Connect with Us

Covid-19 “mbërthen” Gjykatën e Korçës/ Tre të infektuar, 10 të tjerë në pritje të përgjigjes 

Sociale

Covid-19 “mbërthen” Gjykatën e Korçës/ Tre të infektuar, 10 të tjerë në pritje të përgjigjes 

Publikuar

-

Covid-19 “mbërthen” Gjykatën e Korçës/ Tre të infektuar, 10 të tjerë në pritje të përgjigjes 

Covid-19 ka prekur dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Qytetin e Korçës, në të cilën fillimisht ka rezultuar pozitive vetëm sekretarja.

Pas kryerjes së tamponit edhe për punonjësit e tjerë që ndanin zyrën me sekretaren, numri i të infektuarve ka shkuar në tre.

Ndërkohë janë edhe 10 persona të tjerë të izoluar në pritje të daljes së rezultateve të tamponit.

LEXO EDHE:  Basha takime me qytetarët në Korçë/ Premtimet që bën

Kujtojmë se në Korçë janë konfirmuar pozitivë nga ministria e Shëndetësisë 501 persona, nga të cilët 284 janë shëruar dhe 15 kanë humbur betejën me virusin. Aktualisht në Korçë janë 202 raste aktive./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tragjedi brenda familjes në Prrenjas/ Pak orë pas mësueses, humb jetën nga Covid edhe vëllai

Publikuar

-

Nga

Tragjedi brenda familjes në Prrenjas/ Pak orë pas mëueses, humb jetën nga Covid edhe vëllai

Një tragjedi brenda familjes në Përrenjas ka ndodhur për shkak të koronavirusit pasi motër e vëlla, kanë humbur betejën me sëmundjen brenda pak orësh.

Fillimisht u raportua për humbjen e mësueses së muzikës, Irena Bajlozi, por pak orë më vonë, virus i mori jetën edhe vëllait të saj Agron Bajlozi. Të dy ishin infektuar prej 2 javësh dhe përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për humbjen e tyre ka reaguar zyrtarisht edhe Bashkia e Prrenjasit me anë të një shkrimi në Facebook që ia dedikon artistes Irena, të cilën e cilëson si ikon të artit dhe muzikës që punoi plot pasion, përkushtim e profesionalizëm.

LEXO EDHE:  Shkaktoi aksident në Korçë/Policia arreston 21 vjeçarin

LEXO EDHE:  Tentoi të grabisë një shtetase/ Arrestohet i riu korçar

“Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi. Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.
Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në e qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm çdo aktivitet artistik, kulturor mban emrin e saj.
Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, të afërm, nxënës në secilin prej nesh. U prefsh në paqe mësuese Irena Bajlozi, ngushëllime familjarëve!”, shkruan Bashkia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dje u riatdhesuan nga Siria/ Katër fëmijët dhe Floresha Rasha nisin procesin e rehabilitimit

Publikuar

-

Nga

U riatdhesuan nga Siria një ditë më pare/ Katër fëmijët dhe Floresha Rasha nisin procesin e rehabilitimit

Katër fëmijët e riatdhesuar dje nga kampi Al-Hol bashkë me Floresha Rashën kanë nisur sot procesin e rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri.

Mësohet se është ngritur një grup pune i përbërë nga disa institucione, të cilët kanë hartuar planin e punës për mënyrën se si do të vijojë trajtimi i 5 shqiptarëve të riatdhesuar.

Aktualisht secilit prej të riatdhesuarve i është vendosur në dispozicion nga një mjek, infermier, psikolog, si dhe një ekspert arsimi. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, por më problematike kanë anën psikologjike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E trishtë/ Mësuesja në Prrenjas humb jetën nga Covid

Publikuar

-

Nga

E trishtë/ mësuesja në Prrenjas humb jetën nga Covid

Një mësuese në Prrenjas k ahumbur jetën pasi ishte infektuar me Covi.

Mësohet se mësuesja Irena Bajlozi nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin. Kujtojmë se situata e pandemisë në vend vijon të jetë në nivele alarmante. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 284 raste të reja dhe 7 humbje jete./CNA.al

LEXO TE PLOTE