Connect with Us

5 fake news nga Ilir Meta tek Lulzim Basha në 14 ditë

Politikë

5 fake news nga Ilir Meta tek Lulzim Basha në 14 ditë

Publikuar

-

Pse na duhet Ilir Meta kryeministër/ Mesazhi i koduar për Bashën dhe detaji i fshehur nga Presidenti

Në dy javët e fundit mediat kanë prodhuar një numër të madh fakeneës-esh apo lajmesh të pavërteta. Janë pesë apo më shumë fakenews të prodhuara ditët e fundit. Në të paktën dy javë, në mediat pranë koalicionit opozitar-qeveritar, pra midis koalicionit PD-LSI, fakeneësi është prodhuar nga zyrat e propagandës pranë Ilir Metës duke gjetur edhe mbështetjen e Lulzim Bashës, e më pas është raportuar në kanalet pranë opozitës.

Pak kohë më parë qarkulloi një lajm se kishte një pazar të ri lidhur me ndarjen territoriale pas një deklaratë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Parlament për ratifikim e marrëveshjes me Egjiptin dhe Italinë. U ngritën një sërë akuzash se Shqipëria po negocionte për faljen e detit. Në fakt ky ishte një fakenews i nxitur nga mediat pranë presidentit dhe kryeministri reagoi duke zbuluar telefonatën me homologun grek. Ai deklaroi se në fakt nuk kishte pasur një telefonatë për këtë çështje dhe në fund tha se Shqipëria i kishte bllokuar bisedimet me Greqinë shumë shumë kohë më parë, atë të Berishës për të shkuar në gjykatë ndërkombëtare. Pati fake news për të futur spicat e tyre në opinion publik kundër qeverisë që ata bëhen pjesë e lojës.

Fakenewsi i dytë ishte lajmi i shpërndarë nga vetë zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi në disa media të presidentit siç është Faxnews, Faxweb apo Ora News dhe më pas marrë nga mediat tjera, për dorëheqjen e Ilir Metës një ditë pas zgjedhjeve dhe provokimi që ai i bënte Lulzim Bashës duke thënë se Meta do të bëhej kryeministër dhe ministër i Brendshëm. Një lajm ky sërish i përgënjeshtruar nga Presidenca, thotë se më qesharaku nga të gjithë ishte Petrit Vasili, ai që i lan këmbët dhe i pi ujin Ilir Metës.

E treta është një lajm tjetër i pavërtetë i shpërndarë në media për AMA-n dhe për AKEP.

Një ndjeshmëri e madhe publike u ngjall pas reagimit në turmë të shoqatave dhe organizatave që kryesisht kanë një miqësi të hapur me presidentin Ilir Meta, të cilat thanë se AMA dhe AKEP do shkriheshin në një. Në fakt burime zyrtare nga Kuvendi i thanë CNA.al se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se është punuar që AMA të ketë institucionet dhe AKEP të mos ketë asnjë punë me këtë çështje. AMA do dalë si një strukturë e pavarur në zbatim të rekomandimeve. Ky ishte fake news i tretë, më tej shkojmë te i katërti lidhur me një debat për kazinotë që po licensohen dhe rikthimin e kumarit në Shqipëri.

Kazinotë në fakt nuk kanë ekzistuar në Shqipëri, e vetmja kazino mbetet te Tajvani, të tjerat kanë qenë lojëra fati apo salla bastesh. Aktualisht ligji në fuqi i jep mundësi hoteleve me 5 yje të kenë kazino dhe ligji e parashikon këtë vetëm për në qendër të Tiranës ashtu siç është Tajvani. Kjo nuk është e vetmja sepse së fundmi është licensuar edhe te Hotel Plaza një kazino tjetër. Në këto kazino nuk mund të hyjë çdo njeri.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi/Rama-Basha largohen në heshtje

Fakenewsi tjetër është në fakt një formular i shpërndarë nga zyrat e LSI, një formular i shkruar në kompjuter, i cili nuk po gjen dot autorin, por gjithçka është prodhim i bërë nga Monika Kryemadhi, i marrë dhe i shpërndarë nga zyrat e Presidentit.

Këto janë 5 fake news të cilat nxirren nga zyrat e presidentit dhe më pas përdoren nga mediat.

Mesa duket Ilir Meta e ka të qartë rolin e tij, tashmë presidenti i Republikës po bën detyrën e shpërndarësit të lajmeve të rreme si njeriu që udhëhoqi fushatën e opozitës me profilin kundër qeverisë, duke dëmtuar edhe Lulzim Bashën, i cili ka luajtur një rol dytësor. Këta janë lajme të prodhuara dhe të shpërndara nga zyrat e Tedi Blushit dhe nga zyrat e propagandës së Tedi Blushit, për të nxitur reagimin e Presidentit, reagimin e një njeriu të ndershëm dhe të drejtë, dhe më pas del Presidenti me shpatën e njeriut të ndershëm që kërkon drejtësi, që mbron ligjin dhe shtetin. Ndërkohë që reagoi për provokimet territoriale, reagoi edhe për dorëheqjen, reagoi dhe për ligjin e AMA-S. Në fakt, të gjitha reagimet e tij përputhen dhe tregojnë që fake newsi është prodhuar në magazinën e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zhupa i përgjigjet Veliajt/ Do mbahesh mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave

Publikuar

-

Nga

Ina Zhupa kujton premtimin e shkelur të Veliajt/ Vetëm në qendër të Tiranës po ndërtohen 14 kulla

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës të Tiranës Erion Veliaj, teksa dha lajmin se ka filluar ndërtimi i shkollës “Sami FRashëri”.

Zhupa deklaron se Veliaj do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave.

Ajo thotë se Veliaj lodhert kot duke ngritur akuza ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ndërsa pretendon se nga qeverisja e Veliajt do mbahen mend vetëm kullat.

Veliaj që do mbahet mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave ka vazhduar dhe sot me lumin e mashtrimeve.

Me kot lodhet vemja bashkisë, faktet janë aty, qytetarët, prindërit dhe nxenesit e Tiranës e bëjnë dallimin fare qartë mes Lulzim Bashës dhe kryemashtruesit qe nuk mbajti asnjë premtim dhe sot për interesa të tij personale e ka kthyer ne ferr jeten e qytetarëve të Tiranës.

Faktet flasin vetë:

Investimet nga buxheti i Bashkisë Tiranë vetem për 2012 – 2014

Ndërtimi i 1 shkolle të mesme;

Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme;

Ndërtimi dy shkollva 9 – vjeçare.

Rikonstruksion dhe shtesë 5 shkolla 9 vjeçare;

Ndërtimi i 4 kopshteve;

Rikonstruksion dhe shtesë 8 kopshte;

Rikonstruksioni i 7 çerdheve;

Sistemim sheshi dhe terrene sportive 3 shkolla 9-vjeçare.

Vetem ne vitin 2005 u shtuan 44 impiante ngrohëse.

Kaldajat me naftë u zëvëndësuan me kaldaja me pelet duke i kursyer buxhetit të Bashkisë rreth 880 mijë euro.

Nëse nuk do të ishte bllokuar buxheti i Bashkise (2014) me urdher te Edi Rames dhe Erjon Veliajt ne fund te 2015 do të kishim sistem ngrohje 100% për kopshtet dhe çerdhet dhe 95% për shkollat. Cili është bilanci i vemjes së bashkise sot? Vetëm kulla, kulla dhe kulla. Ndërkohë që bëhet gati të ndërtojë edhe më shumë kulla!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkëqeverisje me PS?/ Bylykbashi: Jemi gati për kompromis me Ramën

Publikuar

-

Nga

Bashkëqeverisjes me PS?/ Bylykbashi: Jemi gati për kompromis me Ramën

Oerd Bylykbashi thotë se opozita do të bëjë strategji dhe taktikë elektorale për të marrë sa më shumë vota në zgjedhje dhe t’i përkthejë ato në mandate, por thekson se, nuk do të jetë sistemi zgjedhor që do të bëjë diferencën më 25 prill.

Do të jenë vendime që i merr opozita e bashkuar për të gjetur mënyrën për të marrë sa më shumë vota dhe këto të kthen në mandate”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Për praninë e partive të reja në kampin opozitar dhe rrezikun për fragmentarizmin e votave, z. Bylykbashi tha se, Shqipëria ka një ligj liberal për partitë politike që ka nevojë për përmirësim, por që në thelb është një vlerë për demokracinë.

Ajo që ne luftojmë është objektivi i madh që kemi të largojmë Edi Ramën nga pushteti”, tha ai duke shmangur kështu sulmet ndaj ish-funksionarëve të PD-së që tashmë kanë formuar partitë të reja politike.

Për çështjen e përzgjedhjes së kandidatëve, Bylykbashi pranoi që mund të jenë bërë dhe gabime por ka ende kohë tha ai për të “ndrequr” këtë me vendimin përfundimtar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

LEXO EDHE:  Goditja e grupeve kriminale/ Reagon Sali Berisha

LEXO EDHE:  Goditja e grupeve kriminale/ Reagon Sali Berisha

Bylykbashi duke bërë një parashikim për atë që do të ndodhë pas 25 prillit, theksoi se vendi ka nevojë t’i rikthehet normalitetit, duke u shprehur i gatshëm për të bërë kompromis me Ramën.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit përveç reformave dhe goditjes së korrupsionit, Shqipëria duhet të hyjë në një holli normaliteti. Asgjë që është e turbullt nuk ndihmon në integrimin e vendit. Do të jemi qeveria që do t’i qëndrojmë ligjeve dhe Kushtetutës. Do të bëjmë kompromis politik por qeverisje me Edi Ramën jo”, përfundoi ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmet ndaj Topallit/ Reagon ashpër Kulluri: Lulzim, me 26 prill do jesh zv.kryeministër i Ramës!

Publikuar

-

Nga

Sulmet ndaj Topallit/ Reagon ashpër Kulluri: Lulzim, me 26 prill do jesh zv.kryeministër i Ramës!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar pas deklaratave të analistit Fatos Lubonja i cili sot në një dalje televizive u shpreh se “kush krijon parti para zgjedhjeve, ose është delirant, ose është i blerë nga Rama”, duke ju referuar Jozefina Topallit.

Me tone kritike, Kulluri shkruan se “marksistët” nuk e pranojnë dot lirinë e mendimit dhe veprimit. O duhet të mendosh si këta, ose të shpallin armik.

Lulzim, me këta me 26 prill do jetë ose thjesht deputet, ose zv.kryeministër i Ramës, vijon Kulluri më tej.

“Marksizmi mbeshtetet tek urrejtja klasore, solidariteti i klases punetore, lufta e klasave, ndarja e shoqerise ne dikotomine “pushtet-armiq”! Pra o do mendosh si keta ose duhesh shpallur armik!

Rruge te mesme nuk ka! Lirine e mendimit dhe veprimit nuk e pranojne dot marksistet! Dhe kur e djathta sillet si marksiste dhe mbeshtetet tek marksistet, eshte e destinuar te deshtoje!

Vazhdo Lulezim me keta se 26 prill do jesh nje deputet i thjeshte i mazhorances ose zv/kryeminister i Rames!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE