LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miley Cyrus jep lajmin fantastik/ Së shpejti një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare

14 Shtator 2020, 14:31, Lifestyle CNA
Miley Cyrus jep lajmin fantastik/ Së shpejti një bashkëpunim me

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka ndezur rrjetin teksa ka publikuar së fundi një foto me këngëtaren me famë botërore Miley Cyrus.

Menjëherë pas publikimit të fotos të gjithë po flasin për një bashkëpunim mes tyre. Së fundmi mediat e huaja kanë është mësuar se Dua Lipa do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares amerikane.

Pasi dyshja shtoi dyshimet për duetin e tyre pas fotos së publikuar me producentin, Andrew Watt, krijuesja hitit ?Midnight Sky? ka zbuluar se Dua dhe Billy Idol do të jenë pjesë e një projekti të përbashkët. Duke folur për ?New Zealand?s The Edge?, Miley tha: ?Ju mendoni se po bëj shaka si Britney dhe Nine Inch Nails, por nuk po bëj, do të kem Billy Idol dhe Dua Lipa-n në të njëjtin rekord?. Kur u pyet për një datë të mundshme të publikimit të albumit, Cyrus nuk dha një afat kohor.

Kujtojmë që Dua publikoi pak ditë më parë versionin remix të albumit ?Future Nostalgia?, për realizimin e të cilit ka mbledhur emra të njohur të industrisë muzikore botërore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga