Connect with Us

Buzëqesh PSG-ja, shërohet nga COVID-i ylli i sulmit

Sport

Buzëqesh PSG-ja, shërohet nga COVID-i ylli i sulmit

Publikuar

-

PSG e ka nisur në mënyrën më të vështirë këtë sezon të ri në Ligën e Parë, teksa ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para. Për këto disfata ka ndikuar situata aspak harmonike e krijuar në skuadër prej infektimeve dhe mungesave në skuadër pre të njëjtit shkak.

Lojtarë si Mbape, Navas e Ikardi janë ende të infektuar. Megjithatë, duket se një lajm i mirë ka ardhur në kampin e nënkampionëve të Europës. Mediet franceze raportojnë se Mauro Ikardi ka rezultuar negativ në testin e fundit për koronavirus dhe është gati të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

Një lajm shumë i mirë për trajnerin Tuhel, i cili do të ketë të disponueshëm një lojtar mjaft të rëndësishëm në ndeshjen e ardhshme ndaj Metz të mërkurën, ku nuk do të jenë Nejmar e Mbape. Braziliani u ndëshkua mbrëmjen e djeshme me karton të kuq dhe është i pezulluar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Barcelona shkatërron Ferencvaroshin, United shtang PSG-në

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur edhe 6 sfidat e tjera të ditës së parë për Ligën e Kampioneve. Barcelona ka fituar thellë me Ferencaroshin, ndërsa Manchester United ka mundur në Francë PSG-në. Ja të gjitha rezultatet:

REZULTATET:

Barcelona-Ferencvarosh 5-1

Çelsi-Sevija 0-0

PSG-Mançester Junajtid 1-2

Lajpcig-Bashaksehir 2-0

Ren-Krasnodar 1-1

Lacio-Dortmund 3-1

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Tronditet Bayerni, Gnabri infektohet me COVID-19 para ndeshjes me Atleticon

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Bajernit Serxhi Gnabri është infektuar me koronavirus. Lajmi u dha nga kampionët e Europës në faqen zyrtare.

25-vjeçari është njëri prej titullarëve më të rëndësishëm të bavarezëve. Ai do të mungojë në supersfidën e nesërme të Ligës së Kampioneve me Atletiko Madridin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Dopio Morata, Pirlo debuton me fitore në Champions

Publikuar

-

Nga

Fillim perfekt i sezonit të ri në Serie A për Juventusin. Ekipi i Andrea Pirlos iu fal dygolëshit të Alvaro Moratës për të mposhtur 0-2 Dinamon e Kievit. Cristiano Ronaldo ishte mungesa e madhe e kësaj sfide, teksa u dëmtuar edhe kapiteni Chiellini në minutën e 19-të.

Golat dhe rastet e DYNAMO KYIV-JUVENTUS

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa fraksioni i dytë nisi me rrjetën e bardhezinjve. Aksion shumë i bukur dhe finalizim i Moratës pas 47 sekondave. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 84-t. Kros i Cuadrado dhe gol me kokë i 27-vjeçarit.

Takimi tjetër i luajtur në Rusi midis Zenit dhe Club Brugge, u mbyll me rezultatin 1-2. Edhe në këtë sfidë golat u realizuan në 45 minutat e dyta. Belgët kaluan të parët në avantazh pas një ore lojë me anë të nigerianit Dennis, por vendasit barazuan falë autogolit të portierit Horvath.

Golat dhe rastet e ZENIT-CLUB BRUGGE

U duk se ky takim po mbyllej pa fitues, por Brugge gjeti golin në minutën e tretë shtesë me anë të 19-vjeçarit de Ketelaere, duke e nisur me tre pikë aventurën në grupin F, aty ku bëjnë pjesë edhe Lazio me Dortmund.

LEXO TE PLOTE