LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

14 Shtator 2020, 16:30, Kronika CNA
Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

Një ngjarje e rëndë ashtë regjistruar pasiten e sotme në Durrës, ku babë e birë janë plagosur me armë zjarri.

Sipas uniformave blu, autori i plagosjes është shtetasi A. Ll., i cili ka qëlluar nën efektin e alkoolit dhe është larguar nga vendngjarja.

“Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga