Connect with Us

Zyrtare/ Futbollisti 21-vjeçar shpall “divorcin” me Tiranën, ja ku do të transferohet

Sport

Zyrtare/ Futbollisti 21-vjeçar shpall “divorcin” me Tiranën, ja ku do të transferohet

Publikuar

-

Pano Qirko nuk është më portier i Tiranës. “Gardiani” largohet pas një viti nga kampionët e Shqipërisë, duke falenderuar presidentin Halili dhe klubin për bashkëpunimin. Lojtari 21 vjeçar nuk ka marrë shumë minuta në portë, pasi bardheblutë kanë besuar te Lika.

Afrimi i Visar Bekaj ka sjellë largimin e Qirkos, që ka gjetur akordin me Bylis për vijimin e karrierës. Newsport.al mëson se portieri do t’i bashkohet shumë shpejt ballshiotëve, duke kërkuar më shumë minuta në Superligë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Frikë nga Koronavirusi, Volfsburg merr vendimin e papritur për sfidën ndaj Kukësit

Publikuar

-

Nga

Klubi i Volfsburgut ka vendosur të organizoje ndryshe konferencën për shtyp në prag të sfidës të ditës së enjte me Kukësin për raundin e dytë të Ligës së Europës. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, klubi gjerman bën me dije se konferenca e radhës do të organizohet në Zyrën e Shtypit në Gjermani dhe jo në Shqipëri.

Situata e vështirë e shkaktuar prej koronavirusit në vendin tonë i ka stepur drejtuesit e Volfsburgut për t’u nisur menjëherë drejt Shqipërisë. Zyra e shtypit të klubit njofton se pyetjet duhet të dërgohen në anglisht.



Kujtojmë që Volsburgu ofroi për Kukësin 400 mijë euro në mënyrë që ndeshja me ta të luhej në stadiumin e gjermanëve, por ky propozim u hodh poshtë nga UEFA.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Nuk kanë fund telashet për talentin anglez, filmohet duke pirë substanca narkotike

Publikuar

-

Nga

Nuk kanë fund telashet për Mejson Grinoud. Sulmuesi i Mançester Junajtid, pasi u përjashtua nga kombëtarja e Anglisë së bashku me Foden pasi kishin futur pa leje dy vajza në dhomën e hotelit tani duhet të përballet me një tjetër skandal.



Grinoud është filmuar duke pirë një substancë narkotike. Talenti anglez ka qenë në shoqërine e një vazje, kur është filmuar nga kjo e fundit duke pirë një lloj substance të quajtur “hippy crack” nga një tullumbace.

LEXO TE PLOTE

Sport

Luftëtari në telashe, humbet një tjetër gjyq në FIFA

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u raportua se Luftëtari ka humbur gjyqin ndaj dy lojtarëve (Dunga, Janiçiç), të cilëve u kishte 123 mijë euro borxhe. Sot një tjetër borxh zbardhet, teksa Balsa Raviç ka fituar të drejtën në FIFA. Luftëtari duhet t’i paguajë lojtarit 5 mijë euro nga pagat e padhëna dhe 14 mijë euro për prishjen e njëanshme të kontratës.

Kështu, borxhi shkon në 142 mijë euro, teksa ende mungojnë informacionet nëse Luftëtari i ka paguar këto borxhe apo jo. Në rast se nuk e kanë bërë, ata do e kenë të pamundur të afrojnë lojtarë në tre merkato. Mbetet për tu parë se cilat do të jenë zhvillimet, por vështirësitë e gjirokastritëve janë shumë të mëdha.



Të tjerë lojtarë mund të denoncojnë në FIFA dhe borxhi mund të thellohet më shumë. Mbetet për tu parë nëse do e kenë forcën të kthehen në Superiore, por ky mision bëhet çdo ditë e më i paarritshëm, pas gjithë këtyre telasheve.

LEXO TE PLOTE