Connect with Us

Hap i rëndësishëm në karrierë, Rashica shumë pranë transferimit te…

Sport

Hap i rëndësishëm në karrierë, Rashica shumë pranë transferimit te…

Publikuar

-

Milot Rashica duket se do ta vazhdoj karrierën e tij në një nga kampionatet më të fortë në botë, Premier League. Zyrtari i Verder Bremen, Klemens Fritz ka konfirmua se kanë pasur kontakte me klubin e Aston Vilës, edhe sipas tij ende nuk ka asgjë konkrete.

“Mund ta konfirmoj që kemi qenë në kontakt me Aston Vilën. Por, ende nuk ka asgjë konkrete. Ka disa kërkesa për të dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me menaxherin e tij”, u shpreh Fritz. Për kartonin e 24-vjeçarit, gjermanët këmbëngulin te shifra e 20 milionë eurove, ndërsa sipas raportimeve të ndryshme, Aston Vila është e gatshme të shpenzoj deri në 18 milionë.

Megjithatë, palët duken më pranë se kurrë, edhe pse nga Gjermania shprehen se Rashica do të preferonte një transferim te Lajpcig, që së fundmi nuk ka shfaqur interesin e mëparshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Do tentojnë t’i thyejnë kaviljet”, Maradona këshillon Mbappe-në

Publikuar

-

Nga

Diego Maradona ka një këshillë për Kylian Mbappe. Legjenda argjentinase feston 60-vjetorin e lindjes ditën e premte dhe është ndalur te ylli francez i PSG-së në prononcimin e dhënë për Football France.

“Kylian është një futbollist fantastik, por është akoma shumë i ri. Është e nevojshme të luajë sa më shumë dhe të konkurrojë në kompeticione të ndryshme për t’u rritur. Ai duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë mbrojtësve që do të tentojnë t’i masakrojnë kaviljen.

Kjo është një temë që e njoh mirë, pasi kam pësuar shumë herë ndërhyrje të frikshme gjatë karrierës time“, deklaron Diego Maradona, trajneri i Gimnasia La Plata prej shtatorit të vitit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kategoria e Parë starton të shtunë, situata kaotike e Luftëtarit krijon shumë dyshime

Publikuar

-

Nga

Sot u dha lajmi i nisjes së Kategorisë së Parë, e cila për shkaqe të ndryshme ende nuk kishte nisur deri tani. Në fundjavë do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së Parë të ligës së dytë për nga rëndësia në vend. Përveç ndeshjes mes Lushnjës dhe Besës, të gjitha sfidat e tjera në të dy grupet do të luhen ditën e shtunë.

Në grupin A Besëlidhja pret debutuesit e Vorës. Veleçiku udhëton për të sfiduar Burrelin në shtëpi, ndërsa Korabi luan ndaj Orikut në Dibër. Ndeshja tjetër e grupit A është ajo mes Erzenit dhe Dinamos në Shijak, me kryeqytetasit, që vijnë me shumë pretendime këtë sezon.

Në grupin B të shtunën Elbasani pret Egnatian dhe Flamurtari pret Turbinën. Luhet edhe ndeshja mes Pogradecit dhe Luftëtarit, por këtu ka shumë të panjohura. Skuadrës gjirokastrite i janë larguar thuajse të gjithë lojtarët e skuadrës së parë dhe mbetet të shihet se me çfarë ekipi do të paraqitet. Të gjitha sfidat janë parashikuar të luhen në orën 14:00. /vipsport.al/

Kategoria e Parë, Java 1

Grupi A

E shtunë, ora 14:00

Besëlidhja – Vora
Burreli – Veleçiku
Korabi – Oriku
Erzeni – Dinamo

Grupi B

E shtunë, ora 14:00

Elbasani – Egnatia
Pogradeci – Luftëtari
Flamurtari- Turbina

E diel, ora 14:00

Lushnja – Besa

LEXO TE PLOTE

Sport

Devolli debuton me fitore, Ballkani përmbysje për “infarkt”. Nuk fal as Gjilani

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur 3 ndeshjet e Ipko-Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 9-të në këtë kampionat.

Kryendeshja e javës, mes Ballkanit dhe Prishtinës është mbyllur në barazim, ka përfunduar me fitoren e skuadrës nga Suhareka, e cila ka triumfuar me një përmbysje për infarkt. Ishin kryeqytetasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të ish-sulmuesit të Skënderbeut, Oto Xhon, i cili shënoi në minutën e 34’.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Ballkanin, që përmbysi gjithçka në minutat e fundit. Mevlan Zeka me një dopietë në minutat 88’ dhe 95’, i dha një fitore të madhe Balkanit, që vazhdon në krye të renditjes me 22 pikë.

Bledar Devolli ka debutuar me fitore te skuadra e Drenicës, të cilët kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Trepça ’89. Ndërkohë fitore ka korrur edhe Gjilani, që mposhti 1-0 Besën e Pejës, ku të besuarit e Mezanit triumfuan falë një autogoli nga Mateus në minutën e 45’.

Renditja:

 

LEXO TE PLOTE