Connect with Us

A do mbyllemi sërish nëse rriten shifrat?/ Manastirliu: Kemi disa skenarë

Sociale

A do mbyllemi sërish nëse rriten shifrat?/ Manastirliu: Kemi disa skenarë

Publikuar

-

“Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse rrezikojmë sërish mbylljen në rast të rritjes së shifrave të të infektuarve me ardhjen e vjeshtës.

Manastirliu tha se ende nuk ka një vendim të tillë, ndërsa theksoi se qeveria ka përgatitur disa skenarë.

Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se për momentin nuk mund të japë një përgjigje ekzakte, pasi aktualisht situate në spitale paraqitet e qëndrueshme.

LEXO EDHE:  Manastirliu publikon pamje nga vija e zjarrit/ Thirrje qytetarëve: I kemi borxh mjekëve, lehtësojani punën

“Nuk mund t’jua kthej ekzaktësisht këtë përgjigje. Brenda skenareve situata është dinamike. Ka disa skenarë, jemi në një situatë risku, se çdo hapje aktiviteti edhe e shkollave tani mund të rrisë riskun. Ne nuk mund të themi sot nëse do kemi një mbyllje sepse nuk jemi në këtë situatë. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme”, theksoi ministrja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tragjedi brenda familjes në Prrenjas/ Pak orë pas mësueses, humb jetën nga Covid edhe vëllai

Publikuar

-

Nga

Tragjedi brenda familjes në Prrenjas/ Pak orë pas mëueses, humb jetën nga Covid edhe vëllai

Një tragjedi brenda familjes në Përrenjas ka ndodhur për shkak të koronavirusit pasi motër e vëlla, kanë humbur betejën me sëmundjen brenda pak orësh.

Fillimisht u raportua për humbjen e mësueses së muzikës, Irena Bajlozi, por pak orë më vonë, virus i mori jetën edhe vëllait të saj Agron Bajlozi. Të dy ishin infektuar prej 2 javësh dhe përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për humbjen e tyre ka reaguar zyrtarisht edhe Bashkia e Prrenjasit me anë të një shkrimi në Facebook që ia dedikon artistes Irena, të cilën e cilëson si ikon të artit dhe muzikës që punoi plot pasion, përkushtim e profesionalizëm.

LEXO EDHE:  “Shifrat i prodhojnë si duan ata”/ Mark Marku shpërthen në akuza ndaj qeverisë

LEXO EDHE:  Këto produkte nuk rrezikojnë skandencën

“Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi. Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.
Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në e qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm çdo aktivitet artistik, kulturor mban emrin e saj.
Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, të afërm, nxënës në secilin prej nesh. U prefsh në paqe mësuese Irena Bajlozi, ngushëllime familjarëve!”, shkruan Bashkia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dje u riatdhesuan nga Siria/ Katër fëmijët dhe Floresha Rasha nisin procesin e rehabilitimit

Publikuar

-

Nga

U riatdhesuan nga Siria një ditë më pare/ Katër fëmijët dhe Floresha Rasha nisin procesin e rehabilitimit

Katër fëmijët e riatdhesuar dje nga kampi Al-Hol bashkë me Floresha Rashën kanë nisur sot procesin e rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri.

Mësohet se është ngritur një grup pune i përbërë nga disa institucione, të cilët kanë hartuar planin e punës për mënyrën se si do të vijojë trajtimi i 5 shqiptarëve të riatdhesuar.

Aktualisht secilit prej të riatdhesuarve i është vendosur në dispozicion nga një mjek, infermier, psikolog, si dhe një ekspert arsimi. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, por më problematike kanë anën psikologjike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E trishtë/ Mësuesja në Prrenjas humb jetën nga Covid

Publikuar

-

Nga

E trishtë/ mësuesja në Prrenjas humb jetën nga Covid

Një mësuese në Prrenjas k ahumbur jetën pasi ishte infektuar me Covi.

Mësohet se mësuesja Irena Bajlozi nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin. Kujtojmë se situata e pandemisë në vend vijon të jetë në nivele alarmante. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 284 raste të reja dhe 7 humbje jete./CNA.al

LEXO TE PLOTE