LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aludimet për dorëheqje të Metës/ Flet Kryemadhi: Mund të ndodhë që…

14 Shtator 2020, 20:09, Politikë CNA
Aludimet për dorëheqje të Metës/ Flet Kryemadhi: Mund

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me lajmin se në datë 26 prill Ilir Meta do të lërë detyrën e presidentit për të marrë atë të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend.

Kryemadhi la të hapur mundësinë e largimit të Metës nga posti i Presidentit dhe emërimit si ministër i Brendshëm, por mohoi se ai do të bëhet kryeministër.

Ajo tha në Syri Tv se për opozitën joparlamentare kryeministër është Lulzim Basha.

?Ai është kryetari i opozitës së bashkuar, ai do jetë kryeministër i opozitës. Meta është president. Me thashethemet e rrugëve do merremi ne? Ajo e ministrit mund të ndodhë, ndërsa ajo e kryeministrit nuk mund të ndodhë se kryeministër i opozitës së bashkuar është Lulzim Basha. Nëse zoti Meta do mund ta bëjë, është vendim i tij?, u shpreh kryetarja e LSI-së./ CNA.al

Televizioni i trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu: Meta lë presidencën një ditë pas zgjedhjeve

Lajmet e fundit nga