LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti tragjik- 4 vajzat drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e njërës prej tyre/ E reja, e bija e gazetarit sportiv

14 Shtator 2020, 09:54, Kronika CNA
Aksidenti tragjik- 4 vajzat drejt Korçës për të festuar

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik, ku dy vajza humbën jetën dhe dy të tjera janë në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Bëhet me dije se të 4 vajzat që po udhëtonin me mjetin ‘Volkswagen’ ishin nisur drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e Denisa Dibrës, 25 vjeç, një nga të plagosurat e aksidentit. Ndërkohë mësohet se Denisa Dibra, e cila ishte drejtuesja e mjetit ‘Volkswagen’, është vajza e gazetarit sportiv të RTSH-së në Shkodër, Edmond Dibra.

Festa e saj u kthye në tragjedi, pasi mbrëmjen e djeshme janë përplasur nga mjeti tip “Benz” me targa AB 209 AD, ku drejtuesi Behar Pema, 58-vjeçari, në gjendje të dehur ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë./CNA.al

Lajmet e fundit nga