Connect with Us

Foto-“Perla” e radhës/ Kreu i Republikës së re kapet “mat”

Politikë

Foto-“Perla” e radhës/ Kreu i Republikës së re kapet “mat”

Publikuar

-

Ish-kreu i PD-së ironizon Bashën/ Stambolli digjet, republikasi krihet

Një ditë më parë, kreu i Republikës së re, Lulzim Basha drejtoi një mesazh ku uronte nxënësit, prindërit dhe mësuesit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Gjithashtu Basha, i jepte “ultimatum” qeverisë, që të garantonte sigurinë e mësuesve dhe nxënësve, ndërsa theksonte se refuzimi i qeverisë për të testuar mësuesit e bën edhe më shqetësues dhe të paqartë për të gjithë ne nisjen e vitit të ri shkollor. (Lexo këtu)

Në fakt Basha ka të drejtë, është detyrë e opozitës të kundërshtojë qeverinë, të japë edhe ide, për një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Basha: Negociatat po vijojnë

Por, në postimin e Bashës, bie në sy edhe një detaj.

Fotoja që i ka bashkëngjitur postimit, pretendohet se është një mësuese, e cila ka vënë maskë.

Por, nëse do ta shikonim me pak vëmendje, kuptohet lehtësisht se personi në foto nuk ka maskë, por maska i është montuar.

Mesa duket kunatit nuk i ka dalë koha të gjejë një person dhe ti vërë maskë, por ia kanë montuar maskën në fytyrë.

Një tjetër kjo nga “perlat” që dalin nga Republika e re./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hajdut dhe gënjeshtar dy metra nuk ka”/ Rama e pranon: Inceneratori i Fierit nuk punon

Publikuar

-

Nga

“Hajdut dhe gënjeshtar dy metra nuk ka”/ Rama e pranon: Inceneratori i Fierit nuk punon

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se inceneratori i Fierit nuk punon ndërsa ka sqaruar se nuk ka mbaruar akoma investimi.

Rama u shpreh se puna në inceneratorin e Fierit do të fillojë në dhjetor, pasi u ndërpre për shkak të protestave dhe votimeve.

“Nuk ka mbaruar investimi, por në dhjetor do të vini të shikoni që do fillojë puna. Fieri përfundon në dhjetor, në Fier ka pasur një vit e gjysmë vonesë për shkak të palës tonë sepse ishin protestat, ishin votimet. Po ashtu edhe Elbasani, ka prodhuar energji që prej vitit 2017. E përdor për nevojat e veta energjinë, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autriteti rregullator nuk i jep çmimin dhe energjia e përfituar është në sahat. Unë nuk gënjej, them vetëm të vërteta. Hajdut dy metra dhe gënjeshtar dy metra nuk ka, ta harrosh!”, tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po banalizohet shteti”/ Analisti “shpërthen” ndaj Metës: Ka kaluar çdo kufi të mundshëm

Publikuar

-

Nga

“Po banalizohet shteti”/ Analisti “shpërthen” ndaj Metës: Ka kaluar çdo kufi të mundshëm

Analisti Skënder Minxhozi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Real Story” ku ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Minxhoizi theksoi se kjo është një betejë që po banalizon shtetin, duke shtuar se të dy politikanët janë vërsulur ndaj njëri-tjetrit në mënyrë të ulët.

“Shqipëria po na mëson me lloj-lloj luftërash. Kjo luftë është shumë e ftohtë. Berisha – meta është aleanca më e gjatë në 30 vjet demokraci.  Berisha dhe Meta kanë qenë miq e aleatë për shumë kohë. Mendoj se për përplasjen Rama – Meta, së pari po banalizohet shteti.

LEXO EDHE:  Raporti i EuCham “shuplakë” qeverisë/ Rama, fajtor për krizën ekonomike

LEXO EDHE:  Reforma- Ftesa e Metës për Bashën/ Tabaku: LSI ka vetëm 20 deputetë

Kryeministri është politik dhe partiak. Presidenti është politik, por jo partiak. Pozicioni i Metës në këtë betejë është më i rrezikshëm. Presidenti është institucioni që duhet të jetë i pavarur e nuk mund t’i thotë njërës palë se je bandë terroriste. Presidenti Meta ka kaluar çdo kufi të mundshëm. Të dy liderët kanë humbur protokollet”, tha Minxhozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha rrotë k***”/ Rama flet për deklaratën që bëri bujë: E kam thënë…

Publikuar

-

Nga

“Berisha rrotë k***”/ Rama flet për deklaratën që bëri bujë: E kam thënë…

Në vitin 2014 bëri bujë deklarata e kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e shqipërisë, ku i tha ish-kryeministrit Sali Berisha “rrrotë k***”.

Kjo shprehje i është përmendur sërish mbrëmjen e sotme kreut të qeverisë në emisionin “Opinion”, pasi tha se fjalori i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet t’i vendosin pullë të kuqe për fjalorin që përdor.

Rama u mundua të justifikohej se deklarata e bërë nga ai në vitin 2014 nuk ishte deklaratë e shprehur me zë, por pretendon se atë ia kanë nxjerrë nga goja gazetarët dhe e kanë vënë si titull lajmesh.

LEXO EDHE:  Policia do të tentojë të mësyjë mbi banorët/ Basha niset tek Unaza e Re

LEXO EDHE:  Priten dëshmi tronditëse/ Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?

Kryeministri tha se në atë moment ai ka pasur një shfryrje me veten që nuk e ka shprehur në publik.

“Atë shpehje unë e thashë me zë të ulët dhe me veten time. Ajo nuk ishte për t’ja thënë as Sali Berishës por ishte një shfryrje e imja me veten time dhe ti (i drejtohet Armand Shkullakut) e more nga goja ime dhe e nxorre atje. Të gjithë kemi momente shfryrje me veten”, u shpreh ai./ CNA.al

Rama anashkalon skandalin e inceneratorëve/ Vendosini pullë të kuqe Bashës

LEXO TE PLOTE