Connect with Us

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.

Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Lista të hapura apo të mbyllura/ Shabani: Ja çfarë më tha Basha

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Afera e inceneratorëve/ Pse u detyrua të flasë “fantazma” Stela Gugallja?

Publikuar

-

Nga

Skandali i inceneratorit të Fierit/ Ministria e Financave e pranon: Nuk u përmbushën pikat e kontratës

Gjatë një puntate të emisionit ‘Opinion’, ku ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shfaq me një mal me shkresa për të mbrojtur aferën e inceneratorë, pati disa pasazhe sa qesharake aq edhe serioze që tregojnë shumë.

Në një moment të emisionit, pasi Ahmetaj ka pranuar se në aksidentin e Kumanovës ka qenë në makinë me bashkëshortët Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, gazetari Mentor Kikia e pyeti: Si i ke i njohur këta që i ke pasur miq edhe përpara se të merrnin PPP-të e inceneratorëve?!

Përgjigjja e Ahmetajt ishte: Ore Mentor po pse bën kështu, shko takoji, pi një kafe dhe fol!

Edhe më vonë kur moderator Fevziu bëri të njëjtën pyetje, por duke përfshirë edhe protagonistin e tretë të aferës së inceneratorëve Klodian Zoton, mori të njëjtën përgjigje: O Blendo po ik takoji vetë, pi një kafe dhe fol…

Pra sugjerimi i Ahmetaj për gazetarët që duan të dinë diçka më shumë për treshen misterioze të industrisë së djegies së mbetjeve me vlerë 430 milion euro nga buxheti i shtetit është: “paraqituni se ju sqarojnë ata vetë me `kafe`”.

Në fakt askush nuk pret që Gugallja, Mërtiri dhe Zoto të jenë të gatshëm që të shpjegojnë dhe tregojë lidhjet “specifike” që kanë me Ahemtajn, Edi Ramën, Lefter Kokën dhe Erion Veliajn.

Por këta të fundit si zyrtarë të lartë të shtetit që iu kanë dorëzuar në mënyrën më mafioze atyre, gati gjysmë miliard euro të taksapaguesve shqiptarë, e kanë për detyrë që të sqarojnë mediat dhe publikun.

Gjithsesi mediat dhe posaçërisht BIRN gjatë kohës që bëri investigimin e bujshëm për këtë aferë gjigante, tentoi disa herë që të lidhej me Stela Gugalla e ta pyeste për denoncimet, lidhjet dhe akuzat që po i bëhen.

Por ajo së bashku me Mërtirin dhe Zoton, edhe për media të tjera kanë qenë sistematikisht të padisponueshëm.

Kjo “omertë” vazhdoi deri sa Lulzim Basha tregoi se ata që Gugallja i ka mbi kokë, po i bëjnë presion që nëse thirret nga SPAK, të heshtë. Deklarata dhe paralajmërimi ishte:

“Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyç në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Nëse përgjegjësit e kësaj afere arratisen, përgjegjësia është e SPAK-ut. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”

Pra Basha paralajmëroi se pronarët dhe përfituesit e vërtetë që fshihen pas emrit të Stela Gugallës në aferën e inceneratorëve, nga frika e një hetimi serioz të SPAK po e mbajnë nën presion atë, për të qepur gojën.

Kaq mjaftoi që gruaja që u bë administratore e “Albtek-Energy” (e cila kontrollon PPP-të e inceneratorëve), kur ishte vetëm 23 vjeç; pikërisht ajo që nuk kishte denjuar të fliste kurrë publikisht, edhe pse akuzat dhe denoncimet kanë qenë flagrante, këtë të martë e “nxori kokën në media”.

LEXO EDHE:  Lista të hapura apo të mbyllura/ Shabani: Ja çfarë më tha Basha

LEXO EDHE:  Foto-Noka përplaset fizikisht me Veliaj/ "Shpërthejnë" rrjetet sociale

Deri dje mbrojtjen e pronarëve me letra të inceneratorëve e kishte marrë përsipër Ahmetaj dhe vetë Edi Rama, me gjithë enturazhin e tij politik e mediatik.

Mjaftoi deklarata e fortë e kreut të PD-së Lulzim Bashan në konferencën e fundit me gazetarët, që Gugallja (të cilës nuk i gjen dot as fotografi në internet), të kërcejë në media dhe madje të sulmojë denoncuesit e saj.

Duket se po këta pronarë realë të parave që përfitohen nga kjo aferë qindra-milionëshe në euro të cilët deri më tani nuk e kishin lejuar Gugalljan që të fliste me gazetarët (Të pijë `kafe` po), e urdhëruan që pas alarmit të Bashës, të dilte urgjentisht në media për të thënë se nuk po i bënte askush presion. Film i parë ky sa herë që mafies i duhet që të zbatojë kodin e heshtjes, Omerta.

Por çfarë tha Stela, pa shfaqur sigurisht fytyrën, së cilës i ka shkuar “çmimi” 430 milion euro?!

“Nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi. I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbështetur prej viteve 90”.

Pra sulmoi Bashën dhe PD-në, mbrohet me fisin `demokrat`, se po i bienë në qafë “të vetët”…

Asnjë fjalë se si u gjend ajo 23-vjeçare që brenda 24 orëve mori 23 milion euro pa kryer asnjë punë, në krye të një PPP-je që po rezulton një nga aferat më të mëdha në rajon dhe më gjerë!

Se si ia doli Stela “e vogël” që brenda një dite të rreshtonte për të firmosur, gjithë qeverinë Rama në 16 dhjetor të vitit 2014. Që kompania e saj me buxhet 100 mijë lekë të fitonte PPP e majme për inceneratorin e Elbasanit, etj, etj.

Por ndoshta, s`kemi pse e fajësojmë. Ndoshta nuk po e bën në media transparencën e historisë së 430 milion eurove, sepse po përgatitet që të rrëfehet në SPAK, nëse duan ata gjithmonë.

E aty nuk besojmë se do ta pyesin, se në çfarë viti i është anëtarësuar babai në Partinë Demokratike!/ Syri

Skandali i inceneratorit të Fierit/ Ministria e Financave e pranon: Nuk u përmbushën pikat e kontratës

Thellohet skandali me inceneratorin e Fierit/ Faktet, “këmbanë alarmi” për SPAK

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron Blushi i Metës/ Të gjithë anëtarët e SSSR-së, do të marrin përgjigjet e duhura

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se Ball aka bërë fyerje të papranueshme gjakut të Dëshmorëve të Atdheut.

Gjithashtu ai paralajmëron se nga sot e në vijim “Sektori i Strukturuar Spiropalist i Rilindjes do të marrin përgjigjet e duhura”.

Të dashur kolegë gazetarë,

Në përgjigje të interesimit tuaj për një reagim ndaj deklaratave të z.Balla, më duhet t’ju kujtoj se për shkak të fyerjeve të papranueshme që ai personalisht u ka bërë gjakut të Dëshmorëve të Atdheut, kam vendosur të mos i kthej më përgjigje, atij, dhe të gjithë anëtarëve të Sektorit të Strukturuar Spiropalist të Rilindjes (SSSR), deri ditën kur të kërkojnë falje dhe të shfaqin pendesë të thellë.

Por sigurisht, pa përgjigje nuk do të mbeten!

Nga sot e në vijim, të gjithë anëtarët e SSSR-së, do të marrin përgjigjet e duhura nga disa prej Ndihmësve të mi.

Ju bëj me dije se pas pak, përgjigjen për z.Balla do ta japë Ndihmësja, znj.Sara Lleshi.”-shkruan Tedi Blushi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju “k*rva” dhe kopilë të ish-sigurimit”/ “Shpërthen” Murrizi: Emrin bëjeni shtëpi publike me turne

Publikuar

-

Nga

“Ju “k*rva” dhe kopilë të ish-sigurimit”/ “Shpërthen” Murrizi: Emrin bëjeni shtëpi publike me turne

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tonë mjaft të forta në lidhje me një shkrim të publikuar në gazetan Rilindja Demokratike, ku sulmohen Patozi, Topalli, Murrizi dhe Hajdari, duke I cilësuar si “kukulla” të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi thekson se kjo gazetë kurrë nuk u shkëput dot në 30 vite post-komunizem nga mentaliteti bolshevik komunist dhe lufta ndaj “ armiqeve” te brendshem.

Kur te quan kukulla e Rames “ “kurva” e Rames dhe nje tufe “ kurvash” politike te ish sigurimit dhe kopil te hirrosur te shurres se fundit te komunizmit, me vjen tua fus me zor kete dru “ simpatik” brenda godines se “ kurverimit” me te peshtire qe ka njohur Shqiperia ne 30 vjet pluralizem.

Kjo gazete qe lindi me date 5 janar 1991 si gazete opozitare me gazeten zeri i popullit dhe drejtuar ne ate kohe nga ish gazetare te zerit te popullit, kurre nuk u shkeput dot ne 30 vite post-komunizem nga mentaliteti bolshevik komunist dhe lufta ndaj “ armiqeve” te brendshem.”-shkruan Murrizi.

Më tej, ai numëron dhjetëra emra, të cilët janë shpallur “armiq” nga RD, por më pas i janë bashkuar sërish gjirit të partisë, e janë bërë edhe ministra.

E filloi shpejt qysh pas nje viti qe lindi me Arben Imamin, Neritan Ceken, Preç Zogajn, Blendi Gonxhen, Gramoz Pashkon, Ritvan Peshkepine dhe plot te tjere.

E vazhdoi me ish te perndjekurit politik kur u futen ne greve urie per te drejtat e tyre duke i quajtur ato ish spiune te sigurimit dhe bashke me ato edhe ish kryetarin e pare te PD deri ne 31 mars 1991, Azem Hajdarin.

Vazhdoi ne vitin 1994 me grupin tjeter “ armiqesor” Eduart Selamin , Rexhep Uken, Genc Rulin , Petrit Kalakulen, Abdi Baleten dhe plot te tjere qe sipas “ kurvave” politike te kohes, ishin fajtore per humbjen e referendiumit.

Bile Rulin dhe Uken i shpalli armiq per 2 metra kub dru arre ndersa ish ministrin Artan Hoxha e pushkatuan pa gjyq.

Vazhdoi ne vitin 1996 perseri me perjashtimin e Azem Hajdarit.

Pastaj ju hodh ne “ grike” grupit tjeter armiqesor po ne maj 1996 me ne krye Tomorr Dostin, Leka Toten, Izet Shehun, Ibrahim Vasiarin, Sadik Bejkon dhe te gjithe ish deputeteve qe vinin nga shtresa e te perndjekureve duke i zevendesuar ata me doren e dyte te kinostudios nen hyqmin e nje minoreneje qe i binte violines.

Pastaj sulmoi Agron Musaran, Dash Shehun, Arben Simakun, Arjana Natin dhe nje grup qe ne mars 1997 shpallen nje levizje politike

Ne nentor 1997 shpalli armik Tritan Shehun duke mos e futur as ne kryesi megjithese prej afro 3 vitesh kishte qene kryetar i PD SH.

Pas dy vitesh pra ne shtator 1999 shpallen armik Genc Pollon, Tritan Shehun, Leonard Demin, Ferdinant, Xhaferrin, Ylli Vejsiun, Nard Ndoken,Enno Bozdon, Kreshnik Çollakun dhe te gjithe ata qe krijuan PDR.

Nga viti 1999-2005 pati me pak grupe armiqesore.

Ne fillim te vitit 2007 kjo “ kurveri” politike sapo zbuloi grupin tjeter armiqesor me ne krye Bamir Topin dhe antare Sali Shehun, Sami Gjergjin, Mevlan Xhindoli, Bujar Leskaj, Engjell Cara ,Rexhep Uka per here te dyte dhe deputete te tjere qe donin president nga PD dhe ishin kundra Nanos.

Ne vitin 2017 gjeti grupin tjeter armiqesore me ne krye Jozefina Topallin , Ritvan Boden, Astrit Patozin, Majlinda Bregun dhe te tjere.

Ne shkurt 2019 me shpalli armik mua dhe Rudina Hajdarin e 4 muaj me vone rishpalli armik Astrit Patozin.”-shkruan Murrizi.

LEXO EDHE:  Shkarko Metën e zgjidh një nga p*llat e tu”/ Paloka “leksion” Ramës: Shkallmo derën e zyrës

LEXO EDHE:  A po fiton Edi Rama nga largimi i Ilir Metës?

Më tej, ai thekson se Rudina Hajdari është shpalur më shumë “armike”, bashkë me babain e saj, ndërsa paralajmëron se shumë shpejt do jenë “baraz”.

Po ashtu ai shprehet se edhe gazetës duhet tia ndryshojnë emrin dhe tia vendosin “shtepi publike me turne”.

Sot me paska shpallur perseri armik mua per here te dyte, Jozefinen per here te dyte, Astritin per here te trete dhe Rudinen per here te dyte, por bashke me Babane pra Azem Hajdarin Rudina eshte shpallur armike me shume se une, Jozefina dhe Astriti, keshtu qe te kam pak zili Rudine por shpresoj shume qe nen kujdesin e “ kurves” se Rames se 17 majit 2017 dhe “ kurvave” te ish sigurimit qe prej 30 vitesh drejtojne politiken “ kurve” te Shqiperise do te barazoj shpejt.

Shkaku qe ma jep te drejten ti quaj me plot gojen “ KURVA” te Rames dhe “ kurva” te ish sigurimit dhe shurra e fundit e kopileve te bllokut eshte se:

TE GJITHE “ ARMIQTE” E SHPALLUR NDER VITE, JANE BERE MINISTRA ZV MINISTRA DEPUTET DHE AMBASADOR PAS SHPALLJES ARMIK NGA KJO PALO GAZETE “ KURVE”

Arben Imami, Neritan Ceka, Nard Ndoka, Genc Rruli, Genc Pollo, Ritvan Bode, Rexhep Uka,Besnik Mustafa,Lufter Xhuveli, Ferdinant Xhaferri, Leonard Demi, Enno Bozdo, Kreshnik Çollaku, Bujar Leskaj dhe plot te tjere qe do te duhet nje nate dimri per ti numeruar

Ndersa per Ty “ kurva” e Rames po te kujtoj edhe nje “ kurveri” tjeter me drejtesine qe more raport per leje lindje qe te shpetoje me proçedure nga nje padi ku nje ish Miku im dhe ish shoku yt ndermjetesoi me gjykaten e larte e kur ti rrije si nje “ kurvicke” e vogel pa kellqe ne makine ne garazhdet e ETC.

Jo kukullat por “ kurvat” e pushtetit i ke ne oborrin tend, i ke ne kryesi dhe keshille kombetare i ke ne shtepi dhe fare e fis sepse prej 7 vitesh mbi 17 antare kryesie marin tendera nga Rama, mbi 11 prej tyre nuk kane lene pa patur neper institucione qendrore te punesuar motra vellezer kunata e kuneter, burra dhe grate e tyre

Te ftoj ty “ kurve” e peshtire e pushtetit dhe te gjithe tufen e kurvave qe ke pas vetes, te me gjesh nje lek nga taksat e Shqiptareve qe une kam perfituar me tendera ne keto 30 vjet kurveri politike, te ftoj te me gjesh nje lidhje me ish sigurimin apo me ish ppsh, te ftoj te me gjesh nje konçension nga pushteti ne keto 30 vite qe mund ta keme mare une, te ftoj te me gjesh nje familjare timin ne administrate qendrore te pushtetit dhe publikoj ne gazeten tende “ kurve” qe çfare ka shpallur armiq nder vite, i ka promovuar ne pushtet me pas

Ose ndryshe ndryshojani emrin partise dhe gazetes e vendosjani

SHTEPI PUBLIKE ME TURNE

Vete fakti qe kjo “ kurve” gazete fillon “ luften” me 4 ish deputetë te saj dhe jo me Ramen dhe pushtetin e tij, e meriton te quhet KURVA E RAMES”-përfundon postimin e tij Myslim Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE