Connect with Us

“Diku ku dielli nuk perëndon”/ Një roman nga Enxhi Drapi

Kultura

“Diku ku dielli nuk perëndon”/ Një roman nga Enxhi Drapi

Publikuar

-

Studentja e Drejtësisë Enxhi Drapi, ka sjell për lexuesit shqiptar romanin e saj të parë.

Shumë kritik letrarë e kanë vlerësuar si një roman të guximshëm, që godet fort në mentalitetin e shoqërisë. Është një roman me karakter psikologjiko-social, ku në qendër të së cilit vendoset femra.

Unik për llojin e tij në Shqipëri dhe jo vetëm. Dielli për këdo përfaqëson një lëmsh zjarri i cili ndriçon, por autorja e këtij romani na bën ta shohim diellin në një tjetër këndvështrim.

Diku ku dielli nuk perëndon na përballë me historinë e Helenës, një vajzë në dukje të thjeshtë dhe të dobët por, e cila arrin t’i bëjë ballë sfidave, sëmundjeve dhe kërcënimeve jo të thjeshta. Ajo është vajza e një inxhinieri ndërtimi, i cili kthehet në një vrasës të sëmurë dhe herë pas here të pamëshirshëm.

Mois është një njeri i cili pranon të bëjë gjithçka vetëm që fëmijët e tij të mos cënohen, por papritur e gjen veten në duart e një hebreu, Xhorxh, i cili e përdor dhe mundohet ta mbajë pas vetes në mënyrë që të mos e ketë rival.

LEXO EDHE:  Mamatë VIP në pritje të ëmbël vërtetojnë se ky është viti i vajzave (FOTO)

Një histori rrënqethëse dhe intensive e cila bazohet në ngjarje të vërtetë, sepse krimi, dështimi, fitoret, zilia dhe paragjykimet janë pjesë e jetës të kujtdo.

Autorja premton se çdokush do e gjejë veten tek njëri nga personazhet. Gjithashtu premton se do t’ju bëjë ta shihni jetën me më shumë pozitivitet sepse gjithçka është e mundur nëse e dëshiron me shpirt. Ky libër gjendet aktualisht në çdo librari në Shqipëri dhe Kosovë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Gjirokastër, pasojat e pandemisë tek trashëgimia kulturore

Publikuar

-

Nga

Gjirokastër, pasojat e pandemisë tek trashëgimia kulturore

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri dhe ka pezulluar gërmimet arkeologjike. Ekspertë të trashëgimisë kulturore nga disa vende po diskutojnë në Gjirokastër mundësitë e vizitave virtuale në vendet muzeale dhe zbutjen e pasojave për komunitetet e banorëve që jetojnë me të ardhurat nga turzimi.

Askush më parë nuk e kishte menduar se vendet e e trashëgimisë kulturore do të prekeshin nga dizifektimet masive të mjediseve dhe qendrat historike dhe muzeale do të përjetonin një boshatisje nga vizitorët.

Pandemia e kornavirusit, nga fillimi i marsit, ka sjellë pasoja për trashëgiminë kulturore në Shqipëri duke ulur ndjeshëm vizitueshmërinë, por edhe duke pezulluar gërmimet arkeologjike për shkak të vështirësive të lëvizjes së misioneve ndërkombëtare.

Por një grup ekspertësh të trashëgimisë kullurore nga Shqipëria, Rumania, Ukraina dhe Spanja kanë sfiduar vështirësitë e komunikimit dhe janë mbledhur në Gjirokastër për të parë rrugët për të zbutur pasojat e pandemisë. Diskutimet e ekspertëve të trashëgimisë kulturore mbështeten nga programi “Europa Krijuese”.

Është një nismë e dobishme, thotë Edvin Lamçe, i Fondacionit “Gjirokastra” . Sipas tij një nga diskutimet më të rëndësishme, mes ekspertëve, është se si mund të sigurohet virtualizimi i trashëgimisë kulturore, nëse ajo nuk preket në mënyrë direkte nga vizitorët.

“Duhet të gjejmë balancat se sa larg mund të shkojmë me virtualizimin apo dixhitalizimin e trashëgimisë sonë kulturore. Në fakt ne synojmë që ajo të shohet në mënyrë direkte por zgjidhjet duhet vijnë dhe nga aspekti virtual, për shkak të pandemisë”.

Ndërsa Kreshnik Merxhani,një tjetër ekspert thotë se pandemia ka sjellë pasoja për trashëgiminë kulturore duke rënduar edhe dëmtimet e sjella në monumente nga tërmeti që preku Shqipërinë qëndrore.

“Shqipërisë pandemia i erdhi edhe pas një tërmeti, i cili në zonën qëndrore dëmtoi shumë monumente. U bë një ngritje fondi për ndërhyrje në këtë situatë pas tërmeti dhe menjeherë pandemia ndikoi në këta mekanizma financiarë.”

Zoti Merxhani thotë se duhen marrë masat qoftë për turet virtuale por edhe për lehtësimin e informacionit për turistët.

LEXO EDHE:  Nga një cep i botës në tjetrin, kjo është shumëllojshmëria e bukurisë femërore

LEXO EDHE:  Zyrtarja e USAID: Për më shumë gra në politikë, duhen ndryshuar kriteret

“Pandemia tashmë ka dhe të panjohurën që është një rrezik më vetë, kohëzgjatjen, formën ,mënyrën se si autorietet do të sillen. Turet virtuale jo gjithmonë funksionojnë ,shtresat e popullsisë nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë internetin, duhen punë përgatitore për dixhitalizimin e monumenteve.”

Ndërsa Zoti Lamçe, thotë se sfida e qasjes në trashëgimi lidhet drejtpërdrejtë me turizmin.

“Rrugët ndihmëse duhen gjetur, thotë ai, si nga pushteti qëndror dhe ai vendor për zbutjen e pasojave mbi trashëgiminë. Komunitetet e banorëve që janë përfitues si në qendrat historike , por edhe afër siteve arkeolgojike dhe kulturore janë ne vështirësi”, thotë zoti Lamçe.

Sfida më e madhe në trashëgimi është qasja që lidhet pashmangshmërisht me turizmin. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare nga fillimi i pandemisë sitet e trashëgsimisë kulturore në Shqipëri ulën gati 90% vizitueshmërinë e tyre nga turistët. Rënia e të ardhurave pritet të sjellë pasoja për financimet e nevojshme për mirëmbajtjen e monumenteve dhe shërbimet ndaj vizitorëve./voa

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, një ndër penat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare poeti dhe shkrimtari i madh shqiptar Faslli Haliti.

Haliti konsiderohej një ndër penat më të rëndësishme të letërsisë sonë. Faslli Haliti ka lindur në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH. Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.

LEXO EDHE:  Nga një cep i botës në tjetrin, kjo është shumëllojshmëria e bukurisë femërore

LEXO EDHE:  Shtetet me femrat më të bukura në botë

Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Do e kuptosh kur të rritesh!”/ Surpriza që sjell Mariana Kondi

Publikuar

-

Nga

“Do e kuptosh kur të rritesh!”/ Surpriza që sjell Mariana Kondi

Aktorja e njohur e humorit Mariana Kondi ka rezervuar një surprizë për të gjithë ata që e duan komedinë.

Aktorja ka bërë të ditur lajmin se së shpejti, në datat, 20,21,22 Tetor në orën 19:00 do të mbahet shfaqja “Do e kuptosh kur të rritesh.”

Shfaqja do të mbahet tek Amfiteatri i Liqenit ku të ftuar special do të jenë, aktori i njohur Herion Mustafaraj dhe balerinë Alba Hoxha.

Për më tepër nuk na mbetet veçse të presim për të shijuar këtë shfaqje, e cila  vjen si një formë argëtimi pas situatës së Pandemisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: