Connect with Us

I çojnë fëmijët në shkolla private/ Klodian Tomorri “vë me shpatulla pas muri” deputetët

Politikë

I çojnë fëmijët në shkolla private/ Klodian Tomorri “vë me shpatulla pas muri” deputetët

Publikuar

-

Nga Klodian Tomorri/ “Një pastruese pastron tre shtepi dhe paguhet nga 100 euro secila, ndërsa Qeveria..”

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër lidhur me faktin se deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private dhe jo në ato publike.

Tomorri kërkon që të vihet një nen në Kushtetutë që të mos i lejojë deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave t’i shkollojnë fëmijët e tyre në shkolla private apo t’i kurojnë familjarët në spitale private dhe jashtë vendit.

Gazetari thekson se kaq mjafton që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës/ Ironizon ministri serb: Nuk ka fytyrë, e kujtojmë për çorapet e shqyera

“A mund të vëmë dot në Kushtetutë një nen me vetëm 2 pika?

a-Anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe deputetët e Kuvendit janë të detyruar që familjarët e tyre t’i shkollojnë në shkollat publike.

b-Anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe deputetët e Kuvendit janë të detyruar që familjarët e tyre t’i kurojnë në spitalet publike, përveçse në rastet kur shërbimi nuk ofrohet brenda vendit.

Me kaq Shqipëria bëhet një vend shumë më i mirë”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës/ Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura naftëtarëve

Publikuar

-

Nga

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës/ Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura naftëtarëve

Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama.

Ata këkrojn nga kryeministrit që të ndërhyjë sa më parë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

“Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme. Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!” – shkruan sindikata e naftëtarëve në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta uron 75-vjetorin e themelimit të OKB/ “Gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh”

Publikuar

-

Nga

Meta uron 75-vjetorin e themelimit të OKB/ “Gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për 75-vjetorin e themelimit të OKB.

Ndërsa uron përvjetorin, Meta shkruan se Shqipëria beson që Kosova është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon, ndaj anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara do sillte ndryshim për bashkësinë ndërkombëtare.

“Në këtë jubile të rëndësishëm, të 75-vjetorit të themelimit të OKB, që përkon me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të, besojmë thellësisht se Kombet e Bashkuara, mbeten ende gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë.

Shqipëri ka përqafuar dhe ka zbatuar parimet e Kartës së OKB-së dhe ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë, sepse besojmë fort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale.

Në këtë 75-vjetor të Organizatës sonë, shprehim mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga OKB, që provoi edhe në këtë vit fatkeqësish natyrore për vendin tonë, se ishte një partnere e vërtetë, veçanërisht me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik dhe përballimit të COVID-19.

LEXO EDHE:  9 libra që do të ndryshojnë përgjithmonë mënyrën se si mendoni!

LEXO EDHE:  Skandali i inceneratorëve/ Alibeaj: Ja përse u duk sikur kishim lënë në hije denoncimin e aferës

Duke uruar, në këtë përvjetor, një të ardhme sa më të ndritur për Organizatën tonë dhe të gjitha vendet e saj anëtare, do të dëshiroja të riafirmoja dhe një herë mbështetjen e përkushtuar të Shqipërisë për një rend të mirëbazuar në rregulla, të reformuar dhe ripërtërirë, me Organizatën e Kombeve e Bashkuara në qendër të tij.

Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Endira Bushati sulmon mediat/ Po ushtroni dhunë qeveritare non stop

Publikuar

-

Nga

Endira Bushati sulmon mediat/ Po ushtroni dhunë qeveritare non stop

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati,  ka sulmuar ashpër mediat që transmetojnë çdo dalje të kryeministrit Edi Rama.

Bushati pretendon se mediat po ushtrojnë dhunë qeveritare non stop, ndaj shtron edhe disa pyetje.

Ajo kërkon të dijë nëse AMA po i monitoron televizionet, ndërsa i kujton mediave ligjin.

Ç’është kjo dhunë mediatike qeveritare non stop… E kuptoj dhe unë që s’ndjek televizion, nga ato pak sekonda që duhet ta kthej televizorin në netflix…

A i monitoron kush këto televizione që lidhen orë të tëra me biseda propagandistike qeveritare disa orëshe? A paguhen para për këto lidhje? Sa? Si? Në të bardhë apo të zezë?

Po AMA? Po Ligji i medias? Ah… ligji…”, shkruan Bushati në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE