naftëtarët e Ballshit tentojnë të futen në uzinë/ Protestuesit: Do marrim atë që na takon

Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit tentojnë të futen në uzinë/ Protestuesit: Do marrim atë që na takon

Publikuar

-

Tensionohet situata/ Naftëtarët e Ballshit hyjnë me forcë në ambientet e uzinës

Naftëtarët e Ballshit kishin paralajmëruar  ditën e sotme protesta për shkak të pagave të parapambetuara,  prandaj janë mbledhur përpara uzinës ku kërkojnë hyrjen brenda saj.

Punonjësit kërkojnë të marrin paga por protesta e tyre ka krijuar tensione të shumta, pasi jnë përballur me policinë.

“I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës, nuk kemi gjë me policinë. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon” – thotë njëri prej protestuesve.

Protestuesit thotë se nuk duan të përplasen me policinë dhe madje ata nuk duhet të ishin aty.

“Nuk e di nëse ministri po e sheh situatën këtu ku policia ka zaptuar në mënyrë të paligjshme rafinerinë. Që policia të hyjë në një kompni private duhet të jetë bërë një kërkesë nga pronarët që po ushtrojnë dhunë. Po i bëj thirrje ministrit që të reagojë se ne jemi për të shkuar në vendin e punës dhe për të mbrojtur rafinerinë nga zjarret e mundshme. Ne jemi papunë, jemi njerëz të qytetëruar, kemi 40 vite pune në rafineri. Persona të papërgjegjshëm na kanë marrë të dhënat tona personale dhe sot nuk paraqiten këtu. Në rast se personi e sheh të dyshimtë ardhjen e tij pasi na ka marrë të dhënat tona le të vi tëna kthejë mbrapsht, të na shlyejë të gjitha detyrimet që na ka dhe ne marrim rrugën drejt qytetit se nuk vijmë këtu të përplasemi me forcat e rendit” – thotë një prej protestuesve.

LEXO EDHE:  Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Bashkohen dhe studentët e Shkodrës

Një tjetër protestues i bën thirrje kryeministrit të vendit që t’i ndihmojë ata.

“I nderuar kryeministër vër dorë mbi ne se kemi mbi 10 muaj pa punë. Ti ke dhënë 3.2 miliardë koncesione dhe PPP nga taksapaguesit shqiptarë, sikur 1 përqind të kishe hedhur tek kjo uzinë, sot kjo do të ishte në punë” – është thirrja e një protestuesi tjetër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ursula von der Leyen: Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Publikuar

-

Nga

Ursula von der Leyen/ Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin, ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Sipas saj, vaksina e parë pritet në fund të vitit, por edhe atëherë do të jetë thelbësore për qytetarët që të mbajnë maska dhe të mbajnë distancën fizike, sepse vala e tretë e pandemisë paraqet kërcënim.

Ajo tha në Bruksel se vendet anëtare të BE-së po punojnë në drejtim të unifikimit të rregullave dhe përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, sepse, siç tha “situata është shumë e rrezikshme”.

Deklaratat e saj u bënë një ditë para se krerët e shteteve ose qeverisë të vendeve anëtare të zhvillojnë një takim, në të cilin do të diskutojnë për harmonizimin e rregullave të udhëtimit brenda kufijve të Bashkimit Evropian dhe funksionalizimin e një aplikacioni telefonik për luftimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

“Në fund të vitit, ne llogarisim që do të kemi vaksinën dhe duhet të sigurohemi që ajo të jetë efektive në 70% të rasteve, duke përfshirë njerëz mbi moshën 65 vjeç”, tha Ursula von der Leyen.

LEXO EDHE:  Protesta për Teatrin/ Bllokohet qarkullimi tek pedonalja

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e Goxhajt për studentët/ Mos u dorëzoni mbani gjallë protestën

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të këtij muaji ka qenë në vetizolim, mirëpo më pas njoftoi se testi i saj për koronavirus ka dalë negativ.

Vendet evropiane kanë raportuar për rritje të numrit të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19. Shumica e këtyre vendeve tashmë kanë ndërmarrë masa shtesë të izolimit kundër përhapjes së koronavirusit./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të djathtët e nevojshëm për opozitën”/ Andi Përmeti për Topallin: Betejat nuk i ka rreshtur kurrë

Publikuar

-

Nga

“Të djathtët e nevojshëm për opozitën”/ Andi Përmeti uron Topallin

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, ka uruar pak minuta më parë ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila lançoi “Lëvizjen për Ndryshim”.

Përmeti deklaron se Jozefina Topalli është një të djathtët e vërtetë, që janë të nevojshëm për opozitën.

Ai shkruan në rrjetet sociale se beteja e saj kundër së majtës nuk ka rreshtur kurrë.

Të djathtët e nevojshëm për opozitën.

Shqipëria ka plot të djathtë të vërtetë të cilët betejat kundra së majtës nuk i kanë rreshtur kurrë. Një prej tyre është Jozefina Topalli.

Urime Jozefinë”, deklaroi deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto lajm/ Astrit Patozi uron Jozefina Topallin

Publikuar

-

Nga

Foto lajm/ Astrit Patozi uron Jozefina Topallin

Vetëm pak më parë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli lançoi “Lëvizjen për Ndryshim”.

Ajo dha mesazhe të forta për qytetarët, nuk i kurseu kritikat për Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe Ilir Metën, ndërsa i premtoi qytetarëve sfidë.

Pas lançimit të “Lëvizjes për Ndryshim”, ka ardhur edhe reagimi i koordinatorit tët Bindjes Demokratike Astrit Patozit.

Patozi ka publikuar një foto të Topallit dhe e uron këtë të fundit për hapin e hedhur.

LEXO EDHE:  Rama “lëshon dorën”/ Dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe kompensimi për bizneset

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e Goxhajt për studentët/ Mos u dorëzoni mbani gjallë protestën

“Urimet më të mira!”, shkruan koordinatori i BD-së në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE