LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Katastrofa e Morias, dhe politika hipokrite e BE-së mbi refugjatët

14 Shtator 2020, 06:35, Blog CNA
Katastrofa e Morias, dhe politika hipokrite e BE-së mbi refugjatët

?Der Spiegel?

* Shahrzadi ia doli. Ajo arriti t?u shpëtonte flakëve që e shndërruan Moria-n, kampin më të madh të refugjatëve në Evropë, në një djerrinë të shkrumbuars. Por tashmë ajo nuk di se ku të shkojë. Një 25-vjeçare e ndrojtur nga Afganistani dhe me tipare fizike të imëta, Shahrzad ishte ulur mbrëmjen e së mërkurës përpara kampit të djegur në ishullin grek të Lesbosit, bashkë me burrin dhe dy fëmijët e saj të vegjël.

?Ne nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ne tani?-thotë ajo. Ata kanë me vete dokumentet e identifikimit, por shumë pak gjëra të tjera. ?S?kemi asgjë për të ngrënë, vetëm pak ujë. Askush nuk na thotë asgjë?- shton ajo. Familja afgane ndodhej në Moria prej 8 muaj kur zjarri shpërtheu mbrëmjen e të martës së shkuar, teksa ata po flinin në kontejnerët e tyre në kamp.

?Ne u zgjuam menjëherë kur pamë flakët, dhe dëgjuam njerëzit të bërtisnin. Morëm fëmijët në krahë, dhe vrapuam në errësirë ??deri në kodër?-tregon më tej ajo. Ata i panë flakët me hidhërim. Sërish jeta e tyre po shpërbëhej në asgjë. ?Moria nuk ka qenë kurrë një vend i mirë?- thotë Shahrzad.

Në kampin e mbipopulluar jetohej plot mjerim dhe frikë. Por të paktën ata kishin një çati mbi kokë. Gati 13.000 njerëz mbetën papritur të pastrehë nga zjarri që ra në kamp, dhe kryeministri grek Kiriakos Micotaqis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Lesbos.

Qeveria e tij ka në plan t?i strehojë përkohësisht emigrantët në anijet e luftës ose anijet tregtare. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende me saktësi. Por qarkullojnë të gjitha llojet e teorive, nga të besueshmet deri tek ato absurdet. Disa thonë se zjarri ishte vënë nga radikalët e djathtë, të tjerët fajësuan vetë refugjatët, ndërsa të tjerë akoma janë të bindur se zjarri është shkaktuar nga Turqia si një mënyrë për të provokuar grekët.

Por të enjten, Ministria Greke e Politikës së Migracionit, njoftoi se zjarri ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga vetë azilkërkuesit, si një reagim ndaj masave të karantinës, për shkak të dhjetëra rasteve të identifikuara me koronavirus më kamp. Ndërkohë, është i padyshimtë është fakti që Moria nuk është e vetmja gjë që u rrënua nga zjarri.

Po e tillë është edhe politika evropiane e azilit. Bashkimi Evropian donte ta bënte kampian e Moria-s si një model. Sipas kësaj praktike, kërkesat për azil duhej të përpunoheshin brenda vetëm disa javësh në ?vatrat e nxehta? të vendosura në disa ishuj grekë.

Ata që do të njiheshin zyrtarisht si refugjatë, do të shpërndaheshin më pas në vendet e tjera anëtare të BE-së, ndërsa ata që do u refuzohej aplikimi për azil do të ktheheshin sërish në Turqi. Ky ishte në parim thelbi i marrëveshjes që Brukseli arriti me Ankaranë në vitin 2016. Por pak nga pikat e kësaj marrëveshje janë zbatuar.

Në vend të përpunimit me shpejtësi të kërkesave për azil, zyrtarët grekë i kanë mbajtur për periudha të gjata azilkërkuesit në Lesbos dhe ishuj e tjerë të Egjeut, në disa raste edhe me vite të tëra. Shumë pak refugjatë janë rikthyer mbrapsht në Turqi, por vështirë se ndonjë është lejuar të udhëtojë drejt Evropës Veriore.

BE-ja e sheh veten jo vetëm si një fuqi ekonomike dhe politike, por edhe si një fuqi morale. Por në Lesbos, blloku ka humbur gjithçka që mund të ketë mbetur nga autoriteti i tij moral. Një shëtitje nëpër Moria para rënies zjarrit, zbulonte një nga vendet më të pista dhe më të rrezikshme në të gjithë Evropën.

Njerëzit këtu jetonin ngjeshur njëri pas tjetrit, me mbeturinat e kalbëzuara të shpërndara thuajse kudo, dhe me përrenjtë e bllokuar nga malet me mbetje plastike. Këshilltari politik me qendër në Berlin, Gerald Knaus e kishte cilësuar kampin si një ?Guantanamo të refugjatëve?.

Midis korrikut dhe fundit të shtatorit 2019, më shumë se 25.000 refugjatë arritën në ishujt grekë. Moria vazhdoi të shtohej me refugjatë, në fillim në 10.000, dhe në mars të këtij viti thuajse 20.000 njerëz. Infrastruktura e kampit, e kishte të pamundur të menaxhonte kaq shumë njerëz.

Uji mungonte për orë të tëra, energjia elektrike po ashtu, duke nxitur disa azilkërkues të ndërhynin vetë në rrjet. Psikologët raportonin se fëmijët zgjoheshin natën duke bërtitur, dhe duke ikur nga çadrat e tyre në panik, ose duke prerë veten me thikë, në përpjekje për t?u vetëvrarë.

Nga ana tjetër edhe banorëve të Lesbosit, u kishte sosur durimi me përdorimin e ishullit të tyre si një bazë për azilkërkuesit nga e gjithë bota. Ata kundërshtuan me forcë ndërtimin e një kampi të ri në veri të ishullit në fillim të këtij viti.

Situata për grekët u vështirësua edhe nga fakti, që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nisi të respektonte gjithnjë e më pak marrëveshjen e tij me BE-në mbi refugjatët. Athina dhe Ankaraja, i kanë rritur shumë tensionet midis tyre javët e fundit, ndërsa konflikti i tyre mbi qasjen në burimet natyrore është intensifikuar akoma më tej.

Njerëzit pranë Micotaqis, janë të shqetësuar se Erdogani mund t?i dërgojë emigrantët sërish drejt Greqisë, për ta vënë Athinën nën presion, ashtu siç bëri edhe në pranverë. Ndërkohë edhe Evropa në tërësi, është larg sa kurrë më parë zbatimit të një politike koherente mbi refugjatët.

Disa shtete si Luksemburgu, besojnë se pas katastrofës në Moria, Bashkimi Evrppian nuk mund të vazhdojë si më parë, ndaj po kërkojnë që vendet anëtare të pranojnë azilkërkuesit që ndodhen aktualisht në Greqi.

Por vende të tjera, si Austria, po vazhdojnë t?i refuzojnë me forcë propozime të tilla. ?Evropa do të mbetet e sëmurë, për sa kohë nuk gjen një rrugëdalje për krizën e refugjatëve?- u shpreh për ?Der Spiegel? Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn.

Marrë me shkurtime./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga