LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti vijon të na “surprizojë”/ Ja çfarë pritet gjatë kësaj jave, sa do të arrijnë temperaturat  

22 Qershor 2020, 06:13, Sociale CNA
Moti vijon të na “surprizojë”/ Ja çfarë pritet

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, parashikon që java që presim përpara më në fund të na sjellë diellin dhe temperatura relativisht të larta (për adhuruesit e plazhit). Por duhet theksuar se ky diell dhe këto temperatura vijnë gjatë ditës së Enjte dhe të Premte.

Paqëndrueshmëria e motit do të vijoj për ditët e Hënë, Martë dhe Mërkurë me një karakteristik të përbashkët.

Gjatë pjesës së parë të ditës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare shoqëruar me reshje shiu të dobta gjatë ultësirës perëndimore.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites, në relievet kodrinore dhe malore në lindje të territorit (por edhe një pjesë e ultësirës perëndimore) do të ketë zhvillim të menjëhershëm të vranësirave deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar, por në zona të caktuara në formën e rrebesheve dhe breshërit deri të lartë.

Java mbyllet me ditën e Enjte dhe të Premte me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat kalimtare do të jenë përgjatë relieveve të larta malore shoqëruar me reshje shiu të dobta.

Lajmet e fundit nga