LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

13 Shtator 2020, 20:59, Kronika CNA
Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas asaj që raporton ABC news, mësohet se Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip ?Benz? që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.

Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga