Connect with Us

E RËNDË/ I theu nofullën kundërshtarit për arsye absurde, futbollisti dënohet me 12 muaj burg

Sport

E RËNDË/ I theu nofullën kundërshtarit për arsye absurde, futbollisti dënohet me 12 muaj burg

Publikuar

-

Në Angli futbolli është i zjarrtë jo vetëm në ligat profesionale, por edhe në ato amatore. Në një përballje te dy skuadrave të panjohura për publikun, Quarrydale United -Rainworth Seniors, lojtari i skuadrës së Quarrydales, Leo Lakin qëlloi kundërshtarin  se ishte duke vonuar lojën në minutat e fundit, teksa skuadra e tij ishte duke luftuar për barazimin e ndeshjes.

Në datën 11 shtator, Lakin dha dëshminë e fundit në gjykatën e qytetit të Notingamit, ndërsa ditën e sotme është dënuar me 12 muaj për këtë veprim të bërë në fushën e gjelbër. Ai gjithashtu nuk do të luajë për 18 muaj, dënim i cili fillon pas mbarimit të vuajtjes së dënimit me burg.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ronaldo: Testi i Koronaviursit është një broçkull e madhe

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo nuk do të mund të luajë ditën e sotme në supersfidën me Barcelonën, teksa shkak për këtë është bërë infektimi i tij me Koronavirus.

Portugezi është i detyruar ta shikojë ndeshjen nga TV, ndonëse kundër dëshirës së tij. Këtë e shfaq hapur portugezi, në “Instagram”, ku shkruan: “Ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Forca Juve”, teksa në një koment më poshtë shkruan: “Testi i Koronavirusit është një broçkull e madhe.”

Ronaldo ka humbur mundësinë për të luajtur me rivalin e tij, Leo Mesi, përballë të cilit nuk luan që nga koha kur ishte pjesë e Realit të Madridit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Miqësorja e Superiores/ Ja rezultati përfundimtar i ndeshjes Kastrioti-Vllaznia

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur pjesa e parë në miqësoren mes Vllaznisë dhe Kastriotit, e cila po luhet në Fushë-Krujë. Shkodranët i kanë mbyllur në avantazh 45 minutat e para, falë një autogoli të Bojom në minutën e 8.

Të dy trajnerët po shikojnë gjendjen e skuadrave të tyre, para fillimit të kampionatit, i cili ende nuk dihet se kur do të ndodhë, pasi Kategroia Superiore është në bojkot, pasi pret realizimin e 4 kërkesave nga qeveria.

KASTRIOTI-VLLAZNIA 0-1

Bojom 8’ (autogol)

LEXO TE PLOTE

Sport

Sonte në Champions League/ Istanbul vs PSG apo Erdogan vs Macron?

Publikuar

-

Nga

Midis një zënke diplomatike mes Parisit dhe Ankarasë, një ndeshje e Ligës së Kampionëve do t’i vërë përballë dy klube të futbollit mbrëmjen e sotme: Basaksehir Istanbul, i cili cilësohet si klubi i presidentit turk, kundër Paris Saint-Germain, klubit nga Franca e urryer në Turqi, por që rastësisë të jetë pronë e Emirit të Katarit, mikut besnik të Turqisë.

Ndeshja mes Basaksehirit dhe PSG-së do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadiumin Fatih Termin në Stamboll sonte në orën 18:55. Por do të jetë nxehtë edhe në tempullin e zbrazët. Fati e deshi që kalendari i futbollit t’i vërë përballë PSG-në dhe Basaksehirit tamam në një kohë kur Franca dhe Turqia janë futur në një luftë diplomatike.

Rrallë herë një ndeshje futbolli është përshkuar me frymë politike dhe emocionale si kjo. Së fundmi, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, e fyeu presidentin e Francës. Emmanuel Macron, duke thënë se lideri francez ka nevojë për trajtim mendor për shkak të komenteve të tij në mbrojtje të mësimdhënësit që u vra nga një ekstremist për shfaqjen e karikaturave të profetit Muhamed.

Erdogani madje u çua në këmbë si lideri i parë dhe i vetëm deri tani i botës myslimane që bën thirrje për bojkotimin e produkteve franceze, duke e akuzuar Macronin për sulm ndaj islamit. Prandaj, tensione pritet të ketë edhe në fushën e futbollit gjatë ndeshjes mes Basaksehir dhe PSG-së, edhe pse dallimi në cilësi mes këtyre dy skuadrave nuk i lë shumë imagjinatës për rezultatin përfundimtar.

Fakti që ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të mundësisë së infektimi me Covid-19 nuk paraqet rrezik për konfrontim të tifozëve, por pritja që do t’u bëhet lojtarëve parisienë mund të jetë e akullt.

Humbja, nëse konfirmohet, do të jetë më e hidhur për presidentin turk se për vetë Basaksehir, apo më mirë thënë klubin e tij. Basaksehir, i cili u shpall kampion i Turqisë këtë vit për herë të parë, është krijim i Erdoganit dhe shpesh merr nofkën “Erdogan FC”.

Ironia e tërë kësaj është se kundërshtari i tij për një natë, PSG, i takon Emirit të Katarit. Aleatit të palëkundur të Turqisë. Këto dy vende e kanë përkrahur njëri-tjetrin në kohë të vështira./Gazeta Express/

LEXO TE PLOTE