Connect with Us

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Politikë

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Publikuar

-

Video-Situata e rëndë në Dibër/ Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku denoncon realitetin e vështirë, me të cilin përballen fëmijët në rrethin e Dibrës dhe të Matit.

Çupi shprehet se fëmijët në këto zona detyrohen të shesin misra në rrugë, me qëllim që të blejnë librat e shkollës.

“Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës.

Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.

Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës.

Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.”/CNA.al

Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës. Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën. Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën. Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës. Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.

Gepostet von Dhurata Çupi Tyli am Sonntag, 13. September 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Tetë eurodeputetë letër Ramës: Tërhiquni nga votimi në Parlament

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Tetë eurodeputetë letër Ramës: Tërhiquni nga votimi në Parlament

Tetë eurodeputetë të Partive Europiane Popullore i janë drejtuar sot me një letër kryeministrit Rama lidhur me Ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor që pritet të kalojën nesër në Kuvend.

Ata bëjnë apel që të pritet Opinioni i Komisionit të Venecias, të tërhiqet nga Ndryshimet e njëanshme dhe të dëgjohet këshilla e Komisioneri Evropian për Zgjerimin, sepse kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Letra e plotë:

Bruksel, 28 Tetor 2020

I dashur Kryeministër Rama,

Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.

Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021.

Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

LEXO EDHE:  Përdhunimi i të miturës/ Zbulohet plani i drejtoreshës për të fshehur ngjarjen

LEXO EDHE:  Denoncim-Terrorizohen nxënësit në Elbasan/ Policia fsheh skandalin

Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni.

Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.

Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.

Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Sinqerisht,

Michael Gahler, Gjermani

Sandra Kalniete, Letoni

Andrey Kovatchev, Bullgari

David McAllister, Gjermani

Zeljana Zovko, Kroaci

David Lega, Suedi

Vladimir Bilcik, Sllovaki

Lukas Mandl, Austri

LEXO TE PLOTE

Politikë

Eurodeputeti gjerman kundër Ramës/ Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor thellojnë më tej “klimën e mosbesimit”

Publikuar

-

Nga

Eurodeputeti gjerman kundër Ramës/ Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor thellojnë më tej “klimën e mosbesimit”

Eurodeputeti i Gjermanisë në Parlamentin Europian, David McAllister, ka shprehur “shqetësim të thellë” mbi vendimin për të votuar në Kuvend ditën e nesërme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pavarësisht thirrjeve nga faktorët kombëtar e ndërkombëtar për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Sipas McAllister, ndryshimet e njëanshme mund të thellojnë më tej “klimën e mosbesimit” dhe “polarizimin” në rrugën drejt zgjedhjeve parlamentare  në Shqipëri që pritet të mbahen më 25 prill 2021.  Gjithashtu, eurodeputeti gjerman theksoi se votimi në parlament i këtyre ndryshimeve do të ishte po ashtu “jo produktiv” në përpjekjet e bëra deri më tani për të pasur Konferencën e parë Ndërqeveritare në fund të vitit.

Më 23 tetor, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ndryshimet e Kodit Zgjedhor nga shumica socialiste, ndërkohë që i ka kërkuar opinion ligjor Komisionit të Venecias duke argumentuar se ndryshimet janë bërë  “në mënyrë të njëanshme”, “krijon pozita të pabarabarta dhe diskriminuese”, “cenon parimet themelore të demokracisë” dhe “dëmton rëndë klimën e bashkëpunimit mes forcave politike”.

LEXO EDHE:  Abuzimi i nxënëses/ Ish zv.ministrja e Arsimit: Shkolla duhet të shkrihet

LEXO EDHE:  Prindërit nënshkruan peticion për mbylljen e shkollës/ Shahini: Do qëndojë e hapur, e vlerësuan inxhinierët

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama është shprehur se shumica socialiste do t’i rivotojë “pa humbur asnjë ditë” ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë! Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër parlamentit dhe qeverisë, s’merr dot peng nga askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng! Opinioni i Venecias mirë se të vijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave,” – tha kryeministri ditën e hënë.

Ditën e djeshme Komisioni i Venecias ka pranuar ftesën e Presidentit Meta dhe ka konfirmuar se do të shprehet mbi Kodin Zgjedhor, por ka refuzuar që kjo të bëhet me procedurë të përshpejtuar, sipas kërkesës së kreut të shtetit./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryengritja e Fierit: Luan, Luan ti je gjallë

Publikuar

-

Nga

Kryengritja Fierit: Luan, Luan ti je gjallë

Dega e Partisë Demokratike në Fier ka nisur një kryengritje ndaj vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, i cili la jashtë listave të kandidatëve kreun e kësaj dege Luan Baçin.

Dega e PD-së së Fierit i ka dërguar një letër kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, ku i përmend se puna e Baçit solli që në zgjedhjet e vitit 2017, Dega e Fierit të ishte një nga më të mirat në rang kombëtar.

Demokratët e Fierit shpehin pakënaqësinë nga Komisoni i Vlerësimit, teksa theksojnë se janë gjendur të shokuar dhe pa fjalë në lidhje me këtë opinion.

Ata theksojnë se nëse Luan Baçi nuk konfirmohet nga Komisioni i  Vlerësimit, do të mbeten të zhgënjyer dhe në dilemë të vazhdimësisë së tyre.

PD e Fierit kërkon një takim me Bashën dhe gjithashtu kërkon që Baçi të mbetet kryetar i kësaj dege.

Letra e plotë:

I nderuar z kryetar ,sot më datë 25.10.2020 Kryesia e Degës së Partisë Demokratike Fier, u mblodh në një mbledhje te kërkuar nga nënkryetarët  dhe sekretataret funksional te kësaj Dege. Kjo mbledhje u kërkua pasi një numër i madh i anëtarëve, sekretarëve dhe kryetarëve të seksioneve, nëpërmjet takimeve direkt dhe telefonatave kërkonin sqarime dhe ishin te shqetesuar në lidhje me situatën e krijuar.

Problematika ka lindur që në kohën kur erdhi Lista e Kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit , për t’u votuar në anëtarësi. Anëtarësia pati kontestime te shumta në lidhje me disa emra të cilët nuk ishin pjesë aktive e strukturave të PD-s në këto vite, madje kane qene nga ata qe ironizonin strukturat kur organizonin protestat dhe shanin çdo dite drejtimin e PD ne  opozite.

Por kur nëpërmjet medias mësuan faktin se Kryetari i Degës ishte lënë në pritje, ata kanë kërkuar me insistim sqarim nga nënkryetarët e Degës dhe sekretaret funksional, të cilët mblodhën Kryesinë e Degës për të rrahur mendimet për vazhdimësinë e punës.

Dega e Fierit që nga viti 2013 u ristrukturua, si në përbërje dhe formë. Ka qenë Dega e parë e cila organizoi partinë në qelizë , duke rritur përfaqësimin e anëtarësisë në struktura drejtuese dhe menaxhuese. Nga Grupseksione të cilat mbulonin një numër të madh seksionesh , ne kaluam në Grupseksione më të vogla në bazë lagjesh, të cilat krijonin një lidhje më të mirë midis anëtarësisë dhe qytetarëve. Kjo siguroi pjesmarrje me te madhe dhe krijoi hapsira per gjitheperfshirje duke hyre ne drejtim kushdo qe kishte deshire per te kontribuar.  Ky organizim bëri që në zgjedhjet e vitit 2015 në drejtimin e Kryetarit të Degës Fier, të arrihej një rezultat shumë më pozitiv sesa nga zgjedhjet e mëparshme.

Puna e vazhdueshme e Kryetarit të Degës dhe strukturave të PD-s solli që në zgjedhjet e vitit 2017 , Dega e Fierit të ishte një nga më të mirat në rang kombëtar, pasi shumë degë të tjera patën ulje në rezultatet e tyre, Fieri pati një ngritje cilësore.

Jo vetëm fushatat por të gjitha aksionet politike që janë zhvilluar si në rang lokal apo edhe atë kombëtar Dega e Fierit ka qenë kompakte dhe e konsoliduar ka qene aktive dhe me numer te madh pjesmarresish, duke perballuar dhe nga ana financiare çdo gje vet ne si dege, kjo fal përpjekjeve dhe punës së Kryetarit të    deges dhe mbeshtetjes qe ai ka pasur nga ju.z kryetare. Gje qe kryetari i deges na i konfirmonte ne çdo takim qe ne benim duke na sjelle falenderime nga ana juaj

Në këtë takim të Kryesisë u diskutua rreth situatës që është përballur Dega e Fierit. Nëpërmjet medias jemi bërë me dije në lidhje me opinionin e Komisionit të Verifikimit të Figurave të cilat kanë dhene opinion per lenie në pritje Kryetarin e Degës tonë z.Luan Baçi.

Në respekt të punës së këtij Komisioni, pa paragjykuar opinionet e tyre, pavaresisht se per hire te se vertetes as na njohin dhe as I njohim, ne si Kryesi e Degës PD-së Fier, jemi gjendur të shokuar dhe pa fjalë në lidhje me këtë opinion Jemi të paqartë sesi ka ndodhur kjo  dhe cilat kanë qenë kriteret për të cilat komisioni ka dal me këtë opinion.

Gjatë gjithë këtyre viteve opozitë nga viti 2013 deri më sot Dega e PD-së Fier ka qenë një nga Degët më aktive, kjo e konfirmuar edhe nga ana Juaj Z.kryetar Në të gjithë angazhimin tonë politik të këtyre viteve, frymëzuese ka qenë puna e palodhur e Kryetarit tonë z.Luan Baçi.

LEXO EDHE:  Deputetja e PD-së: Kemi 4 vite që denoncojmë lidhjet e Tahirit me krimin

LEXO EDHE:  Ndodh çudia/ Rilindja të dënon me burg edhe për seks

Në takimet që kemi zhvilluar së bashku me Ju nuk mund të harrojmë një thënien Tuaj qe atehere na mbushi me shume besim dhe na gezoi pa mase: “Kontratën ju e keni me kryetarin tuaj Luanin, kurse Luani kontratën e ka me mua”, kjo thënie ishte në kontekstin e vazhdimësisë së punës tonë edhe pas fitores së madhe të Partisë tonë.

Në këto kushte kur bëhemi me dije se kryetari ynë z.Luan Baçi nuk konfirmohet nga Komisioni i  Vlerësimit, ne mbetemi të zhgënjyer dhe në dilem të vazhdimësisë tonë.

Në procesin e nxjerrjes së kandidaturave, në çdo seksion dhe grupseksion figura e z.Luan Baçi është përmendur si  figura më e  spikatur dhe e pa konkurueshme, ku çdo anëtarë i Degës tonë e gjente veten të përfaqësuar në këtë kandidaturë.

Po kështu dhe gjatë procesit model të votimit që është bërë në Degën tonë , z.Luan Baçi ka marrë numrin më të vogël të kontestimeve,e pa perfillshme ne raport me pjesmarrjen, por duke pasur parasysh edhe faktin qe qenja ne drejtim prej shume vitesh krijon edhe problematika,  fakt që tregon se figura e këtij kandidati është me e perkrahura në anëtarësinë e Degës së Fierit.

Kryetari i deges tone eshte zgjedhur dy here me vote plebishitare dhe kjo tregon mbeshtetjen qe ne I kemi dhene dhe besimin qe kemi te ai

Kryesia e Degës e ndodhur përpara gjithë këtyre pikëpyetjeve në lidhje me këtë qëndrim të Komisionit, opinioni i të cilit ka cënuar jo vetëm integritetin e figurës së Kryetarit të Degës por ka cënuar dhe punën, angazhimin tonë të të gjithë këtyre viteve opozitë, mendojmë se një takim me Ju do të ishte një hap i rëndësishëm për të forcuar rradhët e PD-së Dega Fier.

Ju lutemi na mundesoni nje  takim me Kryesinë e Degës ose nje perfaqesi e vogel e jona ,ose sit a mendoni ju z kryetare për te na qartesuar situaten dhe te na mbushni me me shume besim per betejat qe na presin

Ne do tju luteshim duke marre parasysh faktin qe jemi pothuaj ne prage fushate dhe gjerat jane shume te brishta qe kryetari i deges te vazhdoj te drejtoj degen siç e kemi drejtuar suksesshme gjate shume viteve, deri ne daljen e listes perfundimtare te kandidateve te Qarkut Fier ku ne ta kemi si perfaqsues tonin.ne vendin qe meritojme kjo sipas edhe asaj qe ju na keni vleresuar.

Kjo do te na gezoje  dhe do te na mbush me besim Z Kryetar dhe ju garantojme se dega jone eshte shume kompakte, me 49 kryetar grup seksionesh, me 49 sekretar grup seksiones me nje bord keshillimor model, me antaresi aktive dhe drejtues seksionesh te sakt me mbeshtetjen tuaj do te arrijme rezultat qe as nuk eshte menduar ndonjeher ne Fier

Kryetari i deges z Baçi per hire te se vertetes na beri me dije dhe na qartesoi se keni thirrur ne takim dhe situata eshte e sqaruar, komisioni ka vepruar jashte kompetencave eshte opinion pa argumenta dhe se kjo çeshtje do te trajtohet ne kryesine e PDSH dhe nga ju Z Kryetar dhe do te marre zgjidhje perfundimtare ne te mire te punes per fitoren e PD

Z Kryetar ne ju kerkojme ndjese per shqetesimin nuk eshte çeshtje emrash, por çeshtje pune, dhe ceshtje besimi ,jemi te shqetesuar per punen e shume viteve sebashku nen drejtimin tuaj dhe rezultatit i pritshem i shkelqyer, por  qe kemi shume merak se si do te jete ky rezultat,   ne qofte se nuk  merret  konsiderat mendimi i antaresis ashtu si beri komisioni i vleresimit.

Me shume besim dhe respekt per ju.

Bashkangjitur janë dhe firmat e  anëtarëve të Kryesisë së Degës Fier.si dhe te sekretareve te grup seksioneve dhe anetare te Bordit keshillimor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE