Connect with Us

Formacioni, ja skuadra që do rreshtojë në fushë Gega ndaj Wolfsburgut

Sport

Formacioni, ja skuadra që do rreshtojë në fushë Gega ndaj Wolfsburgut

Publikuar

-

Kukësi ka zgjedhur Elbasanin për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes së Ligës së Europës me Volfsburgun, që do të luhet të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Trajneri Skënder Gega preferon që ta stërvisë skuadrën në një fushë me bar natyral, ndaj dhe drejtuesit i kanë krijuar kushte në kompleksin e akademisë “Bajrami”, aty ku verilindorët janë shpërngulur prej disa ditësh. Situata në kampin kuksian duket e qetë dhe optimiste, ndonëse ajo që e shqetëson më shumë Gegën është pikërisht gjendja e mesfushorit Eduart Rroca.

Dëmtimi në miqësoren ndaj Bylisit ka lënë pasoja jo të vogla, pasi 27-vjeçari rrezikon seriozisht ndeshjen me Volfsburgun. Në stërvitjen e djeshme mesfushori kreu vetëm vrapime përreth fushës, me shpresën që të rikuperohet në kohë për sfidën me gjermanët. Gjithashtu, Rroca shpreson që të jetë gati për t’u bashkuar sa më parë me ekipin e ri në kampionatin turk. Ndonëse ende nuk bëhet i ditur nga klubi kuksian, largimi i tij pas Kupave të Europës është çështje thuajse e mbyllur.

TITULLARËT

Edhe pse testi ndaj Bylisit nuk shkoi ashtu si duhet, ku loja u ndërpre pas vetëm 50 minutash për shkak të incidenteve në fushë, trajneri Gega nuk preferoi një miqësore tjetër. Në këto kushte, ai zhvilloi një test brenda grupit. Kjo, edhe për faktin se i druhet ndonjë dëmtimi në prag të sfidës së 17 shtatorit. Për të plotësuar numrin e lojtarëve, trajneri grumbulloi edhe tre futbollistë nga ekipi U-21, pikërisht Osma, Karaj dhe Hallaçi, të cilët iu bashkuan ekipit në testin brenda grupit. Dyshimet më të mëdha lidhen me titullarët që tekniku i Kukësit do të hedhë në fushë ndaj Volfsburgut.

Duke parë diferencat e mëdha me kundërshtarin, pritet një ekip që më së shumti të mbrojë. Mjafton të thuhet që dy mbrojtësit e krahut, Maliqi dhe Musta, mund të luajnë si mesfushorë krahu, me synimin për të blinduar krahët dhe mos u lënë shumë mundësi gjermanëve që të sulmojnë.

Për momentin Xhika duket i sigurt në portë, ndërsa para tij, në mbrojtjen me 4 do të luajë Lulaj në të djathtë, Obanor me Horiç në qendër dhe blerja më e fundit, Demiri, në të majtë. Në mesin e fushës, përveç Mustës dhe Maliqit nga krahët, Telushi, Musolli dhe Limaj do të formojnë “digën” në qendër. Ndërsa sulmuesi i vetëm pritet të jetë nigeriani Eze. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve Gega ka provuar variante të ndryshme, sepse duke njohur kundërshtarin e fortë që kanë përballë, duhet të ndryshojë diçka nga skema e zakonshme. Pra, duke bërë “shpikje” për t’u bërë ballë gjermanëve të Bundesligës./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Barcelona shkatërron Ferencvaroshin, United shtang PSG-në

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur edhe 6 sfidat e tjera të ditës së parë për Ligën e Kampioneve. Barcelona ka fituar thellë me Ferencaroshin, ndërsa Manchester United ka mundur në Francë PSG-në. Ja të gjitha rezultatet:

REZULTATET:

Barcelona-Ferencvarosh 5-1

Çelsi-Sevija 0-0

PSG-Mançester Junajtid 1-2

Lajpcig-Bashaksehir 2-0

Ren-Krasnodar 1-1

Lacio-Dortmund 3-1

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Tronditet Bayerni, Gnabri infektohet me COVID-19 para ndeshjes me Atleticon

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Bajernit Serxhi Gnabri është infektuar me koronavirus. Lajmi u dha nga kampionët e Europës në faqen zyrtare.

25-vjeçari është njëri prej titullarëve më të rëndësishëm të bavarezëve. Ai do të mungojë në supersfidën e nesërme të Ligës së Kampioneve me Atletiko Madridin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Dopio Morata, Pirlo debuton me fitore në Champions

Publikuar

-

Nga

Fillim perfekt i sezonit të ri në Serie A për Juventusin. Ekipi i Andrea Pirlos iu fal dygolëshit të Alvaro Moratës për të mposhtur 0-2 Dinamon e Kievit. Cristiano Ronaldo ishte mungesa e madhe e kësaj sfide, teksa u dëmtuar edhe kapiteni Chiellini në minutën e 19-të.

Golat dhe rastet e DYNAMO KYIV-JUVENTUS

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa fraksioni i dytë nisi me rrjetën e bardhezinjve. Aksion shumë i bukur dhe finalizim i Moratës pas 47 sekondave. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 84-t. Kros i Cuadrado dhe gol me kokë i 27-vjeçarit.

Takimi tjetër i luajtur në Rusi midis Zenit dhe Club Brugge, u mbyll me rezultatin 1-2. Edhe në këtë sfidë golat u realizuan në 45 minutat e dyta. Belgët kaluan të parët në avantazh pas një ore lojë me anë të nigerianit Dennis, por vendasit barazuan falë autogolit të portierit Horvath.

Golat dhe rastet e ZENIT-CLUB BRUGGE

U duk se ky takim po mbyllej pa fitues, por Brugge gjeti golin në minutën e tretë shtesë me anë të 19-vjeçarit de Ketelaere, duke e nisur me tre pikë aventurën në grupin F, aty ku bëjnë pjesë edhe Lazio me Dortmund.

LEXO TE PLOTE