LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e rasteve me Covid

14 Shtator 2020, 20:32, Sociale CNA
Manastirliu e thotë hapur/ Hapja e shkollave, rrezik për rritjen e

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, në një lidhje me emisionin ?Opinion? u shpreh se hapja e shkollave pavarësisht protokolleve të sigurisë, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid.

?Nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë vendas, por gjithashtu edhe me rekomandimet që kanë dalë në kuadër të studimeve të organizuara nga OBSH apo Qendra Evropiane e Sëmundjeve, mbi çfarë ka ndodhur gjatë pandemisë, sa i përket hapjes së shkollave. Kemi analizuar gjatë situatën epidemiologjike, duke vendosur disa skenarë për rriskun.

Hapja e shkollave, pavarësisht protokolleve të sigurisë që të gjitha shkollat kanë marr masa për t?i zbatuar, ka rrezik për rritjen e rasteve dhe shfaqjen e grupimeve me Covid, por ky rrezik është i ulët?, tha Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga