LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jozefina Topalli zbulon përplasjet në 2017-ën/ Pse e hoqi Basha nga listat

14 Shtator 2020, 17:20, Politikë CNA
Jozefina Topalli zbulon përplasjet në 2017-ën/ Pse e hoqi Basha

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka zbuluar përplasjet me kryetarin e Republikës së Re Lulzim Basha në vitin 2017.

Topalli tregoi se me Bashën ishin përplasur për hyrjen e zgjedhje që asokohe kreu i opozitës e kundërshtonte.

Ajo tha në emisionin ?Hard Talk? se kishte kundërshtuar Bashën për këtë çështje. Topalli la të kuptohej se kjo ishte një ndër përplasjet që më pas u pasua nga heqja e emrit të saj nga listat e Partisë Demokratike, ndonëse ishte një nga figurat ikonnë të kësaj partie.

?Në 2017 kur Basha nuk pranonte të hynte në zgjedhje, unë nuk bija dakord me të. Kur mendoja se mund të isha sërish deputete, dhe nuk është se s?kam pasur dëshirë për të qenë, dua të jem e ndershme për një gjë të tillë, kam pasur një dilemë të madhe. Do shkoj unë të kërkoj votën e qytetarëve, po çfarë do iu them? Se nëse vitet e tjera shkoja, i dëgjoja, e merrja mesazhin, unë kisha besim që me lidershipin e kohës së mëparshme kur thoshte po, po; kur thoshte jo, jo! Dhe e dija, kishte pika reference, ndërsa në rastin pas 2013 nuk kishim më asnjë pikë reference. Ishte një dilemë e madhe sepse ndihesha sikur do i bëja keq njerëzve që më besonin mua sepse nuk e dija a do isha në gjendje të ktheja besimin. Unë nuk besoj, është çështje besimi?, theksoi Topalli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga