Connect with Us

“I doni apo nuk i doni…”/ Gjiknuri nuk bën pas për ndryshimet kushtetuese

Politikë

“I doni apo nuk i doni…”/ Gjiknuri nuk bën pas për ndryshimet kushtetuese

Publikuar

-

“I doni apo nuk i doni…”/ Gjiknuri nuk bën pas për dryshimet kushtetuese

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri është shprehur prerë sa i përket implementimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Mësohet se Gjiknuri  i ka bërë të qartë Opozitës së Bashkuar se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi, dhe se tashmë mbetet detyrimi që të reflektohen në Kodin Zgjedhor.

‘’Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çeshtje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin pqr ta reflektuar nq Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të Premten t sillni propozimet tuaja për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohe. Duhet ti japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të pergatisin zgjedhjet”, mësohet të ketë thënë Gjiknuri./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Emrat-Skandali me nënshtetësinë/ Meta paraqiti si ‘heronj’ 382 zyrtarë e biznesmenë të dënuar e akuzuar për vrasje, mashtrime, vjedhje dhe falsifikime

Publikuar

-

Nga

Nga Adriatik Doçi*

Thellohet skandali i dhënies së 382 nënshtetësisë shqiptare të huajve nga Ilir Meta, duke kompromentuar rëndë institucionin e Presidencës dhe shndërruar atë në fabrikë qokash, paligjshmërie dhe interesash të dyshimta. Sot presidenca e ka reaguar kundër investigimi të Shqiptarja.com që dje e ka botuar listën e plotë me emrat, duke sulmuar gazetarë dhe duke i paraqitur përfituesit e nënshtetësisë me procedura të veçanta si ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë”.

Në fakt një pjesë e personazheve që janë pajisur me nënshtetësi shqiptare nga Ilir Meta pa plotësuar kushtet ligjor, por me justifikimin e interesit kombëtar dhe ‘meritave të veçanta’, janë pjesë e kupolës së krimit, korrupsionit politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës.

Këta persona me dosje duket se nuk e kanë pasur aspak të vështirë të vinin në lëvizje Ilir Metën, për të marrë në pak ditë nënshtetësinë shqiptare, duke anashkaluar kushtet ligjore dhe procedurat që normalisht zgjasin rreth një vit. Meta i ka dhënë nënshtetësinë në emër të ”interesit kombëtar” pa kryer verifikime rreth të kaluarës së tyre siç e parashikon ligji për shtetësinë në pikën 6 të nenit 9 shumë njerëzve që tani, pavarësisht nga kaluara e tyre, kanë fituar të drejtën të lëvizin pa viza në të gjithë vendet SHENGEN të Bashkimi Evropian.

Një nga ”aset kombëtare” që Ilir Meta e ka shpërblyer me nënshtetësi i është për shembull Arsim Ramadanit, zyrtar i Telekomit në Kosovë, i njohur për drejtësinë, pasi së bashku me vëllain e tij Burim Ramadanin e Arben Kiçinën kanë qenë të dënuar me formë të prerë për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata ishin shpallur fajtor, por u falën me një dekret shumë të përfolur të presidentit Hashim Thaçi. Një tjetër ”aset i kombi” i vlerësuar nga Ilir Meta është Fatmir Matoshit, ish-ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, gruaja e të cilit u shfaq në një video me një tufë eurosh në dorë. Ai tha se 150 mijë euro i ishin gjendur rastësisht gruas së tij në dorë dhe se paratë ishin pjesë e një loje mes miqsh. Pjesë e listës është edhe biznesmeni Kujtim Bucaliu, i dënuar nga me 4 vjet burg si dhe 15 mijë euro gjobë për mashtrimin e Komunës së Prishtinës sa i takon furnizimit me naftë. Shtetësinë e ka marrë edhe Ibrahim Bucaliu, biznesmen i hidrokarbureve, i akuzuar për ndotje dhe mashtrim ndaj blerësve me kompanitë e tij.

Në emër të interesit kombëtar, Meta i ka dhënë shtetësinë pa plotësuar kriteret Bekim Xhoni, një hetues i akuzuar për manipulim provash, për t’i faturuar një të pafajshmi një vrasje në tentativë. Në listën prej 382 emrash rezulton edhe Haki Shatri, ish-ministër Financash, i hetuar për keqpërdorim të parasë publike dhe korrupsion, Elmi Reçica i akuzuar nga prokuroria për deklarim të rremë të pasurisë si deputet si dhe Dukagjin Kryeziu i dënua me 4 muaj burg për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor. Lista vijon me ish drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajt, i përfolur për shumë skandale në Prishtinë, ndërsa vëllai i tij është arrestuar për vjedhje.

LEXO EDHE:  Pasi i vritet shoferi/ Kryeministri merr në mbrojtje Xhafajn

LEXO EDHE:  Thirrja urgjente/ Akuza të rënda Prelës dhe Markut

Pa plotësuar kushtet e ka marrë shtetësinë shqiptare edhe Fitim Sadiku, i përfshirë në skandalin e përleshjeve me grushte e shkelma brenda Ministrisë së Jashtme, në të cilën shërbente si sekretar i përgjithshëm. Në emër të interesit kombëtar, Meta u ka dhënë shtetësinë kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i dënuar me 9 muaj burg për kërcënim me vdekje të një personi, biznesmenin Ekrem Lluka i përmendur në aferën ‘Telekom’ në Kosovë si dhe Burim dhe Besnik Barakut të akuzuar nga prokuroria për sulm fizik ndaj Besim Sylejmanit në Prishtinë.

Në të njëjtën formës ka marrë shtetësinë shqiptare me firmën e Ilir Metës edhe Besnik Mustafa, djali i Isa Mustafës, i akuzuar nga Prokuroria e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Në listë është edhe Rrustem Berisha, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i akuzuar nga Prokuroria për mashtrim me listat të veteranëve të luftës, duke dëmtuar me 68 milionë euro buxhetin e shtetit të Kosovës. Me firmën e Metës dhe pa paplotësuar kushtet shtetësinë e shqiptare e ka marrë edhe Shpejtim Bulliqi, ish-deputet i akuzuar dhe kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, i akuzuar se uzurpuar 985 metra katrorë tokë publike si dhe biznesmeni Valon Lluka, i akuzuar për përfitimin e një prone në Gjakovë me vlerë 2 milionë euro, në konflikt interesi. Meta i ka dhënë shtetësinë, duke anashkaluar gjithë procedurën e zakonshme, gjithmonë në emër të interesit kombëtar edhe nuses së djalit të Ylli Ndroqit Mariam (Mayram) Semen Ndroqi (Akopian/Arzumanyan).

Pjesa tjetër janë këngëtarë dasmash,  diskotekash, futbollistë, zyrtarë federatës së futbollit dhe sporteve të tjera, zyrtarë ministrish etj., që të gjithë të pajisur me nënshtetësi nga Ilir Meta në shkelje të ligjit, por në emër të interesit kombëtar dhe që sot vetë presidenca paraqitet në publiku si ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur”. Pothuajse asnjë prej tyre sot nuk banon në Shqipëri, por e kanë marrë nënshtetësinë thjeshtë për të siguruar një pasaportë shqiptare, me qëllim për të lëvizur pa viza në zonën Shengen. Janë qoka personale apo politike që presidenti Ilir Meta duhet të justifikojë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tedi Blushi ironizon keq Ballën/ Tao Tao, mos shërbe si fustan gruaje, nxirre në përballje Buburrecin

Publikuar

-

Nga

Tedi Blushi ironizon keq Ballën/ Tao Tao, mos shërbe si fustan gruaje, nxirre në përballje Buburrecin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi sjelljen e presidentit Ilir Meta është një akt i turpshëm, pasi pretendon se po “heq” kostumin e presidentit dhe po kthehet në një anëtar dhe kryetar partie.

Për këtë deklaratë ka reaguar pak më paë zëdhënësi i presidnetit Tedi Blushi, i cili ironizon numrin 2 të PS-së dhe i thotë të mos shërbejë si fustan gruaje.

“Tao Tao, të paktën mos shërbe si fustan gruaje, poshtë të cilit fshihet nga frika Buburreci Trendi.

Mos u spiropalizo edhe ti! Nxirre në Përballje Buburrecin. A thotë Buburreci yt se Presidenti takohet skutave me kriminelë?

Nxirre pra të faktojë para tërë shqiptarëve se cilin kriminel ka takuar Presidenti? Dil edhe ti si përforcues e zhurmues bashkë me të! Presidenti është i të gjithë shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Nga Enton Abilekaj/Prapë e gënjeu Metën ky?

LEXO EDHE:  Pasi i vritet shoferi/ Kryeministri merr në mbrojtje Xhafajn

E harrove 2 Marsin?

Jam i sigurt se edhe ti do vish me vrap te Presidenti në 26 prill të bësh autokritikë e të punosh për çeljen e negociatave. Të gjithë shqiptarët mezi presin çeljen e negociatave që ju i bllokoni me pabesinë ndaj 5 Qershorit. Ora e Përballjes po afron!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla i hakërrehet Metës/ Dëshiron t’i bëjë dëm PS-së

Publikuar

-

Nga

Balla i hakërrehet Metës/ Dëshiron t'i bëjë dëm PS-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sulmuar presidentin Ilir Meta për deklaratata e bëra gjatë ditëve të fundit.

Balla tha në Report Tv se sjellja e Metës është një akt i turpshëm, pasi pretendon se po “heq” kostumin e presidentit dhe po kthehet në një anëtar dhe kryetar partie.

“Ilir Meta ka gjithë jetën që dëshiron t’i bëjë dëm PS, ai e ka ndarë rrugën e vetë me PS, pas 16 vite më parë dhe se ç’kusure i ka PS dhe Shqipëria i kemi thënë  shpesh herë. Mesa di unë ai vijon të jetë president dhe për aq kohë sa është i tillë ai nuk lejohet të jetë anëtar i një subjekti politik dhe nuk mund të marrë pjesë në tubime, dhe ky këtë e ka bërë që ditën e parë. Ku ka bërë një akt të turpshëm duke marrë pjesë në tubim”, tha Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE