LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më kanë ofenduar ish-deputetë të PD”/ Shahini “zbrazet” pas largimit

14 Shtator 2020, 19:54, Politikë CNA
“Më kanë ofenduar ish-deputetë të PD”/ Shahini

Ish ministrja e Arsmit, Besa Shahini është shfaqur e prekur sonte në ?Open?, ku po flet për largimin e saj.

Ajo tha se shumicën e kohës është ndjerë e paragjykuar, duke theksuar se ish-deputetë dhe eksponentë brenda PD-së e kanë ofenduar dhe sulmuar duke marrë për bazë dialektin e saj.

?Më kanë ofenduar ish-deputetë të PD. Dhe eksponentë të tjerë, analistë që bëjnë pjesë në PD. LSI më pak.

Ata kanë shfrytëzuar një element të gabuar. Kanë ofenduar gjithë veriun e Shqipërisë jo vetëm Kosovën. Është antishqiptare. Kanë fyer dhe shumë votues të tyre.

Është ok të kritikohet puna, por jo ok të kritikohet personi dhe dialekti. Unë jam paragjykuar shumë. Nuk mund të thuash që prej dialektit do të thotë që s?di. Pse je nga Kosova nuk mund të marrësh vendime të rëndësishme në Arsim?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga