Connect with Us

Mësues të infektuar tek “Petro Nini Luarasi”/ Ish-deputetja e PD-së denoncon qeverinë

Aktualitet

Mësues të infektuar tek “Petro Nini Luarasi”/ Ish-deputetja e PD-së denoncon qeverinë

Publikuar

-

PD nxjerr videon dhe i përgjigjet Ramës/ Nuk mund të mbulohet dështimi me sulme banale

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar ditën e sotme se në disa shkolla ka mësues të infektuar me koronavirus.

Ajo tregoi për ‘News24’  se disa prindër kanë denoncuar pranë PD-së se në shkollën Petri Nini Luarasi ka mësues të infektuar me COVID-19.

“Sot ka qenë kaos total. Nuk ruhej distanca. Një pjesë e fëmijëve ishin pa maska. Kishte një çorganizim të shkollave në këtë fillim viti. U krijuan turma të mëdha jashtë shkollave. Ky është një tubim, që policia në një rast tjetër të ngjashëm s’do e kishte lejuar. Quhet tubim të një grupi personash, të ngjitur dhe pa maska. Prindërit janë shtyrë me njëri-tjetrin. Sa i vlen kjo fëmijës? informacionet që ne kemi, në rrethinat e Durrësit, Lezhës e Kurbin, situata të tilla dhe kushte të tilla, siç është dezinfektimi, është e pamundur. Dhe në shkollën në zonën e Freskut, është e pamundur kjo” tha ish-deputetja.

Ish-deputetja theksoi fëmijët dhe mësuesit nuk janë testuar, kësisoj ata nuk kanë nga ta dinë nëse janë të infektuar.

“Mund të ishim marrë masa të ndryshme. Prindërit nuk ishin njoftuar, se dinin se kush ishte mësuesja kujdestare e fëmijëve. Nëse do kishte një komunikim të mirë midis institucioneve shtetërore dhe shkollave e mësuesve, dhe më pas me prindërit dhe fëmijët, atëherë do ishte më mirë. Nëse fëmijët vinin sipas klasave në orare të ndryshme, do ishin shmangur disa probleme. Një pjesë e shkollave dukeshin se kishin marrë një pjesë të masave, kryesisht ne Tiranë. janë 78 shkolla në Kukës shikoni kushtet, nuk është vënë dorë fare. Në Kurbin janë shembur 3 shkolla, fëmijët janë lënë në harresë. Fëmijët dhe mësuesit nuk janë testuar, ata nuk e dinë nëse janë të infektuar apo jo. Ne denoncuam dje rastin e shkollës “Jeronim De Rada” , ku ¼ e stafit është pozitiv. A mendoni pak se nëse ky pozitivitet në një shkollë doli kaq, po në shkollat e tjera që nuk është bërë tamponi? Jeta e Erjon Veliajt dhe e stafit të tij është më e shenjtë, por jeta e fëmijëve dhe prindërve jo. Kanë marrë nëndrejtorët e shkollave në Tiranë dhe i kanë çuar tek shkolla Jeronim De Rada. Pse nuk harxhon shteti për një mbarëvajtje mësimdhënie. Ne nuk duhet të rrisim një brez COVID, por me një brez ku bëhet mësimdhënie. Një tjetër denoncim që erdhi në PD është që në shkollën Petro Nini janë disa mësues me COVID, por që nuk i është bërë tamponi. Denoncimi është bërë nga prindërit. Nuk e di nëse ata janë karantinuar. Duhet të dalë ministria e Arsimit dhe të flasë dhe të tregojë çfarë ndodh. Por a keni dëgjuar deri më sot se sa mësues janë testuar deri më sot?!”, tha Vokshi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Mjafton vetëm pasaporta/ Një tjetët shtet heq kufizimet me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen 23 fluturime për nesër/ TIA publikon listën

 

Pas vendimit të BE-së pak ditë më parë e cila hoqi kufizimet, edhe vende të tjera kanë filluar që të letësojnë masat për Shqipërinë.

Ditën e sotme TIA ka njoftuar se edhe Holanda i ka hequr kufizimet për Shqipërinë duke filluar nga data 24 Qershor.

Tjetër lajm i mirë/Hollanda

Hollanda heq të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Hollandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Hollandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link:

https://ëëë.government.nl/…/information-for-passengers…

Ju lutemi, prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën”, thuhet në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Greqia lehtëson masat nga Covid-19/ Mbajtja e maskave jo e detyruar në ambiente të hapura

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Greqia lehtëson masat: Mbajtja e maskave jo e detyruar në ambjente të hapura

Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme do të hiqet kufizimi për të mbajtur maskën mbrojtëse në ambientet e jashtme.

Nikos Hardalias është shprehur se ky vendim ka ardhur pasi rastet ditore dhe humbjet e jetëve janë në rënie.

“Pas sugjerimeve të Komitetit të Sëmundjeve Infektive ne do të lehtësojmë disa nga masat. Më konkretisht: Mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, por jo në ato të hapura.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë në Kosovë

LEXO EDHE:  DOKUMENTI ZYRTAR/ Relacioni i qeverisë për torfën dhe TEC-in e mundshëm në Korçë

Ndërsa duke nisur nga 28 qershori, të hënën, do të hiqet ora policore, mund të lejohen grumbullimet deri në 10 persona, si dhe plazhet do të jenë të organizuara në 120 persona për 1000 metër katror”, tha Hardalias./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Kokona: Jemi në devijim të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona ka folur për zgjedhjet e 30 Qershorit ku është shprehur se ky proces ka të bëjë me votuesit. Sipas saj, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik , atëherë ka devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues.

Ajo gjithashtu theksoi se qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë.

Ky proces ka të bëjë me votuesit, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik jemi në devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues. Mund të ketë subjekte që i drejtohen Gjykatës Kushtetuese por duhet t’i drejtohen jo me një rol parësor,  por pasi i kanë shteruar nivelet e tjera të gjykimit.

Jemi e kushtet e një shoqate e cila nuk ka në parashikimet e akteve te veta themelore aktet politike dhe as një aktivitet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për këtë arsye qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet sipas vullnetit të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë. Prezent në proces kemi një ish-kryetar dhe një profesionist i autorizuar nga një ish-kryetare.

Të gjitha rastet kur një kryetar pret që në detyre të vijë një kryetar tjetër nuk mund të shfrytëzojë mbajtjen edhe të postit të një shoqate. Kryetari aktual i shoqatës ka marrë detyrën në vijim të periodicitetit te caktuar. Jemi ne kushtet e mungesës se përfaqësueshmërisë në këtë seancë”, u shpreh Kokona./ CNA.al

LEXO TE PLOTE