LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi denoncon skandalin/ Familjari i zyrtarit socialist "pazar" me pronën shtetërore

14 Shtator 2020, 19:34, Politikë CNA
Kryemadhi denoncon skandalin/ Familjari i zyrtarit socialist "pazar"

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi një skandal mbrëmjen e sotme lidhur me një pronë shtetërore në Roskovec.

Kryemadhi tha se familjari i një zyrtari socialist ka blerë për 500 mijë lekë të vjetra një pronë shtetërore dhe ia ka shitur kompanisë Bankers Petroleum për 2.4 milionë euro.

?Mos kujto se unë e kam të kollajshme të përmend emrat e oligarkëve dhe t?i bëj ata tabelë qitje. Për mua është çështje fenomeni. Në Roskovec është marrë një pronë shtetërore për 500 mijë lekë të vjetra nga një i afërm i një zyrtari socialist dhe i është dhënë kompanisë Bankers për 2.4 milionë euro.

Këto para që shkojnë në xhepin e tij, mund të ishin dhënë për subvencione për bujqësinë apo për fermerët që kanë mijëra hektarë ferma me zero subvencion?, tha Kryemadhi në Syri Tv./ CNA.al

Lajmet e fundit nga