Connect with Us

Akuza për korrupsion/ Pritet vendimi i KLGJ për gjyqtaren Margjeka

Aktualitet

Akuza për korrupsion/ Pritet vendimi i KLGJ për gjyqtaren Margjeka

Publikuar

-

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen e saj të radhës që pritet të mbahet sot në orën 14:00.

Në mbledhje pritet të jepet vendimi për pezullimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka, e cila është e akuzuar për korrupsion pasiv.

Në pikën 3 të dokumentit  thuhet se KLGJ do të miratojë:  Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin nga detyra të magjistrates Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, caktuar në skemën e delegimit në Gjykatën e Apelit Korçë”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Berisha: Nikolla e Rama kane vendosur korrupsionin ne sistem

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Gimi

    14 Shtator, 2020 at 1:32 pm

    Pa mbaruar gjykimi do marë vendim KLGj?E po ka vendosur partia e ska kthim prapa.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk do rresht në këtë betejë”/ Zotohet Topalli: Ju ofroj vetëm sfidë

Publikuar

-

Nga

“Nuk do rresht në këtë betejë”/ Zotohet Topalli: Ju ofroj vetëm sfidë

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka lançuar sot “Lëvizjen për Ndryshim”.

E vendosur në këtë betejë, Topalli u shpreh besimplotë se shqiptarët do bëjnë zgjedhjen e duhur në 25 prill.

“Jam besimplotë për këtë projekt kurajoz. Unë ftoj çdo njërin në këtë bëtejë.

Është e drejtë ti dalim zot vendit.

Unë nuk kam as para as vende pune për t’iu ofruar ju ofroj vetëm sfidë. Deri me 25 prilë unë nuk do rresht ne këtë betejë.

LEXO EDHE:  “Telenovela Shullazi”/ Krimet e Rënda në panik, nuk reagon as KLGJ

LEXO EDHE:  KLGJ merr vendimin/ Përfundon mandati i Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë

Me 25 prill të gjithë ne do heshim që po flasim sot. Atë ditë do flasin vetëm shqiptarët.”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendi pa qeveri dhe opozitë”/ Topalli “godet” Bashën: Gabon duke kërcënuar lëvizjet e reja

Publikuar

-

Nga

“Vendi pa qeveri dhe opozitë”/ Topalli "godet" Bashën: Gabon duke kërcënuar lëvizjet e reja

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka lançuar ditën e sotme “Lëvizjen për Ndryshim”, ku ka hedhur akuza të fortë për qeverinë dhe opozitën e Lulzim Bashës.

Topalli tha vendi nuk ka asnjë alternativë, pasi theksoi se as qeveria dhe as opozita nuk është e besueshme.

Ajo ndaloi edhe te  sulmet e bëra gjatë ditëve të fundit ndaj saj, për të cilat deklaroi se po i bëjnë në kuadër të fushatës dhe kundër lëvizjes së lirë.

Problemet nuk zgjidhen në një sistem të rremë si ky i joni, ku nuk ka as qeveri dhe as opozitë të besueshme, qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi, gjykata administrative është afër kolapsit, të shkallës së janë duke u degraduar. Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë të gjithë do të takohemi me këto sfida. Nuk kemi kohë me pritur. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Fushata është po me ata të tre, që bashkohen për të ruajtur karriget e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë. 

Vendi është pa alternativë. Ata të tre do të bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Kërcënojë dhe shpifin për çdo lëvizje të re. Sulmojnë edhe lëvizjen e të rinjve. Praktikisht fushata ka nisur, por më shumë se kundër qeverisë, kundër lëvizjes që nuk ka nisur. Gabojnë që sulmojnë të rinjtë. Ka dy mundësi në jetë, të pranosh kushtet ku jeton apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar.

Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë. Mos pretendojmë se gjërat ndryshojmë nëse vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, theksoi ish-kryeparlamentarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E vendosur për të mos qëndruar anash/ Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për ndryshim”

Publikuar

-

Nga

E vendosur për të mos qëndruar anash/ Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për ndryshim”

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është rikthyer sërish në politikë pas disa vite ndërprerje ku ka prezantuar sot “Lëvizjen për ndryshim”.

Gjatë fjalës së saj prezantuese, Topalli tha se është e vendosur për të mos qëndruar anash.

“E qartë se kemi para një punë të papërfunduar. Kriza e vendit është shumëplanëshe, poltike, ekonomike, shëndetësore, sociale, morale.

Por e vendosur jam për të mos qëndruar anash, për të mos heshtur, për të mos patur frikë.

Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Cdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen.

LEXO EDHE:  Vlahutin: Duhen ndryshime kushtetuese sa i takon korrupsionit

LEXO EDHE:  Berisha: Nikolla e Rama kane vendosur korrupsionin ne sistem

Shkollat vazhdojnë të mbyllen se ska më fëmijë. Ndërkohë që studentet kanë kufizime të pamerituara.”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE