LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kampionati nuk ka ndërmend të fillojë, Partizani largohet sërish jashtë Shqipërisë

14 Shtator 2020, 11:29, Sport CNA
Kampionati nuk ka ndërmend të fillojë, Partizani largohet

Mesa duket fillimi i Kategorisë Superiore është ende larg, për shkak të bojkotit që është duke u bërë nga klubet, të cilat kërkojnë nga qeveria plotësimin e 4 kërkesave.

Këtë e konfirmon edhe një veprim i klubit të Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare, se skuadra është larguar nga Shqipëria dhe është nisur ditën e sotme drejt Ohrit në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e klubit thuhet se skuadra do të zhvillojë aty disa ditë përgatitjet, kjo falë kushteve dhe temperaturave optimale që ofron qyteti liqenor.

Ky veprim i skuadrës kryeqytetase tregon edhe njëherë se fillimi i kampionatit duket ende larg dhe nuk kanë ndërmend të rikthehen në fushë nëse qeveria nuk plotëson kërkesat.

Lajmet e fundit nga