Bullgarët në protestë kundër kapjes së gjyqësorit nga oligarkët dhe politika
Nga Jana Tsoneva “Al Jazeera”Më 2 shtator, protestat 2-mujor...
Nga Lee Edwards ?Nationl Riview?
* Kur kongresmenet e ekstremit të majtë të njohur si ?Squad?, kremtonin fitoret e tyre te thella në zgjedhjet paraprake në gjirin e Partisë Demokratike në fillim të këtij viti, strategët largpamës radikalë po komplotonin për të arritur qëllimin e tyre afatgjatë:ndërtimin e një Amerike socialiste të qeverisur sipas vetë fjalëve të grupit marksist ?Alternativa Socialiste?, ?një udhëheqje marksiste e testuar?.
Për ata që thonë se nuk mund të ndodhë këtu, ka shumë shenja paralajmëruese për të kundërtën. Në Nju Jork, përfaqësuesja Aleksandria Okasio-Kortez jo thjesht e mundi sfidantet e saj me origjinë latine, moderatoren e njohur të CNBC Mishel Karuzo-Kabrera. Ajo e dërrmoi atë, duke fituar me 74.6 për qind të votave.
Ndërkohë kongresmenia Rashida Tlaib mundi me lehtësi presidenten e Këshillit të Qytetit të Detroit Brenda Xhons, me 66.3 për qind të votave. Ilhan Omar i fitoi zgjedhjet paraprake në Minesota kundër Anton Melton-Mio të mirë-financuar me 57.4 për qind të votave.
Në çdo rast, socialistët mposhtën demokratët liberalë që ishin tërheqës, të organizuar dhe që kishin shumë para. Nuk kishte rëndësi që një shumicë dërrmuese e votuesve demokratë e mbështeti vizionin e OAC-Tlaib-Omar për një Amerikë socialiste, përfshirë edhe Marrëveshjen e Re të Gjelbër me vlerë triliona dollarë.
Këto ishin vetëm disa nga provat e një ndryshimi revolucionar në Partinë Demokratike, që është duke u bërë Partia Socialiste. Tre demokratë të vjetër në Kongres humbën vendet e tyre nga kandidatët e ngjashëm me 3 kongresmenet e lartpërmendura.
Kongresmenia Lejsi Klej e Misurit, 20 vite në këtë post, humbi përballë Kori Bush, një udhëheqëse e lëvizjes ?Black Lives Matter?. Kongresmeni i Nju Jorkut, Eliot Engel, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, u mund nga një drejtori shkolle, progresisti Xhamal Bauman.
Kongresmeni Den Lipinski në Ilinois, një nga demokratët e paktë në Kongres kundër abortit, humbi përballë sfidantes së ekstremit të majtë Mari Njuman. Përpjekjet në bazë të Socialistëve Demokratë të Amerikës (DSA) dhe grupeve të ngjashme të krahut të majtë, po japin frytet e tyre.
Në Nju Jork, 5 kandidatë në mbarë vendin për Asamblenë e Përgjithshme, të cilët ishin miratuar nga DSA, fituan zgjedhjet paraprake. Ata garuan me platforma që përfshinin Marrëveshjen e re të Gjelbër, kujdesin shëndetësor me një pagues të vetëm, reformën në drejtësinë penale, strehimin për 70.000 të pastrehët e shtetit të Nju Jorkut, strehim të përballueshëm për të varfrit, taksa të reja për të pasurit me Uoll Stritin që duhet t?i paguajë të gjitha kostot.
Qëllimi i tyre, siç përcaktohet edhe në sloganet e fushatës, është ?të çojnë përpara vizionin e një bote socialiste?. Dhe socialistët e PD, gjetën mjaftueshëm votues në gjithë vendin. Në Filadelfia, socialisti Nikil Saval fitoi zgjedhjet paraprake në gjirin e demokratëve për senatin e shtetit.
Samer Li, gruaja e parë zezake që përfaqëson Pensilvaninë Jugperëndimore në senatin e shtetit, fitoi rizgjedhjen me 75 për qind të votave. Në zgjedhjet paraprake në Kaliforni, rezultatet zbuluan se 53 për qind e demokratëve e shohin socializmin ?në mënyrë të favorshme?.
Në Teksas, votuesit demokratë e miratuan socializmin me 56 për qind, një diferencë kjo prej 20 pikësh mbi kapitalizmin. Socialistët po tubohen rreth senatorit popullor Berni Sanders, që grumbulloi më shumë para se çdo kandidat tjetër për fushatën e këtij viti (rreth 200 milion dollarë), grumbulloi një ?ushtri? të madhe vullnetarësh, dhe fitoi zgjedhjet brenda-partiake në Ajoua, Nju Hempshajër dhe Nevada.
Por ai nuk ishte në gjendje të dominonte në Këshillin Kombëtar Demokrat, që u tubua rreth ish zv/presidentit Xho Bajden. Strategët socialistë po llogaritin se si mund të shtyjnë më në të majtë Partinë Demokratike. Kërt Ris argumenton tek revista ?Jacobin? se socialistët kanë nevojë për institucione më të forta në të majtë, veçanërisht për sindikata më luftarake.
Ris, që u angazhua në fushatën e Sanders, tregon se vetëm 3 sindikata të vogla e mbështetën senatorin. Ai gjithashtu pretendon se socialistët kanë nevojë për më shumë organizata aktiviste si DSA, Revolucioni Ynë dhe Lëvizja Lindja e Diellit, së bashku me media më të pavarura si ?Demokracy Now!? dhe ?Jacobin?.
Socialistët kanë nevojë për ?zgjedhje të luftës së klasave?, argumenton Ris, që t?i drejtojnë njerëzit kundër klasës sunduese dhe të fokusohen tek ?lakmia dhe korrupsioni i kapitalizmit”. Socialistët besojnë, thotë ai, se me krizat e shumta në ekonomi, qeveri dhe shëndetin publik, ka ardhur koha të kërkojmë ndërtimin e një bote ku ?të gjithë njerëzit të mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe liri?.
Alternativa Socialiste (DSA), ka bërë thirrje për formimin e një partie të re të majtë me ?një program të qartë socialist dhe një udhëheqje të testuar marksiste?. ?The Call?, një botim i ?Bread and Roses?, një grup marksist, ka deklaruar, duke i bërë jehonë Karl Marksit, se punëtorët amerikanë kanë nevojë për ?një parti të madhe të klasës punëtore?.
Lëvizja ?Sunrise?, një grup i majtë ambientalist i udhëhequr nga të rinjtë, thotë se një parti e punëtorëve nuk duhet të jetë një qëllim ?i menjëhershëm?. Por ata në ekstremin e majtë, mendojnë se një parti e punëtorëve është ?një synim i rëndësishëm strategjik për lëvizjen socialiste?.
Këta radikalë e shohin qartazi veten e tyre si pararoja e Revolucionit, ashtu si bolshevikët e vitit 1917 në Rusi, të përgatitur për të goditur kur të jetë pjekur momenti, për të rrëzuar një strukturë të dobësuar politike dhe ekonomike. Megjithëse janë relativisht të paktë në numër- DSA ka një anëtarësi prej rreth 70.000 njerëzish – ata janë shumë të përkushtuar ndaj kauzës së tyre.
Ata kanë ndihmuar në zgjedhjen e një numri kandidatësh në nivel kombëtar dhe lokal. Sipas sondazheve, gjendja shpirtërore e vendit është e favorshme për zgjidhje radikale të tilla si arsimi falas, kujdesi shëndetësor falas dhe Marrëveshja e Re e Gjelbër, që do të eleminonte naftën, qymyrin dhe gazin natyror si burime të energjisë.
Duke pasur parasysh triumfet elektorale që citova më lart, a jemi të sigurt se një Amerikë socialiste është realisht e pamundur, sidomos kur 70 për qind e brezit të ri thonë se do të votonte për një socialist? Ne nuk mund të varemi nga dikush tjetër për të reaguar. Ne duhet të hidhemi që tani në sulm, duke e shpërndarë të vërtetën në lidhje me socializmin dhe alternativën e sipërmarrjes së lirë.
Ne duhet ta theksojmë se socializmi nuk ka funksionuar kurrë askund, së fundmi as në Venezuelë dhe më herët as në Izrael, Indi dhe Britaninë e Madhe. Ne duhet të tregojmë gjithashtu se ai bazohet tek profecitë e dështuara të një ekonomisti mashtrues me emrin Karl Marks, që parashikoi dy shekuj më parë se kapitalizmi do të binte vetë, se socializmi do të thoshte fundi i pronës private dhe i bizneseve të vogla, nga të cilat tani ka 30 milionë të tilla vetëm në SHBA.
Për më tepër, ne duhet t?u shpjegojmë amerikanëve dhe gjithë të tjerëve se falë sipërmarrjes së lirë, 1 miliard njerëz dolën nga varfëria, dhe një klasë e re e mesme është formuar në të gjithë botën, se kapitalizmi dhe jo socializmi ka sjellë më shumë pasuri dhe më shumë liri për më shumë njerëz se çdo sistem tjetër ekonomik në histori.
Në dallim nga të drejtat e shkruara nga Tomas Xheferson në Deklaratën e Pavarësisë, këto fakte nuk janë të vetëkuptueshme. Ne duhet t?i paraqesim ato pa u lodhur dhe t’i mbrojmë pa pushim. Alternativa – humbja e vendit tonë përballë të ashtuquajturve socialistë demokratë – është e paimagjinueshme./Përshtatur nga CNA.al
Nga Jana Tsoneva “Al Jazeera”Më 2 shtator, protestat 2-mujor...
Në shumë raste në të dyja luftërat botërore, vetëm pamja e n...
Nga Sebastian Gorka “American Greatness”E mbani mend ISIS-in...
Nga Etienne Lefebvre “Les Echos”Ajo që ndodhi ishte një zbri...
Në kohën e këtij shkrimi, faqja “worldometer” e statistikave...
Deri më tani e dimë, që koronavirusi i ri sulmon jo vetëm mu...
Nga Lindsey Kennedy & Nathan Paul Southern “Foreign Policy”*...
Nga Steven W.Mosher “American Greatness”* Gazeta “The New Yo...
Ndërsa e gjejmë veten të zënë me rutinat tona të përditshme,...
11 shtatori 2001 është një pikë kthese në historinë e Amerik...
Nga Russell A.Berman “National Interest”Presidenti amerikan ...
Kur gjermanët rrethuan Leningradin (sot Shën Petersburg) më ...
Kampi më i madh i refugjatëve në ishullin grek Lesbos u dogj...
Në këto kohë pandemie, janë të shumta lajmet mbi njerëzit sh...
Miliona nxënës dhe studentë të universitetit janë rikthyer s...
Kur evropianët nisën të lundronin për herë të parë përtej Oq...
Në mbarë botën, mbi 1.5 miliardë fëmijë dhe të rinj u privua...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”* Vladimir Putin, është ...
Një studim i botuar së fundmi, vëren se hëna po “ndryshket”...
Ligjet që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës nga ana ...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...