Connect with Us

Arrestohet 25-vjeçari/ Përndiqte prej kohës të renë, i shkon në banesë e zihet me vëllanë e saj

Kronika

Arrestohet 25-vjeçari/ Përndiqte prej kohës të renë, i shkon në banesë e zihet me vëllanë e saj

Publikuar

-

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortës/ Arrestohet 33 vjeçari në Tropojë

Polica e shtetit ka arrestuar në flagrance 25 vjeçarin me iniciale E.K pasi ka ndjekur vazhdimisht për një peridhë kohore shtetasen me iniciale A.A 29 vjeç.

Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Hidhet nga kati i katërt i banesës, ndërron jetë e moshura

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident masiv në Fushë-Prezë/ Plagosen gjashtë persona

Publikuar

-

Nga

Aksident masiv në Fushë-Prezë/ Plagosen gjashtë persona

Një aksident masiv ka ndodhur në Fushë-Prezë pak minuta më parë.

Mësohet se nga përplasja e tre makinave, kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, apo identiteti i të plagosurve, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qytetarët lëvizin pa maska/ Policia bën namin me gjoba, 10 shoqërohen në komisariat

Publikuar

-

Nga

Policia bën namin me gjoba për qytetarët që lëvizin pa maska/ 10 shoqërohen në komisariat

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 727 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitet me armë një dyqan në Roskovec

Publikuar

-

Nga

“Të shtënat me armë në Peqin”/ Merr tjetër kthesë ngjarja, çfarë thotë policia

Dy persona kanë grabitur mesditën e sotme me armë një dyqan në Roskovec të Fierit.

Pronarja e dyqanit ka deklaruar se autorët i kanë grabitur një çantë me sende personale e disa bizhuteri.

Ajo ka njoftuar menjëherë policinë, ndërsa blutë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, policia po kreh zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe po kqyr kamerat në zonën përreth./ CNA.al

LEXO TE PLOTE