LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapja e shkollave/ Balla: Opozita “rrugore” që shfrytëzon situatën për të bërë politikë

14 Shtator 2020, 11:42, Aktualitet CNA
Hapja e shkollave/ Balla: Opozita “rrugore” që shfrytëzon

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla  ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për rihapjen e shkollave.

I pranishëm në shkollën ?Jorgji Dilo?  në Elbasan, Balla ka folur lidhur me akuzat e opozitës dhe thekson se vetë opozita po shfrytëzon këtë situatë të vështirë për qëllime politike.

Sipas tij është skandaloze dhe mungesë intelekti që të bësh politike me shkollat.  Gjithashtu u ka bërë apel  prindërve që të plotësojnë formularin për gjendjen shëndetësore të familjes.

?I bëj thirrje çdo prindi që të plotësojë me kujdes një formular që është shpërndarë për të raportuar rastet e detektuara me temperaturë apo të supozuara për COVID-19 në familje, sepse kjo na ndihmon për të parandaluar çdo lloj të përhapjes së pandemisë apo kthimin e shkollave në vatra  të pandemisë. Nga ana e bashkisë kujdesi për higjienën do të vazhdojë dhe ne jemi këtu për të mbështetur.

Kam parë sot përsëri një pjesë të opozitës rrugore që shfrytëzon këtë situatë të vështirë për të bërë politikë. Ne jemi këtu për të dëshmuar solidaritet dhe atë që ka më shumë nevojë arsimi që të jemi të gjithë bashkë për ta mbështetur dhe për tu përkujdesur që ky vit shkollor të mbarojë në fund të mbarimit të viti shkollor.

Bashkë me bashkinë do të sigurojmë për çdo shkollë mbështetje me maska apo mjete të tjera mbrojtëse dhe janë bërë. Padyshim një maskë nuk mund të mbahet për një kohë të gjatë dhe ky është një proces që do të vazhdojë. Të jeni të sigurt që kujdesi do të vazhdojë për çdo moment.

Të bësh politikë me pandeminë është të kesh mungesë të theksuar të intelektit minimal për të kuptuar se çfarë ka nevojë Shqipëria sot?, theksoi Balla.

Lajmet e fundit nga