Connect with Us

Berisha i rikthehet gjestit që shkaktoi debat: Ja pse e bëra

Kombëtare

Berisha i rikthehet gjestit që shkaktoi debat: Ja pse e bëra

Publikuar

-

Përfaqësuesja e Kosovës i ka zhvilluar dy ndeshjet e para të edicionit të ri në Ligën e Kombeve javën e kaluar.

Fillimisht, më 3 shtator, Kosova barazoi 1:1 me Moldavinë e më pas pësoi humbje nga Greqia me rezultat, 1:2 në Prishtinë.

Në ndeshjen ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”, sulmuesi i Kosovës, Bernard Berisha mori vëmendjen me gjestin e tij pas golit të shënuar, i cili ishte indirekt për trajnerin Bernard Challandes.

Por, Berisha në një intervistë në “RTV Dukagjini” e ka komentuar gjithë këtë situatë.

“Ndeshja ndaj Greqisë ishte shumë e vështirë, të gjithë e kemi përjetuar atë humbje. Ndaj Greqisë, kishim shumë mungesa, shkoi si shkoi. Vëmendja jonë është tani në tetor, te ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut, duhet të mendojmë ta dërgojmë Kosovën përpara”, deklaroi fillimisht Berisha.

“Sa i përket gjestit, ka qenë për të gjithë, jo vetëm për trajnerin. Mënyra se si jam trajtuar nuk ka qenë e duhura”, tregoi ai.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua në dy vitet. Për dy vite, nuk kam pasur asnjë bisedë te trajneri. Për dy vite e kam mbështetur Përfaqësuesen”, theksoi futbollisti nga Peja.

Tutje, ai tha se Challandes ka merita për sukseset e Kosovës, derisa tregon edhe bisedën me trajnerin zviceran pas ndeshjes.

“Me gjestin pas golit kam kërkuar minutazh. Nuk kam asgjë me trajnerin. Ai ka merita shumë të mëdha për rezultatet e Kosovës”, thotë më tej Berisha.

“Pas ndeshjes më tha se kam bërë një lojë të mirë, por që gjestin që e bëra më tha se nuk ishte gjë e duhur. Më pas, asnjë person nuk më është lajmëruar. Unë i kam kërkuar falje gjithë shikuesve”, përfundoi Berisha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sa shumë talente në kampionatin shqiptar, nis “zbori” i Kombëtareve U20 dhe U19

Publikuar

-

Nga

Ka nisur ditën e sotme grumbullimi katër ditor i kombëtareve U19 dhe U20. Trajneri i kombëtares U20, Ilir Biturku në listën e tij ka përfshirë vetëm lojtarë që luajnë në trojet shqiptare, ndërsa në listën e kombëtares U20 të Dedes ka dy talente, që vijnë nga Italia dhe pjesa tjetër luajnë në vendin tonë. Në këtë grumbullim janë planifikuar edhe nga një miqësore për secilën skuadër.

NJOFTIMI I FSHF:

Dy kombëtaret shqiptare të moshave U-20 dhe U-19 kanë nisur këtë të hënë një grumbullim që do të zgjasë për 4 ditë me qëllim që të vëzhgohen nga afër lojtarët e talentuar të këtyre grupmoshave.

Trajneri i Kombëtares U-20, Ilir Biturku ka ftuar 23 lojtarë të vitlindjes 2000-2001, të cilët aktivizohen në klube të kampionatit shqiptare, me përjashtim të portierit Arlis Shala që vjen nga Kosova. Ndërsa, trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, ka thirrur 25 lojtarë të vitlindjes 2002-2004, ku spikasin edhe disa elemente cilësor që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, të dyja skuadrat janë grumbulluar në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërkohë që në program janë edhe dy ndeshje miqësore.

Në datën 20 tetor do të zhvillohet një ndeshje miqësore midis Kombëtares U-19 dhe asaj U-20, ndërsa më datën 22 tetor Kombëtarja U-19 do të luajë ndaj Kombëtares U-18, me këtë të fundit që do të grumbullohet vetëm për një ditë. Nga ana tjetër, po me këtë datë, Kombëtarja U-20 do të luajë ndaj Partizanit B.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tronditet Myrto Uzuni, COVID-19 e lë pa luajtur kundër Barcelonës në Camp Nou

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni me COVID-19! Kjo është arsyeja madhore pse sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, i cili po kalonte një formë të shkëlqyer deri te grumbullimi me kuqezinjtë, do të mungojë nesër në sfidën e Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës. Futbollisti është zhdukur nga radarët që kur u largua nga grumbullimi i përfaqësueses për një dëmtim vetëm 2 ditë para udhëtimit drejt Kazakistanit për ndeshjet ku ai ishte parashikuar titullar.

Lojtari nuk figuronte në grumbullimin me skuadrën për ndeshjen ndaj Kisvarda në kampioantin hungarez të premten dhe ka munguar në stërvitje gjatë këtyre ditëve. Si rrjedhojë, ai nuk iu bashkua ekipit që udhëtoi drejt Barcelonës për Ligën e Kampioneve. VIP Sport mësoi se shkak për këtë mungesë nuk është dëmtimi, por fakti se lojtari ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, që i heq një mundësi të artë për të treguar veten përballë një prej ekipeve më të forta në botë.

Uzuni kishte qenë një nga figurat kryesore në kualifikimin e Ferencvarosh në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, pasi me golat e tij ndaj Dinamos së Zagrebit dhe Molde siguroi kualifikimin historik të kampiones së Hungarisë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Java e shqiptarëve, ja lojtarët kuqezinj që shkëlqyen me ekipet e tyre

Publikuar

-

Nga

Java që lamë pas, mund të quhet padyshim java e shqiptarëve. Ishin 3 lojtarë shqiptarë që shkëlqyen këtë javë me dopietë golash. I pari ishte Eduart Rroca, i cili shënoi dopietë dhe dha asist në fitoren 3-0 të Istanbulsporit përballë Samsunsporit, në Ligën e Parë turke.

Më pas Ndoj të premten në darkë, Ndoji shënoi dopietë për Breshan ndaj Leçes në Serinë B. I fundit që shënoi dopietë ishte Armando Broja, i cili realizoi ditën e djeshme 2 gola ndaj Den Hag, që i dhanë Viteshes fitoren.

Paraqitje të shkëlqyera këtë javë, zhvilloi edhe Gjimshiti që u aktivizua në pjesën e dytë për Atalantën, në humbjen 4-1 ndaj Napolit, ndërkohë edhe Mavraj tregoi paraqitje pozitive te Greuther Fyrth në Gjermani.

LEXO TE PLOTE