Connect with Us

Kokëdhma: Kemi braktisur kampionatin, do të durojmë tre vjet nëse do të duhet

Sport

Kokëdhma: Kemi braktisur kampionatin, do të durojmë tre vjet nëse do të duhet

Publikuar

-

Presidenti i klubit Apolonia, Koço Kokëdhima, insiston se klubet e Kategorisë Superiore janë gati të presin edhe vite pa luajtur, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre. Në “Rubrika Sportive” ai deklaroi se klubet ishsin të detyruara të ndërmerrnin këtë masë drastike.

“Nuk ka as bisedime, as negociata. Klubet e Superiores kanë vendosur të detyruara ta braktisin garën sepse nuk kanë pasur asnjë mundësi tjetër. Nuk dëgjohen dhe nuk gjendet gjuha me qeverinë. 18 muaj më parë u bënë shumë premtime nga qeveria por ato përfunduan në asgjë, ndaj klubet u detyruan të marrin këtë masë ekstreme, që të mos përfshihen në kampionat që kërkesat të plotësohen.

Nuk është gjoja, është vendim shumë serioz, ne jemi detyruar të mos i kthehemi më Superiores nëse kërkesat tona nuk plotësohen, nuk diskutohen më as një javë apo tre, por nëse duhet do të durojmë tre vjet për këtë histori. Nuk është marrë parasysh asnjë propozim i komunitetit të futbollit. Produkti ka qenë zero”, tha Kokëdhima.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Gol, asist dhe penallti e fituar! Abazaj dhe Rroca dhurojnë spektakël në Turqi

Publikuar

-

Nga

Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca ishin protagonistët absolutë të Instambulsporit, në fitoren 3-0 të këtyre të fundit ndaj Eskisehirsporit.

 

Abazaj kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 21, teksa pas një krosimi nga Gok, lëviz bukur në zonë dhe me një gjuajtje fluturimthi e dërgon topin në rrjetë. Rroca ishte protagonist te goli i dytë, por edhe te i treti.

Në minutën e 63’, ish-mesfushori i Kukësit, lëshon një pasim të bukur për Diuf, duke e nxjerrë këtë të fundit të vetëm me portierin, ku nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Në 89’, ishte Rroca që shfaqet i vetëm përballë portierit, por ky i fundit e ndal në mënyrë të parregullt dhe arbitri akordon penallti, e cila kthehet në gol nga Ergun.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Luftëtar i vërtetë! Talenti korçar debuton në kampionatin italian

Publikuar

-

Nga

Talenti korçar, Dean Liço, i cili ka nisur karrierën futbollistike te Skënderbeu, ditën e djeshme ka debutuar në Serinë B, italiane me Askolin.

Këta të fundit e morën në merkaton e kaluar nga të rinjtë e Lacios dhe menjëherë i kanë bërë vend në ekipin e parë. Liço ka bërë debutimin e tij në kampionat ditën e djeshme, teksa në minutën e 46’ u hodh në fushë nga trajneri, në ndeshjen ndaj Salernitanës, ku Askoli u mposht 1-0, duke bërë një paraqitje dinjitoze, prej luftëtari të vërtetë.

Një shenjë e qartë kjo, se për mesfushorin 20-vjeçar pritet të ketë shumë minuta te skuadra e re. Kujtojmë se Liço nga Skënderbeu kaloi te skuadra e Leganes B në Spanjë, për të vazhduar më pas me Sportingun e Lisbonës dhe në vitin e fundit ishte pjesë e të rinjve të Lacios.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Gjilani vazhdon marshimin në Kosovë, mund Prishtinën në kryendeshjen e javës

Publikuar

-

Nga

Gjilani ka fituar derbin e javës kundër Prishtinës. Skuadra e Gentian Mezanit ka arritur që të mposhtë skuadrën e Prishtinës, edhe pse kjo e fundit luajti në terrenin e saj, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin 0-2, Gjilani është kujdesur që t’i bëjë të vetat tri pikët e kësaj xhiroje. Ishte Edison Kqiku ai që fitoi një penallti në minutën e 14’, penallti të cilën e konvertoi në gol Fiton Hajdari.

Prishtina pati mundësinë e artë që të barazonte rezultatin në minutën e 64’, por Enea Koliqi arriti të ndalte penalltinë e Endrit Krasniqit. Vendasit tentuan deri në fund, por nuk arritën të thyenin mbrojtjen e skuadrës së Gjilanit.

Mysafirët dolën në fund me një kundërzbritje vrasëse, e cila i dha mundësinë Gerhard Prognit që të shënonte për 0:2, duke ngrirë takimin. Kështu, Gjilani shkon në kuotën e 13 pikëve pas tetë ndeshjeve, kurse Prishtina mbetet me 11 pikë në shtatë ndeshje. 

LEXO TE PLOTE