LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do e pranojë ftesën e Murrizit?/ Topalli shuan aludimet

14 Shtator 2020, 17:59, Politikë CNA
A do e pranojë ftesën e Murrizit?/ Topalli shuan aludimet

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shuar çdo aludim lidhur me të ardhmen e saj politike dhe zërat se do të bëhet pjesë e partisë së Myslim Murrizit.

Topalli tha se ajo nuk do ta pranojë ftesën e Murrizit dhe se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie politike.

?Nuk kam asnjë dëshirë që as të lëviz nëpër parti, as të ndryshoj parti, se unë e kuptoj pse krijohen këto parti. Pse ka iniciativa kaq të shumta për të krijuar diçka të re. Sepse po jetojmë në një moment të degradimit të dy forcave kryesore politike, pas tre dekadave gati, gati duket si mbyllje e ciklit të kësaj historie politike, dhe nga ana tjetër të një delegjitimimi të këtyre forcave politike?, u shpreh ajo në emisionin ?Hard Talk?.

Teksa u pyet se përse nuk bëhet bashkë me Ritvan Boden, Astrit Patozin dhe Arben Imami, Topalli nuk preferoi të përgjigjet, por deklaroi se kritikët e vërtetë të Bashës janë qytetarët dhe jo personazhet politike.

Më tej, ajo theksoi se nuk ka asnjë ambiencie për tu bërë pjesë e partisë politike apo për të marë poste.

?Unë nuk kam asnjë ambicie. Do doja shumë që dikush të kishte kurajon dhe të krijonte një lëvizje për ndryshim dhe për të sjellë një frymë. Mua nuk më pëlqen më që të them të ketë përmbysje etj, etj. Jo, jo. Njerëzit kanë nevojë për një drejtësi speciale dhe njerëzit kanë nevojë për pak shpresë?, nënvizoi ish-kryetarja e Kuvendit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga